BOTA

"Nuk do të kufizohet vetëm në libra", REL: Pesë shkolla në Prishtinë përqafojnë mësimin gjithëditor

M.B. Përditësimi i fundit 1 Shtator 2024, 16:20

"Nuk do të kufizohet vetëm në libra", REL: Pesë

PRISHTINA- Mësimi nuk do të kufizohet vetëm në libra dhe në teori. Do të ketë aktivitete praktike, lojëra edukative, rekreacion e kulturë. Këto ndryshime do të zbatohen në vitin e ri shkollor 2024/2025 në ciklin e ulët në pesë shkolla fillore publike në Prishtinë. Me vendim të komunës së kryeqytetit, mësimi gjithëditor do të zhvillohet për herë të parë për nxënësit e klasave nga e para deri në të pestën.

Shkollat ku do të nisë ky projekt, janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Shkolla e Gjelbër”, “Nazim Gafurri” dhe “Qamil Batalli”. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku, tregon për Radion Evropa e Lirë se si do të duket një ditë mësimi:

“Në këto shkolla, mësimi do të nisë në orën 7:45 të mëngjesit. Fillimisht, për gjysmë ore, fëmijët do të ushqehen me shujtën e mëngjesit të përgatitur në shtëpi. Më pas, deri në orën 12:00, do të mbahet mësimi bazik. Pas orës 12:00 deri në 15:45, fëmijët do t’i përfundojnë detyrat e shtëpisë, do të kenë aktivitete sportive dhe kulturore, si dhe vizita jashtë shkollës”.

Lushaku thotë se një shujtë të ngrohtë në drekë, fëmijëve do t’ua sigurojë shkolla. Ajo do të përgatitet nga Kuzhina Qendrore e Prishtinës dhe do të financohet nga komuna. Këto ndryshime do të nisin, sipas saj, nga 30 shtatori. Nga 2 shtatori, kur sivjet nis viti i ri shkollor, deri në atë datë, mësimi do të zhvillohet sikurse deri më tash - me nga tri-katër orë në ditë.

Kjo, për faktin se për realizimin e mësimit gjithëditor, nxënësit e klasave nga e gjashta deri në të nëntën, në shkollat ku ai do të zhvillohet, do të duhet të barten në objekte të tjera shkollore. Kjo zgjidhje është bërë pasi pesë shkollave u ka munguar infrastruktura e nevojshme për qëndrim ditor, thotë Lushaku. Sipas saj, deri në fund të muajit shtator, ato do të pajisen me kuzhina të reja, karrige, tavolina, tabela digjitale, dollapë për libra e të tjera.

“Fillimisht, jemi koncentruar në realizimin e renovimit të tërësishëm të objekteve, se disa janë më të vjetra. Kemi porositur inventarin e ri, i cili do të arrijë në muajin shtator”, thotë Lushaku.

Pritjet janë që, varësisht rezultateve që do t’i japë ky projekt, ai të vazhdojë edhe në shkolla të tjera, viteve të ardhshme. Më 27 gusht, ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi Shkollën Fillore “Faik Konica”, ku pa se objekti ishte duke u pastruar, ndërsa disa klasa - kryesisht ato në të cilat kanë mësuar nxënësit nga e gjashta deri në të nëntën - ishin të zbrazura, në pritje të inventarit të ri të përshtatshëm për fëmijë. Drejtoresha e kësaj shkolle, Jehona Oruqi, shprehet e entuziazmuar për projektin e ri.

"Do të kemi hapësirën e filmit, bibliotekën, pastaj në klasat aktuale do të bëhen kënde atraktive me ulëse, që fëmijët të çlodhen kohë pas kohe. Pra, është menduar çdo element, çdo minutë e qëndrimit të fëmijëve në shkollë, që të jetë sa më atraktive për ta”, thotë Oruqi.

Shkolla që drejton ajo, i ka gjithsej 1.470 nxënës - prej tyre mbi 760 i takojnë ciklit të ulët.

Lamtumirë çanta të rënda

Prindërit kanë pritshmëri të larta nga mësimi gjithëditor, thotë kryetari i Këshillit të Prindërve të Komunës së Prishtinës, Fisnik Durguti. Ai thotë se të gjitha vendimet dhe investimet e komunës nëpër shkolla janë ndërmarrë në koordinim me prindërit. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Durguti tregon se në mesin e kërkesave kryesore që kanë paraqitur prindërit para zyrtarëve komunalë, ka qenë sigurimi i dollapëve për libra.

Radio Evropa e Lirë pyeti në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) se a ka infrastrukturë që mësimi gjithëditor të nisë të zbatohet edhe në komunat e tjera, por nuk mori përgjigje. Rinor Qehaja, udhëheqës i Institutit arsimor “Edguard” në Kosovë, shpreh po ashtu bindjen se nëse projekti zbatohet në mënyrën e paraparë, do të sjellë përfitime.

“Ai garanton më shumë siguri dhe më shumë kohë produktive për nxënësit. Por, mësimi gjithëditor nuk guxon të përfundojë në një proces që e imponon prezencën fizike të nxënësve në shkollë, pa aktivitete dhe mësimdhënie që nxisin përfshirjen”, thotë Qehaja.

Cilësia e arsimit në sistemin parauniversitar të Kosovës është kritikuar shpesh nga institucionet ndërkombëtare. Në tri teste të PISA-s - program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë - që janë zhvilluar më 2015, 2018 dhe 2022, Kosova ka dalë gati në fund të listës botërore.

Vazhdon subvencionimi për librat

Viti i ri shkollor 2024/2025 pritet të nisë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës më 2 shtator. Tekstet dhe materialet e tjera shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën financohen nga Qeveria e Kosovës. Sikurse vitin e kaluar, paratë janë transferuar në llogaritë bankare të prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat për fëmijë.

“Deri më tani kanë aplikuar gjithsej 194.180 prindër ose kujdestarë ligjorë, ndërsa janë subvencionuar gjithsej 171.200 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve vazhdon”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë së tij, të mbajtur më 28 gusht.

Për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, prindërit ose kujdestarët ligjorë subvencionohen me nga 80 euro, ndërsa për nxënësit nga e gjashta deri në të nëntën subvencionohen me nga 110 euro./ REL

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë