BOTA

"Nuk mendoj shumë për Putin!" Takimi Biden-Starmer në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri britanik: Ukraina ka të drejtën për vetëmbrojtje, jemi të bashkuar

M.B. Përditësimi i fundit 14 Shtator 2024, 07:58

"Nuk mendoj shumë për Putin!" Takimi Biden-Starmer në

SHBA- Presidenti Joe Biden shpërfilli një kërcënim nga udhëheqësi rus Vladimir Putin për luftë me Perëndimin nëse aleatët e Ukrainës lejojnë që ajo të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi në thellësi të Rusisë. Është një kërkesë që Kievi po e bën me këmbëngulje, por megjithëse kjo çështje pritej të ishte një nga temat kryesore të një takimi të premten midis Biden dhe kryeministrit të Britanisë Keith Starmer në Uashington, nuk pati njoftim për ndonjë vendim pas tij.

Ukraina dhe shumë prej mbështetësve të saj në SHBA dhe Evropë duan që zoti Biden të heqë kufizimet për armët me rreze të gjatë veprimi të dërguara nga Perëndimi dhe ka shenja që Presidenti Biden mund ta ndryshojë politikën e administratës në këtë drejtim. Shtetet e Bashkuara, të shqetësuara për çdo hap që mund të përshkallëzojë konfliktin, janë treguar të matura më parë para se t’u përgjigjeshin kërkesave të Ukrainës për armë të caktuara, përfshirë tanke të avancuara, raketa dhe sisteme raketash dhe avionë luftarakë F-16.

Zyrtarët rusë kanë bërë kërcënime të ngjashme përpara atyre vendimeve të mëparshme. Ukraina ishte temë kryesore për zotin Biden dhe kryeministrin britanik Starmer pas vizitës këtë javë në Kiev nga kryediplomatët e tyre. Deri tani, SHBA e ka lejuar Ukrainën të përdorë armë të dërguara nga Amerika vetëm në një zonë të kufizuar brenda kufirit të Rusisë me Ukrainën. Starmer tha se bisedimet për këtë çështje do të vazhdojnë kur udhëheqësit globalë të mblidhen për mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë muaj.

“Ukraina ka të drejtën për vetëmbrojtje dhe ne jemi të bashkuar”, u tha ai gazetarëve pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Putin tha një ditë më parë se autorizimi i sulmeve me rreze të gjatë veprimi "do të thotë se vendet e NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, janë në luftë me Rusinë". Duke folur me gazetarët para bisedimeve me zotin Starmer, Presidenti Biden tha se donte ta bënte të qartë se Presidenti Putin nuk do ta fitojë luftën.

I pyetur se çfarë mendonte për kërcënimet e presidentit rus, zoti Biden u përgjigj: "Nuk mendoj shumë për Vladimir Putinin".

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka bërë trysni udhëheqësve ushtarakë amerikanë dhe aleatëve që të shkojnë shumë më tej. Ai argumenton se Shtetet e Bashkuara duhet t’i lejojnë Ukrainës të godasë bazat ajrore ruse nga ku fillohen sulmet pranë kufirit, pasi Rusia ka shtuar sulmet ndaj rrjetit energjitik të Ukrainës dhe shërbimeve, ndërsa po afron stina e dimrit."

Gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të vendeve aleate javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se nuk besonte se furnizimi i Ukrainës me sisteme të armëve me rreze të gjatë veprimi do të arrinte një ndryshim domethënës në këtë luftë të zgjatur. Ai vuri në dukje se Ukraina tashmë ka qenë në gjendje të godasë brenda Rusisë me sistemet e prodhuara vetë brenda vendit, përfshirë dronët.

"Nuk besoj se një aftësi e caktuar do të jetë vendimtare, dhe unë i qëndroj këtij komenti", tha Sekretari Austin./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë