BOTA

“Provokatore e ekstremit të djathtë”/ 31-vjeçarja përhapi teorinë e konspiracionit të 11 shtatorit, kush është Laura Loomer pranë fushatës së Donald Trump

E.D Përditësimi i fundit 13 Shtator 2024, 21:33

“Provokatore e ekstremit të djathtë”/ 31-vjeçarja

SHBA- Prania e Laura Loomer, një prej teoricieneve të konspiracionit të së djathtës në fushatën e fushatën e Donald Trump ka ngritur shqetësimin, edhe tek disa republikanë për ndikimin që ajo mund të ketë tek kandidati për President. Loomer është e njohur për retorikën e saj anti-myslimane dhe për përhapjen e teorive konspirative. Gjithashtu ajo është një nga mbështetëset e teorisë se sulmet e 11 shtatorit ishin një punë e brendshme e kryer nga qeveria amerikane.

Laura Loomer, iu bashkua ish-presidentit Trump në një aktivitet të mërkurën në përkujtimin e sulmeve, duke bërë që shumë vetulla të ngrihen dhe duke shkaktuar zemërim në disa media amerikane. Ndërkohë të martën, 31-vjeçarja udhëtoi për në Filadelfia në bordin e avionit të Trump për debatin presidencial. Momenti më pikant i atij debati mbeti ai kur Trump përsëriti një pretendim të pabazuar se emigrantët e paligjshëm nga Haiti kanë ngrënë kafshë shtëpiake në një qytet të vogël të Ohajos.

“Ata po hanë kafshët shtëpiake të njerëzve që jetojnë atje”  tha Trump.

Trump tha se po përsëriste pretendimet që kishte dëgjuar në televizion, por teoria u përhap pikërisht nga Loomer një ditë para debatit. Të hënën ajo i përsëriti këto pretendime për 1.2 milionë ndjekësit e saj në “X”. Teksa niveli i aksesit që Loomer ka te Trump është i paqartë edhe kandidati për zv.President, JD Vance ka përhapur gjithashtu teoritë e pabaza të saj. Prania e saj në Filadelfia ka bërë që disa republikanë ta fajësojnë atë për pretendimin e pabazë që ish-presidenti mbajti në debat. Një burim anonim i afërt me zyrën e fushatës së Trump tha për gazetën amerikane “Semafor” se ata ishin “100%” të shqetësuar për afërsinë e Loomer me Trump.

“Pavarësisht nga ndonjë pengesë që fushata e Trump i ka vënë asaj, nuk mendoj se po funksionon”, citohet burimi.

Një burim tjetër, megjithatë, i tha gazetës se Loomer nuk ndërhyri në përgatitjet e debatit dhe tha se ajo ishte një person pozitiv për të qëndruar pranë.  Loomer nuk iu përgjigj disa kërkesave për koment nga BBC. Por në X, ajo shkoi se po vepron në mënyrë të pavarur për të ndihmuar Trumpin, të cilin ajo e quajti shpresa e fundit e kombit tonë. Gazetarëve të shumtë që më thërrasin dhe më kërkojnë me obsesion të flas me ta sot, përgjigja është jo ka shkruar ajo.

“Unë jam shumë e zënë duke punuar me temat dhe hetimet e mia dhe nuk kam kohë të argëtoj teoritë tuaja konspirative”, tha loomber.

E lindur në Arizona në vitin 1993, gazetarja e vetëquajtur investigative ka punuar si aktiviste dhe komentatore për organizatat përfshirë “Project Veritas” dhe “Infowars” të Alex Jones. Në vitin 2020, ajo kandidoi (me mbështetjen e Trump) si kandidate republikane për Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA në Florida, por humbi nga demokratja Lois Frankel.

Ajo u përpoq përsëri dy vjet më vonë, kur pa sukses tentoi të rrëzonte përfaqësuesin Daniel Webster në zgjedhjet paraprake republikane në një distrikt tjetër të Floridës. Tashmë, ajo njihet për mbështetjen e saj vokale ndaj Trump dhe për promovimin e një vargu të gjatë teorish konspirative, duke përfshirë pretendimet se Kamala Harris nuk është me ngjyrë dhe se djali i miliarderit George Soros po dërgon mesazhe të fshehta duke bërë thirrje për vrasjen e Trump.

Këto postime e bënë atë të ndalohej nga një numër platformash, duke përfshirë Facebook, Instagram për komente fyese për shoferët myslimanë. Ajo dikur e përshkroi veten si një “islamofobe krenare”. Loomer merr pjesë shpesh në aktivitete në mbështetje të Trump dhe është parë më parë në rezidencën e tij në Florida, Mar-a-Lago. Vitin e kaluar, New York Times raportoi se Trump kishte shprehur interes për ta punësuar atë për fushatën e tij, duke u tërhequr vetëm pasi ndihmësit e tij kryesorë shprehën shqetësimin se ajo mund të dëmtonte përpjekjet e tij elektorale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë