POLITIKE

“Nuk na ndal dot mërgata e qyqeve”/ Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: E vetmja pengesë për integrimin është qeveria

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Mars 2026, 14:15
“Nuk na ndal dot mërgata e qyqeve”/ Bardhi i përgjigjet

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në përfundim të vizitës në Berlin, i përgjigjet Edi Ramës që i quajti “mërgata e qyqeve në Berlin” dhe deklaron se pengesat për integrimin europian të Shqipërisë lidhen drejtpërdrejt me qeverinë dhe mazhorancën aktuale.

Në të gjitha takimet në Bundestag dhe në qeverinë federale u përcoll i njëjti mesazh: integrimi kërkon standarde reale dhe rezultate konkrete në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Vizita treditore në Berlin na bëri edhe më shumë me dije se ku qëndrojnë problemet, se kush janë pengesat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Fatkeqësisht, 100% e pengesave, 100% e problemeve janë shkaktuar nga qeveria dhe mazhoranca aktuale qeverisëse.”- u shpreh  Bardhi në një videomesazh nga Berlini.

Në këtë kontekst, në fokus të diskutimeve në Berlin ishte nevoja për zbatimin real të standardeve europiane dhe garantimin e një procesi politik që mbështetet në zgjedhje të lira dhe institucione funksionale.

“Prandaj, sot duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe një qeverisje të përgjegjshme që punon për interesin publik dhe për integrimin e Shqipërisë”, theksoi Gazment Bardhi.

Gjatë vizitës në Berlin, delegacioni i opozitës shqiptare, i kryesuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, zhvilloi një seri takimesh me personalitete gjermane me ndikim në procesin e integrimit të Shqipërisë, përfshirë Ministrin e Shtetit për Europën, Günther Krichbaum; Kryetarin e Komisionit të Jashtëm, Armin Laschet; raportuesin për Shqipërinë në Bundestag, Peter Beyer; Kryetarin e Komisionit për Europën, Anton Hofreiter; Zëvendëskryetaren e Grupit Parlamentar të CDU në Bundestagut, Patricia Lips; si dhe Kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Mechthild Heil. Delegacioni zhvilloi takime edhe me deputetët Knut Abraham, Tilman Kuban dhe Jürgen Hardt, të cilët janë të përfshirë në çështjet e politikave europiane dhe të zgjerimit në Bundestag, si dhe me Drejtorin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Niels von Redecker.

Në takimin e sotëm me Ministrin për Europën Krichbaum Deputetët e opozitës i kanë shprehur zyrtarit të lartë të Qeverisë Federale mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania po i jep integrimit europian të Shqipërisë, në një proces që bazohet në meritë dhe arritjen e standardeve.

Bardhi dhe Tabaku kanë shprehur shqetësimin se shqiptarët e duan Europën, por qeveria po e largon Shqipërinë prej saj. “Integrimi në BE nuk është propagandë, por standarde dhe meritë. Dhe sot, këto standarde po shkelen nga Edi Rama. Barazia përpara ligjit po shkelet dhe korrupsioni po merret në mbrojtje politikisht.” – janë shprehur ato gjatë takimit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?