Reagimi i fortë i PPE: Të dëgjohet zëri i të rinjve shqiptarë, vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...

Një dron rus e ka goditur një tren ukrainas pasagjerësh, duke shkaktuar të paktën 30 të plagosur dhe numër të paidentifikuar të vdekurish, teksa Kremlini vazhdon luftën kundër Ukrainës.
Në disa video të publikuara në rrjetet sociale shihet treni ukrainas me pasagjerë nën flakë dhe tym. Treni ishte duke realizuar linjën e rregullt të udhëtimit prej Kievit për në Shostka, që gjendet në rajonin verilindor të Sumit.
Rusia është duke sulmuar sistematikisht infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës, me qëllim të paralizimit të logjistikës, përfshirë transportimin e pajisjeve ushtarake.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë përmes rrjeteve sociale se “dhjetëra persona dyshohet të jetë plagosur” derisa guvernatori rajonal, Oleh Hrihorov, ka thënë se po numërohen viktimat.
Zelensky ka thënë se 30 persona janë plagosur, dhe që në mesin e tyre ka edhe fëmijë.
“Ky është terror të cilën bota nuk ka të drejtë ta injorojë. Çdo ditë, Rusia merr jetë njerëzish. Dhe vetëm forca mund ta detyrojë të ndalet. Kemi dëgjuar deklarata të fuqishme prej Evropës dhe Amerikës dhe është koha që të gjitha të bëhen realitet”, ka shkruar Zelensky.
Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka dënuar sulmin.
“Skenat shokuese që dalin prej stacionit hekurudhor të Shostkas shpërfaqin gatishmërinë e Rusisë për t’i shënjestruar civilët”, ka shkruar ajo.
“BE-ja dhe partnerët globalë duhet të rrisin presionin ndaj Rusisë derisa të pranojë paqen afatgjatë”, ka shtuar ajo.
Sulmi ndodh në një kohë kur perspektiva për paqe duket më e largët se kurrë, ndonëse lufta gati shënon katër vjet prej nisjes.
Përpjekjet amerikane për t’i dhënë fund luftës kanë treguar pak rezultat, pasi pozicionet e Ukrainës dhe Rusisë janë shumë të ndryshme.
Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka arritur deri më tani që të organizojë një samit trepalësh apo një takim ballë për ballë mes presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, pasi Moska synon t’iu shmanget takimeve direkte.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/
Në Bradford, Anglia veriore, një rast që është zbuluar pas dekadash heshtjeje ka shkaktuar tronditje, zemërim dhe neve...
Gazeta DE TELEGRAAF i ka kushtuar një artikull vrasjes së Bekimi Halilit, i cili u gjet i varur në Belgjikë. Në artikull shkruhet se ...
Marcus Fakana, 19 vjeç, i cili u burgos vitin e kaluar në Dubai për marrëdhënie seksuale me një turiste britanike që isht...
Thellë nën Maleve Shkëmbore të Kolorados fshihet një nga objektet më sekrete të ushtrisë amerikane –&n...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë&rd...
Nga kontakti me jashtëtokësorët te marrja nën kontroll nga IA, shihni çfarë pretendojnë parashikimet e Baba Vangës p...
Hamasi tha të premten në mbrëmje se ishte gati për negociata të menjëhershme për të liruar pengjet izraelite të m...
Një superjaht luksoz me vlerë 500 milionë euro, i sekuestruar nga oligarku rus Andrey Melnichenko pas sanksioneve të BE-së për l...
Departamenti i Thesarit të SHBA-ve po shqyrton një plan për të prerë monedha të reja 1 dollarëshe me imazhin e presidentit ...
Hamasi i është përgjigjur propozimeve të armëpushimit të SHBA-së, duke i pranuar ato pjesërisht, teksa ka kërkuar...