BOTA

ODIHR: Zgjedhjet lokale në Serbi u ndikuan negativisht nga trysnia, keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe qasja e mediave

M.B. Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 19:39
ODIHR: Zgjedhjet lokale në Serbi u ndikuan negativisht nga trysnia,
Foto ilustruese

SERBIA- Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE/ODIHR, tha të hënën se zgjedhjet lokale të së dielës në Serbi u administruan mirë, por shqetësimet për trysninë e përhapur mbi punonjësit e sektorit publik, keqpërdorimin e burimeve publike dhe qasja e medias në favor të koalicionit qeverisës, ndikoi negativisht në proces.

Në një deklaratë lidhur me gjetjet paraprake, ky mision tha se dita e zgjedhjeve në përgjithësi kaloi pa probleme, por u ndikua negativisht nga çështjet që lidhen me fshehtësinë e votës, probleme të shumta procedurale, pretendime për trysni dhe blerje votash dhe raste të izoluara dhune. Serbia mbajti të dielën zgjedhje për pushtetin lokal në rreth 80 komuna të saj dhe sipas rezultateve paraprake, Partia Përparimtare serbe e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, shënoi një fitore të thellë në zgjedhjet për pushtetin lokal të së dielës, përfshirë edhe zgjedhjet e përsëritura në Beograd.

Por, disa parti opozitare thanë se votimet u përcollën me parregullsi të mëdha dhe paralajmëruan për mosnjohje të rezultatit. Partia Përparimtare e presidentit serb Aleksandar Vuçiç do të forcojë edhe më tej kontrollin e gjerë mbi pushtetin në vend, mes kritikave për shtypje të demokracisë. Zgjedhjet në kryeqytetin serb u përsëriten pasi raportet për parregullsi të gjera dhjetorin e kaluar nxitën tensione politike dhe akuza se Partia Përparimtare Serbe e presidentit Aleksandër Vuçiç manipuloi votimet. Populistët në pushtet u akuzuan në dhjetor të vitit të kaluar nga opozita dhe vëzhguesit e pavarur për transportim me autobusë të votuesve nga zona të tjera të Serbisë dhe nga Bosnja fqinje, gjë që ata e kanë mohuar. Raportime të ngjashme u publikuan nga mbështetësit e opozitës të dielën në rrjetet sociale.

Presidenti Vuçiç kërkon zyrtarisht që kombi i tij i trazuar të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por është larguar vazhdimisht nga vlerat evropiane të demokracisë, ndërsa ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën. Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. Partia Përparimtare Serbe e ka paraqitur veten si të vetmen forcë politike të aftë për ta drejtuar vendin dhe për ta mbajtur atë të sigurt në një kohë trazirash globale.

Grupet opozitare properëndimore e kanë akuzuar presidentin Vuçiç për lidhje me krimin, korrupsionin e shfrenuar dhe shtypjen e demokracisë. Por një aleancë e gjerë e cila qëndroni prapa protestave të mëdha antiqeveritare në rrugë vitin e kaluar është ndarë dhe ish aleatët janë kthyer kundër njëri-tjetrit, duke nxitur apatinë mes 6.5 milionë votuesve në Serbi./ VOA

serbia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë