BOTA

“Ofensiva e Riatdhesimit”/ DW: Çfarë po ndodh me dëbimet nga Gjermania

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2025, 08:27

“Ofensiva e Riatdhesimit”/ DW: Çfarë po ndodh me

Nën sloganin “Ofensiva e Riatdhesimit”, koalicioni Unionit CDU/CSU dhe SPD, i cili është në pushtet në Gjermani nga maji i vitit 2025, synon të rrisë ndjeshëm numrin e njerëzve që potencialisht duhet të largohen nga vendi. Megjithatë, debati politik dhe mediatik mbi këtë çështje të migracionit zakonisht dominohet nga një fjalë tjetër kyçe: deportimet.

Vështirësia dhe divergjenca e madhe e opinioneve ilustrohet në mënyrë të përkryer nga mosmarrëveshja mbi deportimet në Siri, një vend i shkatërruar nga një luftë e gjatë civile. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul (CDU) vizitoi së fundmi vendin dhe më pas dha vlerësimin e mëposhtëm për deportimet e detyruara: “Është e mundur vetëm në një masë shumë të kufizuar për momentin”.

Megjithatë, kjo kundërshtohet nga Ministri i Brendshëm Alexander Dobrint (CSU), por edhe nga vetë Kancelari Friedrich Merz. Wadephul beson se deportimet e kriminelëve me origjinë nga Siria janë të mundshme vetëm në “shumë pak raste të jashtëzakonshme”. Ndërsa Dobrint thekson se deportimet e kriminelëve në Afganistan kanë filluar dhe se, në përputhje me marrëveshjen e koalicionit, po bëhen përgatitje për të filluar deportimet në Siri.

Në këtë debat, Kancelari Friedrich Merz (CDU) u rreshtua pa mëdyshje me Ministrin e Brendshëm Dobrint. “Lufta civile në Siri ka mbaruar, tani nuk ka absolutisht asnjë arsye për azil në Gjermani” – dhe kthimet mund të fillojnë, tha Kancelari, duke shtuar se “ata që refuzojnë të kthehen, sigurisht, mund të deportohen”.

Megjithatë, në praktikë, korniza ligjore në Gjermani për deportime është shumë komplekse. Shërbimi mediatik me seli në Berlin “Integration” e thekson këtë në analizën e tij të paraqitur këtë të hënë, më 3 nëntor:

“(Korniza ligjore për deportimet) është formuar nga ligji kombëtar i qëndrimit dhe procedurave, nga ligji kushtetues, direktivat dhe rregulloret evropiane dhe detyrimet ligjore ndërkombëtare”, thuhet në analizë.

Shumë pak vende për ata që janë të ndaluar për deportim?

Vende shtesë akomodimi do të krijohen në qendra të posaçme paraburgimi ose zona të veçanta të caktuara për paraburgim për deportim. Aktualisht ka rreth 800 objekte të tilla në Gjermani.

Sipas Hanna Franz, numri i personave të ndaluar është rritur çdo vit për një kohë të gjatë – në vitin 2024 kishte rreth 6.000. Ekziston gjithashtu një hendek shumë i madh gjinor – mbi 90 përqind janë burra.

Franka Rel, e cila është përgjegjëse për raste të tilla në Këshillin Rajonal të Karlsruhe (Baden-Württemberg), shpjegon se këta të ndaluar janë kryesisht njerëz që kanë kryer krime, por edhe të tjerë – “një person që është agresiv në zyrën e imigracionit ose në akomodim, dhe gjithashtu njerëz që i kanë rezistuar një përpjekjeje të mëparshme të dështuar deportimi”, shpjegon Rel./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë