BOTA

Oferta e Putinit për Trumpin mbi mineralet e rralla/ DW: Çfarë dëshiron të arrijë Kremlini me këtë dhe si po reagojnë ukrainasit?

r.ll Përditësimi i fundit 2 Mars 2025, 11:07
Oferta e Putinit për Trumpin mbi mineralet e rralla/ DW: Çfarë
putin, trump

RUSI- Pushtetmbajtësi rus, Vladimir Putin i propozoi Presidentit amerikan Donald Trump që të shfrytëzojnë së bashku rezervat e mineraleve dhe tokave të rralla si në Rusi ashtu edhe në territoret e okupuara nga Rusia tëUkrainës.

"Ne jemi të gatshëm të punojmë atje me partnerët tanë, përfshirë partnerët amerikanë”, tha Putin në një intervistë me televizionin shtetëror rus më 24 shkurt. Ai shtoi se Rusia ka "disa nga rezervat më të mëdha në botë" në veri të vendit, si dhe në Kaukaz, Siberi, Lindjen e Largët dhe në "territoret e reja", siç e quan Putin territorin e pushtuar të Ukrainës.

Deklarata të tilla nga Moska dëgjohen me shqetësim në Ukrainë. "Territoret e pushtuara përmbajnë lëndë të para të rëndësishme me vlerë rreth 350 miliardë dollarë. Është e qartë për ne se ato mund të përdoren nga Rusia në industrinë e aviacionit, mbrojtjes dhe atë mjekësore dhe në fund do të përdoren për luftën kundër nesh," tha Ministrja e Ekonomisë së Ukrainës, Julia Svyrydenko në një konferencë shtypi të fundit në Kiev. Sipas saj, Ukraina ka rezerva të titanit, litiumit, uraniumit dhe mineraleve të rralla.

"Putini i ngre kurth Trumpit"

Dmytro Levus, drejtor i Qendrës Ukrainase për Kërkime Sociale, është i bindur se propozimi i Putinit tregon se sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë po funksionojnë, edhe nëse Kremlini nuk e pranon drejtpërdrejt këtë. "Rusia tani është në kërkim të mbështetjes ekonomike, kontakteve ekonomike dhe bashkëpunimit me SHBA. Mineralet e rralla si dhe nxjerrja e lëndëve të tjera të para dhe prodhimi i produkteve si alumini janë pothuajse të vetmet fusha, në të cilat Rusia mund të bashkëpunojë realisht në një formë", shpjegon Lewus në një intervistë për DW.

Por në të njëjtën kohë, eksperti paralajmëron se Putini po ngre kurthe ku mund të bjerë presidenti amerikan Donald Trump. Propozimi i Putinit për bashkëpunimin ruso-amerikan në nxjerrjen e lëndëve të para në territoret e okupuara të Ukrainës duhet parë nga ky këndvështrim. "Sipas planit të Putinit, kjo ka për qëllim vetëm të promovojë legalizimin dhe njohjen e pushtimit rus”, thekson ai. Nëse kompanitë amerikane vijnë vërtet në territoret e pushtuara, tha Lewus, atëherë ato jo vetëm që do të dëshironin të mbronin këtë hap të paligjshëm, por edhe partnerët e tyre rusë që do t'i mbështesnin.

Oleksandr Mereshko, një deputet nga grupi parlamentar i partisë në qeveri "Shërbëtor i Popullit" shpreson që SHBA të mos e miratojnë kurrë blerjen e lëndëve të parë nga territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia. "Kjo do të ishte një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar”, thekson Mershko. Ai nuk sheh asnjë rrezik për Ukrainën. "SHBA-ja e njeh qartë integritetin territorial të Ukrainës. Nëse blejnë lëndë të parë të vjedhur nga territoret e pushtuara kjo do të ishte shkelje e sovranitetit të Ukrainës dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare. SHBA nuk do ta bëjë këtë në asnjë rrethanë", theksoi Mereschko për DW.

Megjithatë, deklaratat e fundit nga Shtëpia e Bardhë se Ukraina ndoshta do të duhet të heqë dorë nga territore pas negociatave të paqes, tregojnë se SHBA nën Trumpin nuk e njeh më plotësisht integritetin territorial të Ukrainës.

Putin "paska qenë thjesht ziliqar"

Oferta e Putinit për SHBA-në, e cila ka ngjallur zemërim në Ukrainë, ka ndezur gjithashtu diskutime edhe në mediat sociale. Oleksiy Kopytko, ish-këshilltar i ministrit ukrainas të Mbrojtjes, shkruan me ironi në Facebook se Putini më në fund ka pranuar qëllimet e "Operacionit Special Ushtarak", siç quhet lufta kundër Ukrainës në Rusi. Realisht ai është i interesuar të shesë dy milionë tonë alumin në SHBA. Kopytko e përshkruan këtë si "marketing agresiv nga Kremlini në formën e një lufte gjithëpërfshirëse".

"Për vite me radhë nga Moska thuhej se Amerika e pabesë donte vetëm të rrëmbente lëndët e para”, tha Kopytko. Me luftën e tij, Putin i dërgoi në vdekje qindra mijëra rusë dhe bëri rreth gjysmë milioni invalidë. Për çfarë? Thjesht për t'i dhënë SHBA-së atë që ai nuk i ka dhënë ende Kinës në mënyrë që të jetojë i lumtur deri në fund të ditëve të tij?"

Serhij Taran, përdorues i rrjetit X shkruan se "Putini ka vullnetin të shesë metale dhe minerale për dollarët amerikanë në SHBA. Me sa duket kur Putini para vitesh i paralajmëronte vendet e jugut global nga "imperialistët" amerikanë, që duan vetëm blejnë lirë burimet e tyre, paska qenë thjesht ziliqar ndaj tyre."/DW

donald trump vladimir putin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë