BOTA

Tensioni Trump-Zelensky/ DW: Takimi në Shtëpinë e Bardhë trondit Gjermaninë! Kërkohet shpejtësi në formimin e qeverisë

b.z Përditësimi i fundit 1 Mars 2025, 20:53
Tensioni Trump-Zelensky/ DW: Takimi në Shtëpinë e Bardhë
Foto ilustruese

GJERMANI - Politika gjermane reagoi e tronditur pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë e dështimit të bisedimeve mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Zhvillimet aktuale transatlantike pikërisht në periudhën e tranzicionit të qeverisë pas zgjedhjeve federale e vendosin  politikën gjermane nën presion të shtuar. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock (Të Gjelbrit) bëri thirrje për veprim të shpejtë evropian dhe kombëtar në Berlin. "Ne nuk mund të presim derisa të formohet një qeveri e re federale, sepse situata është serioze.”

Unioni CDU/CSU dhe SPD po shqyrtojnë hapat për të formuar një koalicion qeveritar të ardhshëm dhe për të mobilizuar miliarda të tjera për mbrojtjen. Baerbock paralajmëroi: "Gjermania duhet të marrë drejtimin në këtë moment historik." Annalena Baerbock foli edhe për një "kohë të re të pafytyrësisë" dhe bëri thirrje për aleanca të forta evropiane.

Unioni CDU/CSU e vlerësoi sjelljen e Uashingtonit si një "gabim strategjik", kurse SPD si një "lojë cinike". Në të njëjtën kohë, partitë gjermane u zotuan të vazhdojnë solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për Ukrainën e sulmuar.

Gjermania të krijojë shpejt qeverinë e re

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier u shpreh në mënyrë të pazakontë kritik ndaj presidentit amerikan, Donald Trump pas skandalit gjatë vizitës së kreut të shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky. në Uashington. "Diplomacia dështon kur partnerët negociues poshtërohen para syve të botës," tha Steinmeier gjatë një fluturimi për në Uruguai për agjencinë gjermane të  lajmeve, dpa. Ai bëri thirrje që Gjermania të formojë shpejt një qeveri të re. "Ajo skenë dje në Shtëpinë e Bardhë më la pa fjalë. Kurrë nuk do të kisha besuar se një herë do ta mbronim Ukrainën nga SHBA”, tha Steinmeier.

Thirrje brutale zgjimi për Evropën nga Zyra Ovale

Kurse kreu i partisë E Majta, Jan van Aken, kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit. "Tani kemi vërtet një situatë të re botërore. (Presidenti i SHBA) Donald Trump ka bërë të qartë, se e drejta ndërkombëtare nuk zbatohet, vetëm ligji i më të fortit. Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se bota ka nevojë për një përgjigje të përbashkët” tha van Aken për ARD.

Edhe ish-kryetari i Konferencës së Sigurisë të Mynihut, Christoph Heusgen foli për një fuqizim të shpejtë të Evropës. "Nëse thirrja brutale e zgjimit nga Zyra Ovale mbrëmjen e së premtes nuk është e mjaftueshme që ne më në fund të investojmë masivisht në forcimin e mbrojtjes evropiane, ekonomisë evropiane dhe modelit të sukesshëm liberal evropian, demokratik dhe ligjor atëherë nuk e di se çfarë do të duhet të ndodhë më shumë", tha Heusgen për "Rheinische Post”./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë