BOTA

Oferta pune? Deputetë të AfD takohen me neonazistë në Zvicër

M.B. Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2024, 09:53

Oferta pune? Deputetë të AfD takohen me neonazistë në

ZVICRA- Sipas një raporti të organizatës mediatike investigative dhe jo fitimprurëse gjermane, Correctiv, deputetë të partisë nacionaliste gjermane, Alternativa për Gjermaninë, AfD, janë takuar sërish me neonazistë. Këtë radhë, jo në Potsdam, si një vit më parë, por në Zvicër. Jean Peters nga Correctiv i tha ARD-së se Correctiv kishte infiltruar një gazetar të vetin në takim: "Ne infiltruam një gazetar në një takim midis një deputeti të Bundestagut, Roger Beckamp, ​​dhe një anëtareje të parlamentit të Brandenburgut, Lena Kotré".

Sipas Correctiv, në takim kishte edhe anëtarë të organizatës neonaziste "Blood and Honor”.  Kjo është një organizatë e ndaluar në Gjermani. Takimi zhvillohej me ftesë të grupit neo-nazist zviceran "Junge Tat” (Vepër e re). Të dyja organizatat konsiderohen të dhunshme dhe po monitorohen nga autoritetet në Gjermani dhe Zvicër.

Deputetët e AfD për privatizimin e dëbimeve

Raporti i platformës Correctiv tregon edhe një herë afërsinë e AfD me skenën neo-naziste. Ata shkëmbejnë idetë e tyre ekstremiste. Deputetja e parlamentit të Brandenburgut, Lena Kotre ka shprehur idenë për të përdorur mostra të ADN-së dhe analiza gjuhësore për të përcaktuar origjinën e refugjatëve e për t'i deportuar ata në vendet e origjinës. Raportohet se ajo është shprehur edhe për heqjen e shtetësisë gjermane për ata shtetas që shkelin ligjet.

Tobias Ginsburg, gazetari i Correctiv që mori pjesë në takimin e fshehtë, ka vërejtur prej kohësh se pikëpamje të tilla ekstremiste të djathta nuk ndahen më vetëm në grupet neo-naziste, por  po zhvendosen gjithnjë e më në qendër të shoqërisë, me ndihmën e AfD-së: "Unë mendoj se druajtja po bie gjithnjë e më shumë. Nuk është më pyetja se a është AFD një parti e djathtë ekstreme, por se a dallon ajo nga një skenë e mirëfilltë neonaziste", tha Ginsburg.

Oferta pune për neo-nazistët

Sipas Ginsburg, deputeti i AfD-së, Beckamp, u ofroi neonazistëve mundësinë për të punuar në zyrat e AfD-së në Bundestag. Ai tha se kështu mund të siguroheshin para për të financuar "gjëra të tjera" që ndihmojnë qëllimet politike të partisë. 

Deri tani, AfD nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këto akuza. AfD nuk ka kthyer përgjigje as ndaj pyetjeve të bëra nga ARD lidhur me raportin e Correctiv dhe pasojat e mundshme për deputetët e përfshirë./ DW

afd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë