BOTA

"Operacioni Ukraina," kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

n.f Përditësimi i fundit 25 Maj 2025, 09:51

"Operacioni Ukraina," kirurgët e Forcave të Armatosura

RUSI- Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe që janë në gjendje të kryejnë ndërhyrje të ndërlikuara si pranë vijës së frontit, ashtu edhe në spitale të tjera, përfshirë ato civile.

Që nga fillimi i agresionit të plotë rus në vitin 2022, mbi 31 mijë civilë janë plagosur në Ukrainë, sipas të dhënave të Zyrës së Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Numri i ushtarëve të plagosur është edhe më i madh.

Për të mësuar metodat më të avancuara të trajtimit të plagëve të lidhura me luftën, 24 kirurgë ukrainas kanë ndjekur një trajnim njëmujor në kuadër të programit "Operation Ukraine" në spitalin universitar të Oklahomës në SHBA, ku jo vetëm që patën mundësinë të vëzhgojnë operacionet, por edhe të asistojnë në to – një praktikë e paprecedentë në mjekësinë amerikane.

Kirurgu dhe bashkëthemeluesi i programit, Dr. Mark Mims, tha se edhe kolegët amerikanë kanë përfituar nga përvoja e kirurgëve ushtarakë ukrainas.

“Në shumë raste, kam ndjesinë se ne po mësojmë më shumë prej tyre sesa ata prej nesh. Ka një shkëmbim të ndërsjellë dijesh”.

Kirurgjia në kohë lufte

Në vitin 2022, neurokirurgu Oleg Serkiz iu bashkua Ushtrisë së Ukrainës për herë të dytë. Me përvojën që kishte nga trajtimi i ushtarëve gjatë konfliktit në Donbas, ai e dinte mirë se neurokirurgët shpesh përballen me plagët më të rënda të luftës.

“Plagët në kokë përbëjnë vetëm rreth 5 për qind të rasteve, por ato janë jashtëzakonisht të rënda dhe kërkojnë nivel të lartë aftësie praktike për të shpëtuar jetën e ushtarit apo të pacientit civil”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Aktualisht, Serkiz punon në Spitalin Klinik Ushtarak në Kiev, por gjatë tri vjetëve të shërbimit ka qenë i dërguar tri herë në grupet kirurgjikale pranë vijës së frontit. Neurokirurgu tjetër, Andriy Tytaniuk, nga Qendra Mjekësore Ushtarake e Rajonit Perëndimor, thotë se që nga viti 2014, dërgimi i neurokirurgëve në vijën e parë të frontit është bërë praktikë e zakonshme – dhe kjo ka ulur ndjeshëm vdekshmërinë nga plagët e rënda.

“Nëse ndihma e specializuar jepet shpejt, ka më shumë gjasa që ushtari të mbijetojë dhe të rikuperohet më mirë”, thotë Tytaniuk.

Përveç plagëve të luftës, kirurgët ukrainas trajtojnë edhe sëmundje degjenerative të shtyllës kurrizore të shkaktuara nga mbingarkesa fizike – pjesë gjithashtu e përgjegjësive të shërbimit neurokirurgjik ushtarak.

Trajnim me rrezik për jetën

Programi “Operation Ukraine”, edhe pse zgjati vetëm një muaj, ishte jashtëzakonisht intensiv. Kirurgët ukrainas patën mundësi të shohin ndërhyrje të avancuara si kirurgjia e tumoreve në tru dhe neurokirurgjia spinale – ndërhyrje të vështira por shumë të rëndësishme për të dyja vendet.

Trajnimi nisi në maj 2023, me mbërritjen e grupit të parë në Oklahoma. Ai u krijua nga Dr. Mark Mims në bashkëpunim me organizatën “Razom për Ukrainën”. Tytaniuk vëren se pajisjet e teknologjisë së lartë që disponon mjekësia amerikane i bëjnë operacionet më të sigurta dhe më të shpejta – një nevojë jetike në kushte lufte.

“Ne mësuam nga kirurgët vendas se si të përdorim këtë pajisje, që ta përsërisim këtë përvojë në Ukrainë”, tha ai.

Por, edhe amerikanët përfituan. “Ata janë thellësisht të impresionuar me kushtet e vështira në të cilat ne punojmë dhe rezultatet që arrijmë”, shton Tytaniuk. E drejtë unike për të asistuar në operacione Për herë të parë në historinë e SHBA-së, mjekëve të huaj iu lejua të asistojnë në operacione.

“Kuptuam se vetëm vëzhgimi nuk mjafton. Me ndihmën e komisionit mjekësor shtetëror dhe drejtuesve të spitalit, morëm leje që kirurgët ukrainas të mund të asistojnë”, tregon Dr. Mims.

“Ka një ndryshim të madh mes të mësuarit përmes pjesëmarrjes aktive dhe të qëndruarit disa metra larg duke parë nga pas”, shton ai.

Tytaniuk thekson se përvoja e drejtpërdrejtë është thelbësore: “Kirurg bëhesh vetëm kur arrin të dallosh qartë strukturat në fushën e operacionit dhe të dish si të veprosh me to për të arritur rezultatin e dëshiruar”.

Qëllimi kryesor i programit është që kirurgët ukrainas të kthehen dhe të shpërndajnë dijet e tyre në vend.

“Ne po përgatisim trajnerë – kirurgë që jo vetëm do të operojnë, por edhe do të trajnojnë brezin e ri të mjekëve në Ukrainë. Qëllimi është të ndërtojmë një model të qëndrueshëm të kujdesit kirurgjik”, shpjegon Mims.

Serkiz dhe Tytaniuk thonë se përveç përvojës mjekësore, ata do të ndajnë edhe praktikat organizative që e bëjnë sistemin amerikan efikas – që nga cilësia e përgatitjes së rezidentëve, e deri te hulumtimi dhe dokumentacioni.

“Ka shumë për të ndarë, përfshirë këtu mënyrën si strukturohet arsimi, organizimi i proceseve spitalore dhe trajnimi praktik – që ndryshon ndjeshëm nga modeli ynë”, përfundon Serkiz./REL

lufta ukraine-rusi kirurgët e forcave të armatosura të ukrainës

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë