BOTA

"Opozita kërkon që të zhvillohen sa më shpejt!" Debate të forta në Gjermani për datën e zgjedhjeve, Scholz: Jam i gatshëm për votëbesimin madje edhe këtë vit

M.B. Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2024, 07:58

"Opozita kërkon që të zhvillohen sa më shpejt!"

GJERMANI- Pyetja kryesore që preokupon Gjermaninë këto ditë është se kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakoshme? Pas shpërbërjes së koalicionit qeveritar, kancelari Olaf Scholz (SPD) caktoi fillimisht datën 15 janar si datën ku do të kërkojë votëbesimin, por pas presionit nga partitë CDU/CSU dhe FDP, por edhe nga Të Gjelbërit, që janë ende partnerë të koalicionit, kancelari Scholz u shpreh i gatshëm për një datë më të hershme.

Gjatë një interviste me gazetaren Caren Miosga në televizionin publik gjerman ARD kancelari Scholz tha: "Jam i gatshëm për votëbesimin madje edhe këtë vit".

Kryetari i CDU-së Merz dëshiron që kancelari Scholz ta kërkojë votëbesimin këtë të mërkurë në mënyrë që zgjedhjet e parakohëshme të zhvillohen më 19 janar.

Kancelari Scholz, tha se datën e zgjedhjeve duhet ta diskutojmë sa më qetë të jetë e mundur. Sipas tij, do të ishte mirë që fillimisht "të arrihet një marrëveshje mes grupeve parlamentare demokratike në Bundestag se cilat ligje mund të miratohen këtë vit”.

Po ashtu kancelari tha se është i gatshëm të bisedojëpër një datë më të hershme, por me kusht që CDU dhe CSU të mbështesin propozimet e koalicionit qeverisës për disa ligje të reja. Por lideri i opozitës Friedrich Merz (CDU) e refuzoi këtë ofertë dhe tha: së pari duhet mocioni i mosbesimit, pastaj bisedimet për ligjet.

Për të përgatitur zgjedhjet nevojiten 60 ditë

Në debatin politik për datën e zgjedhjeve janë përfshirë tani edhe reagimet e drejtueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Drejtuesja e kësaj zyre, Ruth Brand, i ka dërguar kancelarit Olaf Scholz një letër në të cilën i bën thirrje të mos nxitojë me datën për zgjedhje të reja. Për arsye organizative, kjo është e rrezikshme, shkruan drejtoresha e zgjedhjeve Ruth Brand në letrën drejtuar Scholzit.

Letra mban tiutllin: "Sfidat dhe rreziqet e zgjedhjeve të parakohshme në janar ose shkurt 2025”. Sipas Ruth, "në përgjithësi, në këtë rast unë shoh një rrezik të lartë që të cenohet gurthemeli i demokracisë dhe besimit në integritetin e zgjedhjeve."

Për një zgjedhje të mirëorganizuara duhet të shfrytëzohet plotësisht periudha prej 60 ditësh nga shpërbërja e Bundestagut. "Nëse datat dhe afatet do të bien gjatë sezonit të Krishtlindjeve ose në periudhën e ndryshimit të viteve, periudha shumë e shkurtër prej 60 ditësh do të shkurtohej ndjeshëm”, shkruan Brand.

Ajo do të takohet me kolegët e saj të hënën (11.11.) për të diskutuar mbi problemet e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Rreziqe të paparashikueshme?

Sipas Brand, kjo mund të çojë në "rreziqe të paparashikueshme në të gjitha nivelet”. Një sërë detyrash duhet të kryhen në një kohë të shkurtër: Sigurimi i infrastrukturës së IT në nivel federal, shtetëror dhe lokal, duke përfshirë masat e sigurisë kundër kërcënimeve hibride; Përgatitja e materialeve të votimit si fletëvotimet, e cila është e vështirë për shkak të pengesave aktuale të furnizimit; Emërimi dhe trajnimi i punonjësve zgjedhorë; Organizimi dhe pajisja e dhomave të përshtatshme të votimit.

Brand gjithashtu ka frikë se propozimet zgjedhore nën presion kohor mund të kenë gabime, që sjellin mosmiratime e probleme të reja. P.sh. partitë pa përvojë që duhet të mbledhin nënshkrime mbështetëse do të ishin nën presion edhe më të madh kohor. Mbingarkimi i zyrave zgjedhore mund të rezultojë që dokumentet e votimit postar të mos dërgohen në kohë, veçanërisht jashtë vendit.

Brand i bën thirrje Scholz-it të marrë parasysh rreziqet e përmendura kur shqyrton zgjedhjet e parakohshme dhe të mbështesë autoritetet në përgatitjen dhe zbatimin e duhur të zgjedhjeve./ DW

gjermani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë