BOTA

Presidenti i zgjedhur i SHBA telefonatë me liderin rus/ Kërkesa e Trump për Putin: Përshkallëzimi i mëtejshëm në territoret ukrainase të ndalet

r.ll Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2024, 22:19
Presidenti i zgjedhur i SHBA telefonatë me liderin rus/ Kërkesa e
trump, putin

SHBA- Fakti që lufta në Ukrainë do të ishte një nga temat më të nxehta në krye të axhendës së administratës së re amerikane ishte një sekret i hapur. Që në ditën e parë të rizgjedhjes së Donald Trump në presidencën amerikane, filloi skenari i ndryshimit të qëndrimit të SHBA-së në lidhje me mbështetjen për Kievin, që nga momenti kur republikanët braktisën Bidenin për dhënien e fondeve të tepërta për ndihmën ushtarake.

Pak ditë pas zgjedhjes së Trump, sipas mediave ndërkombëtare, ka ndodhur biseda me Putinin, ku presidenti i zgjedhur i SHBA-ve dyshohet se i ka kërkuar presidentit rus që të mos vazhdojë me përshkallëzimin e mëtejshëm në territoret ukrainase.

Në të njëjtën kohë, sipas  burimeve të Washington Post, Trump e informoi Putinin për praninë ushtarake amerikane në Evropë. Ata konsideruan gjithashtu mundësinë e një bisede të re në një periudhë të shkurtër kohore, me sy në një armëpushim. 

Të premten, megjithatë, u bë e ditur se Kremlini tha se Putin është gati të bisedojë me Trump për Ukrainën, por kjo nuk do të thotë se pala ruse synonte të tërhiqte pretendimet e saj. Biden do të diskutojë prioritetet kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme amerikane me presidentin e sapozgjedhur kur të dy të takohen të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, tha sot këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Kjo do të thotë se çështja e Ukrainës do të jetë në krye të agjendës së bisedimeve dypalëshe.

Në të njëjtën kohë, se pak ditë më parë Volodymyr Zelenskyy deklaroi se beson se Trump dëshiron një fund të shpejtë të luftës së Rusisë në Ukrainë, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë domosdoshmërisht. Presidenti ukrainas tha se ai nuk di asnjë detaj apo një plan për një fund të shkurtër të luftës dhe nuk ka diskutuar asnjë propozim me Trump.

Duke folur me gazetarët në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, Zelenskyy tha gjithashtu se diskutimi i një armëpushimi pa rënë dakord më parë për garancitë e sigurisë për Ukrainën është "shumë i rrezikshëm".

"Një armëpushim kur nuk ka garanci sigurie... është një përgatitje për vazhdimin e okupimit," tha ai.

Disa orë pasi një këshilltar i Trump tha se administrata e re amerikane do të fokusohet në arritjen e paqes në Ukrainë dhe të mos lejojë vendin të rimarrë territorin e mbajtur nga Rusia, shefi i politikës së jashtme të BE-së për politikën dhe sigurinë, Josep Borrell e siguroi Kievin për mbështetjen e pandarë të Brukselit.

Në veçanti, Brian Lanza, një këshilltar strategjik i partisë republikane, i tha BBC-së se administrata Trump do t'i kërkojë presidentit ukrainas propozimin e tij mbi një "vizion realist për paqen".

“Dhe nëse presidenti Zelensky vjen në tryezë dhe thotë, mirë, ne mund të kemi paqe vetëm nëse kemi Krimenë, kjo na tregon se ai nuk është serioz”, nënvizoi ai.

“Krimea është e humbur”, shtoi këshilltari i Trump.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014. Tetë vjet më vonë, ajo filloi një pushtim të plotë të Ukrainës dhe ka pushtuar territorin në lindje të vendit. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së e ka vendosur si prioritet të tij përfundimin e luftës dhe ndalimin e asaj që ai e përshkruan si shterim të burimeve amerikane në formën e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Megjithatë, ai ende nuk ka treguar se si planifikon ta bëjë këtë.

Fitorja e Donald Trump po shkakton shqetësim në Ukrainë dhe Evropë, të cilat kanë frikë se do t'i japë fund mbështetjes jetike ushtarake dhe financiare të Uashingtonit për Kievin në luftën e tij kundër cenimit rus.

donald trump vladimir putin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë