BOTA

Opozita në Gjeorgji denoncon manipulimin e zgjedhjeve, fillon protestat

n.f Përditësimi i fundit 28 Tetor 2024, 18:11
Opozita në Gjeorgji denoncon manipulimin e zgjedhjeve, fillon protestat
Foto ilustruese

GJEORGJI- Opozita në Gjeorgji filloi sot protestat pasi Komisioni Zgjedhor nxori fitues të zgjedhjeve të përgjithshme partinë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane. Opozita denoncoi shkeljet në zgjedhje dhe e quajti rezultatin një dhuratë për partinë në pushtet që dëshiron afrimin me Moskën, ndërsa pritet tashmë të vihen në pikëpyetje aspiratat e vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Opozita gjeorgjiane u bëri thirrje mbështetësve për të protestuar ndaj asaj që e konsiderojnë një fitore të dhuruar partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane. Duke folur përkrah udhëheqësve opozitarë në pallatin presidencial, Presidentja Salome Zourabichvili e quajti rezultatin “krejtësisht të falsifikuar”.

Sipas rezultateve paraprake, partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane kryeson me 53.9% të votave, ndërsa Koalicion për Ndryshim ka 11.3% të votave, Lëvizja për Unitet Kombëtar 9.83% të votave dhe Gjeorgjia e Fortë 10.1%. Partitë e tjera morën gjithashtu përqindje të vogla.

Të dielën kanalet lokale televizive shfaqën pamje të përplasjeve fizike pranë një qendre votimi në kryeqytetin Tbilisi, për të cilat thanë se u provokuan nga partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, përfaqësuesit e së cilës mohuan të kenë qenë të përfshirë.

Ndërkohë, rreth një orë larg kryeqytetit, një burrë u filmua duke mbushur kutitë me vota. Pamjet kaotike shoqëruan zgjedhjet ku gjeorgjianët vendosnin për të ardhmen e vendit të tyre. Në thelb ata votuan nëse vendi duhet të përqafojë Perëndimin dhe Bashkimin Evropian, apo nëse duhet të zhvendosej më pranë Moskës. Fitorja e partisë në pushtet konsolidon kontrollin e saj mbi të ardhmen politike të vendit tashmë të polarizuar.

“Fitorja është kaq mbresëlënëse dhe e dukshme. Çdo përpjekje për të folur për manipulim, në kushtet e zgjedhjeve elektronike dhe një mjedisi të paprecedent parazgjedhor, është i destinuar të dështojë”, tha Kryeministri Irakli Kobakhidze.

Grupet opozitare denoncuan shkeljet.

“Jemi të revoltuar me atë që guxoi të paraqesë Komisioni Qendror Zgjedhor. Rezultatet e shpallura nuk reflektojnë vullnetin e popullit gjeorgjian. Këto shifra të dala si rezultat i zgjedhjeve të mbajtura me një sfond të gjerë frikësimi, mashtrimi dhe rryshfeti, për t’iu kundërvënë zgjedhjeve historike dhe tanishme për popullin gjeorgjian”, tha Ana Dolidze, udhëheqëse e koalicionit “Gjeorgjia e Fortë”.

Në epiqendër të debatit gjendet miliarderi dhe themeluesi i partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”, Bizdina Ivanishvili. Ai e ngriti pasurinë e tij në Rusi, por akuzon kundërshtarët e tij politikë se punojnë për fuqi të huaja.

“Ose do të zgjedhim një qeveri që t’ju shërbejë juve, popullit gjeorgjian, shoqërisë gjeorgjiane, atdheut tonë... ose, do të zgjedhim agjentë të një vendi të huaj që përmbushin vetëm kërkesat e një vendi të huaj”, tha zoti Ivanishvili.

Vëzhguesit evropianë ngritën pikëpyetje për procesin zgjedhor, si evidencë e hapave pas për demokracinë në Gjeorgji.

“Ekipet tona të Parlamentit Evropian vërejtën në disa zona tension të lartë, konfuzion dhe kaos. Në një rast pati mbushje të kutive, sulme fizike ndaj vëzhguesve që përpiqeshin t’i raportonin shkeljet. Vëzhguesit dhe mediat nxirreshin nga qendrat e votimit. Ankimimet e vëzhguesve janë grisur. Votuesit janë frikësuar brenda dhe jashtë qendrave të votimit... Për më tepër, nuk u garantua gjithnjë fshehtësia e votës”, tha Antonio Lopez-Isturiz White, drejtues i delegacionit të Parlamentit Evropian.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vuri në dukje se procesi zgjedhor në Gjeorgji u dëmtua nga keqpërdorimi i burimeve publike, nga blerja e votës dhe frikësimi i votuesve. Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një hetim të plotë të të gjitha raportimeve për shkelje zgjedhore.

Zyrtarë të lartë perëndimorë, si përfaqësuesi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ministrat e jashtëm të disa vendeve të BE-së, si Gjermania, Norvegjia, Letonia, Polonia, Franca dhe Suedia po ashtu u bënë thirrje autoriteteve gjeorgjiane të hetojnë parregullsitë në zgjedhje.

Nëse rezultati zgjedhor qëndron, partia Ëndrra Gjeorgjiane do të ketë shumicën parlamentare, duke vendosur kështu në rrezik aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ëndrra Gjeorgjiane miratoi këtë vit ligje të ngjashme me ato të Rusisë, për shtypjen e fjalës së lirë dhe shkaktoi protesta në rrugët e vendit./VOA

opozita në gjeorgji protesta ne shba zgjedhjet ne gjeorgji

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë