BOTA

Orë traumatike në Suedi, çfarë dihet për tragjedinë me mbi 10 viktima?

M.B. Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2025, 09:24

Orë traumatike në Suedi, çfarë dihet për

SUEDIA- Në orën 12:33 të martën (04.02.) mbërriti telefonata e emergjencës në policinë suedeze. Në një kampus shkollor në qytetin Örebro, Suediqëllohet. Pastaj pati orë të tëra që ishte e paqartë, se çfarë po ndodhte. Njerëzit u bllokuan në panik në vendin e krimit si dhe përreth nga frika për jetën.

Një baba sapo kishte çuar vajzën në shkollë

"Ne dëgjuam të shtënat, por pastaj asgjë më”, rrëfeu 21-vjeçari Matte për gazetën suedeze Aftonbladet. "Mësuesit na thanë të mbyllnim dyert dhe më pas vendosëm xhaketën time mbi dyer në mënyrë që autori të mos shihte brenda. Ishte mjaft stresuese. Kjo është e vetmja gjë që mbaj mend."

Policia në fillim nuk e dinte, nëse bëhet fjalë për një apo disa autorë të krimit, apo nëse ka të dyshuar në afërsi. Shumë shkolla në afërsi mbyllen. Njerëzit në dyqane fshihen. "Më pas erdhi policia dhe më tha të shtrihesha në tokë”, thotë Magnus Håkansson, që ishte duke udhëtuar në atë zonë. "Pashë shumë gjak, shumë gjak. Në fillim nuk pashë gjë, por kur dola pashë një të vdekur të shtrirë pranë derës".

Kurse Johannes Sjöberg sapo kishte çuar vajzën në shkollë me automjet, kur pa një sërë makinash të policisë që po i vinin përballë. Nga një shok i vajzës mësoi, se ç'kishte ndodhur dhe u kthye menjëherë. Me vajzën ai komunikoi për orë të tëra me SMS. Pastaj erdhi lajmi. Ajo është në siguri. "Ajo ka parë gjak dhe tmerr aty brenda. Shumë nxënës reaguan me panik", tregon Johannes. "Një përvojë e tmerrshme."

11 viktima, mes tyre edhe autori i dyshuar

Në orët e mbrëmjes u bë e qartë: 11 viktima pas të shtënave në shkollë. Një nga të vdekurit është autori i dyshuar, u shpreh shefi i policisë së Örebro, Roberto Eid Forest. Sipas të dhënave fillestare, autori i krimit nuk ka lidhje me bandat kriminale. Policia gjithashtu nuk dyshon për motiv terrorist. "Autori i dyshuar nuk ishte i njohur më parë për ne, supozojmë se ishte një autor i vetëm,” tha Eid Forest. "Por jemi ende në fillim të hetimeve”. isa media suedeze raportuan, se personi i veshur me të zeza në fund e drejtoi armën tek vetja.

Suedia është në zi. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen. Kryeministri suedez, Ulr Kristersson bëri fjalë për një errësirë që po shtrihet mbi vend. "Ajo që nuk duhet të ndodhë ka ndodhur tani në Suedi. (...) Kemi parë dhunë brutale vdekjeprurëse kundër njerëzve të pafajshëm. Këto janë të shtënat më të këqija në historinë suedeze. Ne e dimë se shumë njerëz në Örebro janë thellësisht të dëshpëruar. Shumë fëmijë janë të frikësuar dhe të shqetësuar.” Mbreti Karl XVI. Gustaf shprehet: Ai është thellësisht i pikëlluar, shkruan ai, dhe mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre. Jo vetëm Örebro, por e gjithë Suedia është në shok pas krimit./ DW

suedia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë