Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

KOSOVË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, bisedoi në Prishtinë me udhëheqësit politikë për synimet e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa e cilësoi në Prishtinë uljen e tensioneve në veri të Kosovës si të domosdoshme. Vetëm në këtë mënyrë Bashkimi Evropian mund t'i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
"Ngjarjet e fundit nuk duhet të përfaqësojnë trend të ri, por të jenë përjashtim që konfirmon se ekzekutivi në Prishtinë është i angazhuar për shtensionim të situatës dhe në këtë mënyrë të ecet përpara në rrugën evropiane."
Costa, i cili zhvilloi takime të ndara në Kosovë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti kërkoi angazhim në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Brukseli. "Siç e dini, këto masa lidhen me nevojën për t'i ulur tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Uroj që sa më shpejt të ndodhë ky shtensionim.
Pas shtensionimit mund të ecim përpara dhe t'i heqim masat”, tha Costa në një konferencë për media. Bashkimi Evropian vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pas një tensionimi të situatës në veri të Kosovës dhe ato masa vazhdon t'i mbajë, duke konsideruar se qeveria e Kosovës nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veri.
"Investimi më i madh gjeopolitik i Bashkimit Evropian"
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor e quajti si "investimin më të madh gjeopolitik të Bashkimit Evropian”. "Është një mundësi e madhe për Ballkanin Perëndimor dhe është thelbësore që të vazhdohet me agjendën e reformave dhe të përfitohen benefitet e saj”, tha Costa, duke vënë në pah se "normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në dobi të qytetarëve dhe ky proces është jetik për rrugëtimin e të dyja vendeve drejt Bashkimit Evropian”. "Siç e dini, është jetike të bëhet përparim i mirëfilltë dhe i qartë në dialog për t'i normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Costa.
Osmani kërkon heqjen e masave ndëshkuese
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga ana e saj, përsëriti kërkesën që BE-ja të heqë masat ndaj Kosovës, duke argumentuar se vendi "i ka përmbushur kërkesat e bllokut evropian për heqjen e masave”. "Kur janë marrë masat, janë paraqitur një sërë kërkesash, të cilat kanë përfshirë rikthimin në tavolinën e dialogut, gjë që ka ndodhur, krijimin e një baze të re ligjore për zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore, gjë që ka ndodhur, dhe organizimin e zgjedhjeve atje, gjë që ka ndodhur. E kuptoj që konsensusi brenda BE-së është i ndërlikuar dhe se Kosova duhet të angazhohet për të punuar me secilin shtet anëtar për t'i bindur ata për heqjen e masave”, tha Osmani.
Kurti kërkon trajtimin e aplikimit të Kosovës në Komisionin Evropian
Të njëjtën kërkesë për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, ia shprehu edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ky i fundit tha përmes një komunikate për media se "Kosova është evropiane në vlera, në histori dhe në kulturë dhe jemi plotësisht të përkushtuar për t'u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian".
"Kanë kaluar gati dy vite e gjysmë që nga aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, prandaj, thuhet në komunikatë, "kryeministri kërkoi nga presidenti Costa rol aktiv për dërgimin e pyetësorit dhe dhënien e statusit të vendit kandidat”. Edhe presidentja Osmani tha se "është koha që kjo të reflektohet jo vetëm me fjalë, por edhe përmes hapave konkretë”, duke shtuar se "është koha të trajtohet aplikimi ynë i dorëzuar në dhjetor 2022 për të ecur përpara drejt statusit të kandidatit për Kosovën”. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende.
Portugezi Antonio Costa u zgjodh president i Këshillit Evropian më 1 dhjetor 2024. Në kuadër të turit të tij në Ballkan, ai vizitoi Sarajevën, Beogradin dhe Podgoricën. Pas Kosovës, Antonio Costa viziton Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që mbahet më 16 maj në Tiranë./DW
KOSOVË- Nuk është shënuar ndonjë përparim për ta zhbllokuar ngërçin politik - pas dështimeve të nj&eu...
SHBA- Donald Trump u tha gazetarëve të enjten se kur bëhet fjalë për bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës,...
BEOGRAD- Kompania Affinity Partners, në pronësi të Jared Kushnerit, ka njoftuar se tashmë është i pasigurt fati i projektit p&eu...
GAZA- Shërbimet palestineze të emergjencës thanë sot se 103 persona u vranë nga bombardimet izraelite në Rripin e...
SHBA- Donald Trump-it do t'i "duhet të mendojë" nëse do të kandidojë për një mandat të katërt për presi...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti një marrëveshje të madhe gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme...
TURQI- Takimi midis Recep Tayyip Erdogan dhe Volodymyr Zelensky po zhvillohet në Pallatin Presidencial në Ankara. Volodymyr Zelensky, i cili ka mb&e...
TURQI- Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në bisedimet për çështjen ukrainase në Turqi, njoftoi zëd...
cassie, diddy SHBA- Anëtarëve të jurisë në gjyqin e Sean 'Diddy' Combs dje u treguan imazhe nga festat famëkeqe që organ...
vladimir putin RUSI- Kremlini komunikoi përbërjen e delegacionit të Rusisë, që të enjten (15.05.2025) udhëton p&eum...