BOTA

Osmani: Paqartësitë rreth integrimit të Kosovës krijojnë terren për armiqtë e demokracisë

M.B. Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 14:26
Osmani: Paqartësitë rreth integrimit të Kosovës
Vjosa Osmani

KOPENHAGA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të martën se paqartësitë rreth integrimit euroatlantik të Kosovës, po krijojnë terren të rrezikshëm për t’u shfrytëzuar nga armiqtë e demokracisë, ndërsa akuzoi Serbinë se po përpiqet të ndihmojë presidentin rus, Vladimir Putin, të çojë përpara synimet e tij në Ballkanin Perëndimor. Presidentja Osmani e cila po merr pjesë në Takimin e Kopenhagës për Demokraci, tha se në kuadrin aktual gjeopolitik është thelbësore që organizatat ndërkombëtare të mbajnë dyert e hapura për vendet demokratike.

“Paqartësitë në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike krijojnë një boshllëk shumë të rrezikshëm, të gatshëm për t’u shfrytëzuar nga armiqtë e demokracisë. Kjo pasiguri krijon tokë pjellore për Rusinë dhe zgjatimet e saj për të dëmtuar të gjitha arritjet tona të përbashkëta. Është thelbësore për NATO-n dhe Bashkimin Evropian, tani më shumë se kurrë, që të zbatojnë një politikë të dyerve të hapura për demokracitë e konsoliduara si Kosova, për t’u siguruar se asnjë rajon nuk do të mbetet i cenueshëm ndaj forcave përçarëse të (Vladimir) Putinit”, tha ajo.

Kosova është e fundit në proceset integruese evropiane, ndërsa po përballet me trysni të shtuar nga perëndimi për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe si kusht për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

“Tani po na thuhet se duhet të themeloni Asociacionin por ne pyesim a do ta zbatojë Serbia pjesën e saj njëkohësisht, që nënkupton të votojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe askush nuk po kërkon nga Serbia ta bëjë një gjë të tillë. Prandaj mendoj se kjo mungesë e plotë e baraspeshës po shkatërron vërtetë besueshmërinë e dialogut dhe po nxit shumë pikëpyetje në Kosovë meqë nëse vetëm njëra palë do të duhet ta zbatojë atëherë ku është qëllimi i një marrëveshjeje”, tha ajo.

Muajin e kaluar Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm. Por, përfshirja e saj në rendin e ditës së takimit të Këshillit të Ministrave që mbahet të enjten, duket se u pamundësua meqë Kosova refuzoi të hedh hapa drejt themelimit të Asociacionit. Themelimi i Asociacionit është pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi që u arrit vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër. Presidentja Osmani tha se Kosova nuk u shmanget detyrimeve të saj, por kërkon që Serbia të përmbushë detyrimet në të njëjtën kohë.

“Ndërsa Serbia po bën pikërisht të kundërtën duke thënë se nuk do të njohim kurrë defacto as dejure Kosovën, ne nuk do ta lejojmë kurrë Kosovën të anëtarësohet në asnjë organizatë ndërkombëtare, shtrohet pyetja se cilat janë garancitë që ne do të kemi, posaçërisht në aspektin e sigurisë, për të mos e lejuar këtë Asociacion të na dalë tërësisht jashtë kontrollit. Le të shohim për shembull problemet me të cilat po përballet Bosnje e Hercegovina për shkak të Republikës Serbe”, tha ajo.

Presidentja Osmani tha se projekt statuti i hartuar nga diplomatët perëndimorë, i cili iu dorëzua palëve tetorin e vitit të kaluar nuk i ngjan mekanizmit të Republikës Serbe por duhet siguruar që ai të mos krijojë probleme në Kosovë. Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t'u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit ndaj pretendimeve serbe për Kosovën. Bashkimi Evropian ka theksuar në disa raste se zbatimi i marrëveshjes së vitit të kaluar është detyrim ligjor për të dyja palët dhe kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane./ VOA

vjosa osmani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë