BOTA

Osmani: Shpronësimet në veri, në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës

M.B. Përditësimi i fundit 7 Qershor 2024, 19:54
Osmani: Shpronësimet në veri, në përputhje të
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha të premten se shpronësimet në veri të vendit janë në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës ndërsa kërkoi nga institucionet që kjo çështje t’u shpjegohet në hollësi partnerëve të Kosovës që kanë shfaqur shqetësime rreth procesit.

“Ju e dini që është jashtëzakonisht e rëndësishme, e domosdoshme për sigurinë e të gjithë neve pavarësisht ku jetojmë brenda Kosovës, që veriu i Kosovës të mbrohet nga sulmet e Serbisë dhe në mënyrë që Kosova të mbrohet ne kemi nevojë për prezencë të institucioneve tona të sigurisë të cilat e kanë mbrojtur heroikisht dhe me sukses deri sot çdo cep të vendit tonë, prandaj derisa shpronësimet janë në përputhje të plotë me ligjet e aplikueshme, me Kushtetutën e Kosovës dhe pesë hapat që janë e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut”, tha ajo.

Me 30 maj qeveria e Kosovës miratoi vendimin përfundimtar për shpronësim të disa pronave në komunat e Leposaviçit dhe Zubin Potokut, të banuara me shumicë serbe, në funksion të realizimit të sic thuhet, “Projekteve Infrastrukturore të Interesit Publik” në këto komuna. Qeveria parasheh që në disa nga ato toka të shpronësuara të ndërtojë edhe stacione të policisë.

Por, vendimi ngjalli reagimin e ambasadorëve të vendeve të Quint-it, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së në Kosovës, të cilët nëpërmjet një deklarate shprehën keqardhjen për vendimin e qeverisë duke e kritikuar atë për shkeljen e ligjeve dhe rregulloreve të veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit.

Qeveria e Kosovës hodhi poshtë vlerësimet e diplomatëve perëndimorë duke theksuar se reagimi perëndimorë “konstaton në mënyrë të gabuar gjendjen faktike dhe bën vlerësim ligjor të pabazuar në argumente”.

Qeveria tha se në vendimin përfundimtar ka pasqyruar vendimet e gjykatave dhe ka përjashtuar nga shpronësimi pronat e paditësve të suksesshëm dhe sipas tyre ligji për shpronësim është zbatuar njësoj si në tërë komunat tjera të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani tha se përkrahë çdo veprim që është në interes të sigurisë kombëtare dhe të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Besoj që ka ende hapësirë ndoshta për komunikim që të shpjegohen të gjitha këto çështje në detaje nga institucionet përgjegjëse te partnerët tanë dhe në mënyrë që të sigurohen të gjithë që e tëra që Kosova ka bërë ka respektuar një standard të Gjykatës Evropiane të cilin e respektojnë dhe e përcjellin të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës”, tha presidentja Osmani.

Presidentja Osmani tha se me shpronësimet në veri të vendit nuk sheh ndonjë tendencë për diskriminim mbi baza etnike, por vetëm respektim të standardeve që i ka paraparë edhe Kushtetuta por edhe Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut.

Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se dallimet nuk kanë të bëjë me anën ligjore të veprimeve, por me mënyrën se si po zbatohet ligji.

"Dua ta ilustroj me dy shembuj. Tek çështja e shpronësimit, askush nuk e konteston se qeveria e ka autoritetin të kryejë shpronësim toke. Por në të gjitha shoqëritë demokratike, shpronësimi i tokës – marrja e tokës për shkak të nevojave të qeverisë për atë tokë, megjithë kundërshtimin e pronarëve, është diçka që bëhet si zgjidhje të fundit, diçka që bëhet në rrethana të skajshme. Kur një gjë e tillë ndodh në pjesën veriore të Kosovës, ku tensionet janë tashmë të ngritura dhe ku qytetarët kanë dyshime nëse qeveria me të vërtetë po vepron në interesin e tyre, duhen pasur parasysh në veçanti ndjeshmëritë e komunitetit. Duhen përpjekjet maksimale për komunikim dhe një angazhim i plotë me komunitetin në një formë që nuk lë asnjë hapësirë për keqkuptim, me vëmendje për çdo detaj", tha ai.

Ambasadori Hovenier tha se ka pasur disa diskutime me qeverinë e Kosovës për interpretimin e ligjit dhe për faktin se nuk janë përmbushur të gjitha kriteret ligjore.

"Kemi shprehur shqetësimet tona për mënyrën se si qeveria është angazhuar me komunitetet e prekura nga ky vendim dhe kemi shprehur zhgënjimin tonë që këshilla jonë nuk është marrë parasysh", tha ai.

Shpronësimet në veri patën ngjallur reagimin e qytetarëve serb të cilët thanë se autoritetet në Prishtinë po synojnë të ndërtojnë baza të policisë në tokat e shpronësuara. Disa nga pronarët iu drejtuan gjykatave dhe të paktën 8 hektarë toke u përjashtuan nga shpronësimi./ VOA

vjosa osmani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë