BOTA

Pacientët në QKUK në lista pritjesh nga viti 2020

n.f Përditësimi i fundit 18 Shtator 2024, 18:10
Pacientët në QKUK në lista pritjesh nga viti 2020
Foto ilustruese

KOSOVË- Qendra Klinike Universitare e Kosovës është e mbingarkuar me rreth 10.000 pacientë që lëngojnë në lista të pritjes për shërbime thelbësore mjekësore. Zyra e Auditorit Kombëtar gjeti se pjesa më e madhe e tyre endet në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, pasuar nga Ortopedia, Oftalmologjia, Kardiologjia, Radiologjia dhe Kardiokirurgjia.

Pritja mesatare atje arrin në gati tre vjet, sipas raportit të Auditorit, që u publikua në fund të muajit të kaluar. Auditori e hodhi përgjegjësinë te Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), duke thënë se këto institucione nuk kanë arritur t’i krijojnë kushtet e nevojshme për trajtimin në kohë të pacientëve.

Ministria nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment, ndërsa SHSKUK-ja tha se pritjet e gjata do të vazhdojnë edhe për një kohë. Sipas Auditorit, situatës së tillë i kontribuon mungesa kritike e personelit mjekësor, e sidomos anesteziologëve, e cila çon në shtyrjen e operacioneve.

Kujtimit - nga Drenasi, pjesa qendrore e Kosovës - iu desh të priste më shumë se tre vjet për të operuar venat në njërën këmbë. Radio Evropa e Lirë bisedoi me të më 9 shtator - ditën kur ishte shtrirë në Kirurgjinë Vaskulare për t’iu nënshtruar operacionit. Se sa urgjent ishte rasti i tij, tha se nuk e dinte, por se “pritja ishte e lodhshme”.

“Ndoshta do të shkoja në ndonjë institucion privat, por nuk i kisha mundësitë. Sistemit publik, po ashtu, i besoj më shumë”.

Ndërhyrja në vena në spitalet private në Kosovë kushton së paku një mijë euro, ndërsa në QKUK ky shërbim nuk paguhet. Në Kirurgjinë Vaskulare të QKUK-së, auditori gjeti edhe raste të pacientëve të regjistruar në listë të pritjes në janar të vitit 2020, të cilët u operuan në prill të vitit 2024.

Drejtori i klinikës, Hajriz Rudari, numëron dy arsye për këtë: mungesën e anesteziologëve dhe të shtretërve. Rastet që presin më gjatë, sipas tij, janë ato me probleme në vena, e që, siç thotë, janë më të lehta.

“Në klinikën tonë trajtohen sëmundje të ndryshme, përfshirë problemet arteriale, problemet venoze, e shto këtu edhe patologjinë e shputës diabetike. Ne jemi i vetmi vend në Kosovë, ku merremi me problemet dhe komplikimet e shputës diabetike. Shputa diabetike kërkon trajtim të gjatë në klinikë dhe [mungesa e shtretërve] - përveç mungesës së anesteziologëve - është arsyeja përse krijohen lista të gjata pritjeje”, thotë Rudari për Radion Evropa e Lirë.

Në klinikën që udhëheq ai, janë 24 shtretër për të gjitha llojet e patologjive. Sipas stafit, aty mund të pranohen çdo ditë pune nga 24 pacientë, me kusht që ata pacientë të lirohen një ditë pas pranimit. Por, kjo është e pamundur të ndodhë, pasi një pacient qëndron në klinikë, mesatarisht, pesë ditë.

Të dhënat e klinikës nga vitet 2019-2023 tregojnë se aty, çdo muaj, janë trajtuar mesatarisht 106 pacientë. QKUK-ja ka Klinikën e Anesteziologjisë, prej nga specialistët e kësaj fushe angazhohen në sallat operative dhe jooperative të të gjitha klinikave, e që gjithsej janë 32.

Anesteziologjia ka, aktualisht, 48 anesteziologë. Sipas udhëheqësve të saj, numri është i pamjaftueshëm për t’i mbuluar në kohë të gjitha kërkesat.

“Vështirësitë shtohen edhe për shkak të angazhimit të tyre në kujdestari të shpeshta - çdo të gjashtën ditë e herë-herë edhe çdo të tretën”, thotë drejtori Gazmend Spahija për Radion Evropa e Lirë.

Kjo klinikë, prej vitesh, përballet me numër të reduktuar të anesteziologëve. Shumë prej tyre kanë kaluar në institucione private ose kanë migruar jashtë vendit, kryesisht në shtete të BE-së. Deri më tash këtë vit, janë larguar dy, sipas Odës së Mjekëve të Kosovës. Ndërsa, në periudhën 2019-2023 janë larguar 29.

Përveç anesteziologëve, janë edhe specialistë të tjerë që largohen nga QKUK-ja. Sipas Odës së Mjekëve, në pesë vjetët e fundit janë larguar gjithsej 142. Nga kjo odë thonë se arsyet e atyre që largohen, lidhen me kushtet jo të mira në QKUK dhe pagat, vlera bazë e të cilave sillet rreth 1.200 euro.

Radio Evropa e Lirë arriti të bjerë në kontakt me një anesteziolog që është larguar para një viti nga QKUK-ja, por nuk deshi të identifikohej dhe të jepte hollësi për institucionin ku është i angazhuar tani.

“Për një punë të madhe në QKUK, ti paguhesh aq sa paguhen edhe të tjerët që bëjnë punë shumë më të vogla”, tha shkurtimisht ai.

Në raportin e Auditorit thuhet se SHSKUK-ja, që mbikëqyr QKUK-në dhe shtatë spitalet rajonale të Kosovës, ka zhvilluar gjatë viteve 2019-2023 dy procese të rekrutimit të anesteziologëve. Sipas raportit, atëkohë janë rekrutuar vetëm 23 syresh, që do të thotë se nuk janë zëvendësuar të gjithë mjekët e larguar.

Udhëheqësit e SHSKUK-së thonë se Klinika e Anesteziologjisë ka nevojë për së paku 100 anesteziologë, në mënyrë që shërbimet të ofrohen në kohë. Sipas drejtorit Elvir Azizi, mungesa e tyre do të vazhdojë edhe për një kohë. Vitin e ardhshëm, specializimin në anesteziologji pritet ta përfundojnë mbi 15 mjekë, por se nuk është e sigurt nëse të gjithë ata do të shërbejnë në sistemin publik, sepse disa e kanë vetëfinancuar aftësimin dhe kanë të drejtë të zgjedhin.

“Mendoj se me një organizim pak më të mirë mund të ketë përmirësime. Jemi duke punuar në këtë drejtim”, tha Azizi në një mbledhje të bordit të SHSKUK-së që u mbajt javën e kaluar.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, në bashkëpunim me SHSKUK-në, bën planifikimin e burimeve njerëzore. Por, kjo ministri nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me gjetjet e Auditorit.

Përveç mungesës së anesteziologëve, klinikat me lista të gjata pritjesh kanë edhe mangësi të tjera - Oftamologjisë, për shembull, për një kohë i kanë munguar thjerrëzat, ndërsa Ortopedisë protezat. Shërbimi publik shëndetësor i Kosovës përcillet me sfida të tilla që nga paslufta.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët edhe për mungesë të gjërave bazike - nisur nga çarçafët deri te sapunët, apo për të sëmurë me kancer që marrin kimioterapi në salla të improvizuara të QKUK-së. Derisa kritikët flasin për keqmenaxhim, janë pacientët ata që bartin barrën e këtyre krizave./ REL

qkuk kosove paciente

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë