BOTA

Pakt i emigracionit/ Të rejat nga politika europiane: Si do të zhvillohen proceset e azilit në kufijtë e jashtëm?

n.f Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 08:13
Pakt i emigracionit/ Të rejat nga politika europiane: Si do të
Emigrantë

BRUKSEL- Diskutimet zgjatën për vite me radhë dhe tani vendet anëtare të BE i vunë vulën një pakete ligjore që pritet të ashpërsojë procesin e azilit dhe të mbyllë edhe më shumë kufijtë. Si do të funksionojë kjo? Pas gati një dekade bisedimesh këmbëngulëse, Këshilli i BE-së, pra përfaqësuesit nga 27 vendet anëtare, i vunë vulën të martën (14.5.2024) reformimit me themel të procesit të azilit në BE.

I ashtuquajturi Pakti i Migracionit, që përbëhet nga dhjetë ligje, do të ulë sidomos shifrat e ardhjeve të reja të migrantëve, do të shpejtojë proceset e azilit dhe do t'i vendosë ato në kufijtë e jashtëm të BE-së. Sipas të dhënave nga zyra e statistikave të BE-së, Eurostat, numri i kërkesave për azil ka qenë vitin e kaluar 1,14 milionë. Prej vitesh ky numër ka qenë vazhdimisht në rritje. Përveç kësaj, që prej vitit 2022, në BE janë vendosur rreth katër milionë refugjatë lufte të ardhur nga Ukraina.

Si do të zhvillohen proceset e azilit në kufijtë e jashtëm?

Mbas mbërritjes me rrugë tokësore, detare, apo ajrore azilkërkuesit dhe refugjatët, duhet të identifikohen brenda shtatë ditësh dhe të regjistrohen në të dhënat e zgjeruara biometrike, "Eurodac".

Migrantët nga shtetet me kuotë pranimi nën 20 përqind do të mbahen në kufi, pa lëvizur për një periudhë kohore maksimumi 12 javë. Në këto kampe që duhet tani të ngrihen në Greqi, Itali, Maltë, Spanjë, Kroaci dhe Qipro do të merret vendimi se kush do të kthehet mbrapsht në vendlindje, pa qenë nevoja për të bërë verifikime të tjera. Kjo prek një pakicë të të ardhurve. Kapaciteti i këtyre kampeve duhet të jetë në gjithë BE-në, për 30 mijë vetë.

Migrantët nga shtetet me kuotë më të lartë pranimi do të hyjnë në proces normal azili. Ky proces, që mund të zgjasë sot për vite të tëra, duhet kryer në periudhë më të shkurtër kohore. Azilkërkuesit, kërkesa e të cilëve refuzohet, duhet të dëbohen direkt prej kufijve të jashtëm.

Si do të lehtësohen shtetet që ndodhen në kufijtë e jashtëm?

Shtetet e BE-së, në të cilat emigrantët mbërrijnë së pari do t'ua japin shteteve të tjera të BE-së një pjesë të azilkërkuesve ose emigrantëve që kanë shanse të mëdha për të marrë azilin. Midis shteteve anëtare të BE-së, duhet të sundojë një „solidaritet i detyrueshëm”. Shtetet si Hungaria, që nuk duan të pranojnë njeri, duhet të paguajnë një kompesim ose t'i dërgojnë personel dhe pajisje shteteve të BE-së, ku emigrantët hedhin hapin e parë kur hyjnë në BE. Shuma për kompesimin është 20 mijë euro për çdo migrant që nuk pranohet.

Ky system kompesimi nuk është vendosur me ligj, por duhet parë nga rasti në rast nga vendet anëtare. Nëse një vend ndihet i mbingarkuar, atëherë ai mund t'i lehtësojë ligjet dhe të kërkojë më shumë solidaritet. Në rast se ndodh ky "rast krize”, atëherë të 27 shtetet i marrin vendimet së bashku. Është lënë pra kështu shumë hapësirë për grindje politike.

Si do të lehtësohen vendet e synuara nga migrantët?

Shumë azilkërkues kanë dashur deri tani që nga Greqia apo Italia të shkojnë direkt në Gjermani, Austri, Francë ose Holandë e Belgjikë. E njëjta gjë vlen edhe për azilkërkuesit, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar. Shteti ku migrantët shkojnë fillimisht, si përshembull Italia, do ishte faktikisht i detyruar t‘i pranojë sërish ata migrantë, kërkesa për azil e të cilëve nuk është pranuar nga vendet e tjera. Por në praktikë kjo gjë nuk ndodh. Pakti i ri i Migracionit e përpunon edhe një herë këtë rregull. Joshjet për migracion të brendshëm në BE, të ashtuquajturat faktorë tërheqës, duhen dobësuar nëpërmjet vendosjeve të kushteve të pranimit dhe pagesave të unifikuara në gjithë BE-në.

Do të thjeshtësohen dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar?

Pakti i ri i Migracionit parashikon që në të ardhmen njerëzit të dëbohen më herët dhe do të kthehen në vendet që janë shpallur vende të sigurta origjine ose tranziti. Për këtë BE është duke u munduar të arrijë më shumë marrëveshje me vendet e treta, në mënyrë që këto të pranojnë më shumë migrantë të refuzuar. Si shembull këtu përmendet shpesh marrëveshja e arritur së fundi me Tunizinë.

Me anë të ndihmave ekonomike, Tunizia ka deklaruar të pranojë sërish qytetarët e vet. Kurse njerëzit nga Afrika poshtë Saharasë, që migrojnë në BE nëpërmjet Tunizisë, qeveria tuniziane ka thënë se nuk do t'i lejojë të hyjnë në Tunizi. Një marrëveshje e arritur me Turqinë në vitin 2016, bëri që për katër vjet me rradhë në Greqi të hyjnë më pak refugjatë sirianë. Ndërkohë kjo marrëveshje nuk është më në fuqi, sepse Turqia nuk i pranon më sirianët që vijnë nga Greqia.

Si mund të pengohet parashtrimi disa herë i kërkesave për azil?

Mbrojtësit e kufirit të BE-së, do të bëjnë në të ardhmen regjistrimin e të gjitha hyrjeve në BE, pa krijuar boshllëqe dhe do t'i hedhin të dhënat biometrike në një bankë të zgjeruar të dhënash, që do të përdoret nga të gjitha autoritetet e Europës.

Kështu do të shihet nëse një migrant, kërkesa e të cilit nuk është pranuar në Greqi, të bëjë përshembull kërkesë për azil edhe në Austri, ose të udhëtojë në shumë vende të BE-së. Këta azilkërkues do të detyrohen më lehtë të kthehen në vendin ku kanë shkelur së pari BE-në dhe nga andej, në vendin e origjinës. Përpjekja për të detyruar regjistrimin është bërë disa herë që nga viti 2015. Banka e deritanishme e të dhënave, Eurodac, në të cilën ruhen vetëm shenjat e gishtave, ka pasur boshllëqe të mëdha dhe mangësi teknike.

Pse mbetet i diskutueshëm Pakti i Migracionit?

Ata që e përkrahin Paktin argumentojnë se ashpërsimi i rregullave dhe proceseve, që çojnë në dëbime më të shpejta, do të ndikojë në vazhdimësi në krijimin e klimës së frikësimit. Kështu më pak njerëz do të marrin rrugën e migracionit, sepse shanset për të qendruar në Europë me një kërkesë të refuzuar azili ose pa një proces tjetër të rregullt, do të pakësohen.

Ata që e kritikojnë Paktin ankohen se e drejta e azilit në BE është dobësuar dhe në të ardhmen do të dëbohen edhe ata që kanë vërtet nevojë për mbrojtje. Vdekja e refugjatëve në Detin Mesdhe do të vazhdojë.

Tani, meqenëse ligjet dhe dekretet e ndryshme të Paktit të Migracionit, duhet të zbatohen, pritet të shihet nëse dhe si të gjitha shtetet anëtare të BE-së do t'i respektojnë detyrimet e reja. A do të ngrejë Italia kampe të mbyllura në kufi? A do të tregojnë vërtet solidaritet për të pranuar migrantët ose për të financuar pranimin e tyre vendet e veriut dhe lindjes së Europës? Zbatimi i rregullave të reja do të zgjasë deri në dy vjet. Kështu që pas disa vitesh do të shihet nëse numri i azilkërkuesve do të bjerë vërtet.

Marrë nga DW

politikat europiane emigracion be

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë