
LINDJE E MESME- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e ka paralajmëruar shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që Teherani është gati për përgjigje “të vendosur”, nëse Izraeli sulmon shtetin e tij, si hakmarrje për sulmin me raketa. Republika Islamike ka lëshuar 200 raketa drejt Izraelit më 1 tetor, si hakmarrje për vrasjet e dy aleatëve të tij të ngushtë, liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh dhe liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, si dhe një gjeneral iranian.
Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës teksa Izraeli lufton grupet e mbështetura nga Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin - grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - në Gazë. Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant është zotuar javën e kaluar që masat hakmarrëse të vendit të tij do të jenë “vdekjeprurëse, precize dhe befasuese”.
“Irani, duke bërë përpjekje për të mbrojtur paqen dhe sigurinë në rajon, është plotësisht i përgatitur për një përgjigje të vendosur”, ndaj Izraelit, ka thënë ministri Araghchi, përgjatë një bisede telefonike me Guterresin.
Përgjatë thirrjes telefonike, Araghchi u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për t’i përdorur të gjitha resurset “për t’iu dhënë fund krimeve dhe agresionit të regjimit izraelit dhe për të dërguar ndihmë humanitare në Liban dhe Gazë”.
Diplomati i lartë iranian ka biseduar përmes telefonit edhe me homologun e tij francez, Jean-Noel Barrot. Përgjatë thirrjes, Araghchi e ka përmendur nevojën e ndaljes së sulmeve izraelite në Liban, ka paralajmëruar kundër “aventurave të reja” të armikut të përbetuar, dhe ka bërë thirrje për largim të “pengesave” izraelite për të dërguar ndihma te personat e zhvendosur. Në javët e fundit, Araghchi e ka vizituar Libanin, Sirinë, Arabinë Saudite, Katarin, Irakun dhe Omanin në përpjekje për t’i ulur tensionet./ REL
irani
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
16 Tetor13:11
Vullin përsëri në Moskë, takohet me shefin e spiunazhit të Rusisë
Vulin
RUSI- Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vullin, është takuar të mërkurën me dr...
n.f
BOTA
16 Tetor13:08
Tërmeti 5.9 ballë në Turqi, shemben tre ndërtesa, banorët në panik (VIDEO)
Turqi
TURQI- Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi ka lëkundur fuqishëm në orën 10:46 të mëngjesit rajo...
n.f
BOTA
16 Tetor13:08
VIDEO/ Tërmeti i fortë në Turqi lëkund studion televizive, spikeren e zë paniku në mes të transmetimit live: O zot vazhdon akoma, djema!
Spikerja
TURQI- Mëngjesin e sotëm Turqia është goditur nga një tërmet 5.9 ballë. Ndërkohë pamje nga momentet e...
M.B.
BOTA
16 Tetor10:58
"Shkundet" Turqia, godet tërmeti me magnitudë 5.9 ballë
TURQIA- Turqia lindore është tronditur sot rreth orës 10:00 nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë, n&e...
M.B.
BOTA
16 Tetor08:10
“Qeveritë zgjodhën arrestimet, dhunën dhe format e tjera të shtypjes!" Freedom House: Liria globale e internetit shënoi rënie për të 14-tin vit radhazi
SHBA- Organizata Freedom Houese me seli në Shtetet e Bashkuara tha të mërkurën se censura dhe manipulimi i përmbajtjeve dëmtuan ...
n.f
BOTA
15 Tetor22:55
Gazprom po shet hotele dhe resorte pas humbjeve të mëdha vjetore për herë të parë në 25 vjet
Foto ilustruese
RUSI- Gjigandi rus energjetik, Gazprom njoftoi të martën planet për të shitur një numër hotelesh dh...
n.f
BOTA
15 Tetor22:43
SHBA sanksione ndaj grupit që mbledh fonde për ‘Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës’
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën të martën sanksione ndaj një organizatë që sipas zyrtarëve amerikan&e...
n.f
BOTA
15 Tetor22:42
Arrestohet në Teheran ish-gazetari i REL-it dhe shtetasi amerikano-iranian
Gazetari
TEHERAN- Një ish-gazetar i Radios Evropa e Lirë (REL), i cili u kthye në Iran pas shumë vjetësh jashtë vendit, ë...
n.f
BOTA
15 Tetor22:42
Udhëheqësi i Nikaraguas: Netanyahu dhe Zelenskyy janë fëmijë të Hitlerit dhe djallit
Foto ilustruese
NIKARAGUA- Udhëheqësi i Nikaraguas, Daniel Ortega në një fjalim u shpreh se kryeministri izraelit ...
n.f
BOTA
15 Tetor21:21
Rreth 2.000 njerëz morën pjesë në varrimin e 19 viktimave të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Bosnje
Varrimi
BOSNJË- Rreth 2.000 njerëz morën pjesë të martën në varrimin e 19 njerëzve që humbën jetën s...