BOTA

Parandalimi i mbërritjes së refugjatëve sirianë, BE planifikon marrëveshje emigracioni me Libanin

M.B. Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 09:22
Parandalimi i mbërritjes së refugjatëve sirianë, BE
Foto ilustruese

BRUKSEL- Brukseli dhe Bejruti duan të bien dakord që Libani do të parandalojë më shumë refugjatë sirianë që duan të vijnë në BE. Në këmbim vendi do të marrë miliarda ndihmë financiare. Si mund të zvogëlohet numri i refugjatëve që përpiqen të vijnë ilegalisht në Bashkimin Evropian? Përgjigja për këtë pyetje preokupon prej vitesh krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së. Ideja e tyre e fundit: marrëveshje për migracionin. Sot më 2 maj, shefja e Komisionit Ursula von der Leyen shkon në Bejrut së bashku me Presidentin e Qipros, Nikos Christodoulidis, për të përfunduar një marrëveshje të tillë me Libanin.

Christodoulidis kishte dhënë më parë alarmin se vendi i tij "nuk ishte më në gjendje të pranonte refugjatë sirianë". Vetëm që nga fillimi i vitit 2024 në ishullin në e Mesdheut Lindor kanë arritur në mënyrë të parregullt  rreth 4,000 vetë - në tremujorin e parë të vitit të kaluar kishte vetëm 78. Kampet e refugjatëve janë të mbipopulluara, shpjegoi Christodoulidis. Së fundmi ai i kishte udhëzuar autoritetet e vendit të tij të ndalonin shqyrtimin e kërkesave për azil nga refugjatët sirianë.

Pse BE dëshiron të mbështesë Libanin?

Që prej shpërthimit të luftës civile në Siri në vitin 2011, Libani ka pranuar më shumë se 1.5 milionë refugjatë nga vendi fqinj. Distanca në linjë ajrore nga Tripoli, në veri të vendit, deri në Larnaka në Qipro, është rreth 200 kilometra. Refugjatët sirianë përpiqen vazhdimisht ta kapërcejnë këtë rrugë me anije.

Vetë Libani është në një krizë të rëndë ekonomike; Brukseli është gjithashtu i shqetësuar se lufta në Rripin e Gazës mund të ketë ndikim edhe në Liban, veçanërisht nëse përshkallëzohet konflikti midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut radikal islamik në Libanin jugor. Sepse nëse ndodh kjo BE-ka ka frikë se edhe më shumë vetë mund të largohen nga Libani drejt Evropës.

Javën e kaluar, kryeministri i Libanit Najib Mikati i bëri thirrje BE-së që ta ndihmojë vendin e tij "të riatdhesojë refugjatët sirianë". Ai bëri thirrje gjithashtu për "më shumë mbështetje për forcat e armatosura dhe shërbimet e sigurisë" si dhe për "projektet e zhvillimit dhe të investimit në fushat e energjisë së rinovueshme, të ujit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm".

Para për pranimin e refugjatëve

BE-ja duket e gatshme ta ndihmojë Libanin në këtë drejtim - dhe në këmbim po kërkon që Bejruti të bëjë më shumë për të ndaluar refugjatët të kalojnë Mesdheun. Flitet për "mbështetje financiare dhe politike shumëvjeçare” deri në vitin 2027. BE-ja  ka lidhur tashmë marrëveshje të tilla me disa shtete në Afrikën e Veriut: në disa raste ajo u paguan miliarda shteteve në vështirësi ekonomike. Marrëveshje të tilla ka me Mauritaninë dhe Tunizinë, për shembull.

Në mes të marsit BE-ja nënshkroi një marrëveshje të tillë edhe me Egjiptin. Sipas saj Egjipti do të marrë 7.4 miliardë euro nga Brukseli brenda katër viteve - si kredi, por edhe si investime në teknologjitë e gjelbra apo digjitalizimin e vendit. Në këmbim Egjipti duhet të veprojë më me  forcë kundër kontrabandistëve dhe trafikantëve të qenieve njerëzore dhe të mbrojë më mirë kufijtë e tij me Sudanin dhe Libinë./ DW

be liban

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë