BOTA

Parlamenti Evropian verifikon komisionerët e rinj, DW: 26 politikanë do të jenë për tre orë "në karrige të nxehtë" në Bruksel!

n.f Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2024, 11:31
Parlamenti Evropian verifikon komisionerët e rinj, DW: 26 politikanë
Foto ilustruese

BRUKSEL- Eurodeputetët do të verifikojnë për disa ditë përshtatshmërinë e komisionerëve të rinj të BE-së. Ka mundësi që disa prej tyre të mos kalojnë, por kjo ndodh rrallë. 26 politikanë do të jenë "në karrige të nxehtë" në Bruksel këto ditë (4-12.11). Parlamenti Evropiando t'i marrë ata në pyetje dhe do të verifikojë nëse janë të përshtatshëm për postet më të larta në Komisionin e ri Evropian - institucioni qendror i BE-së, ku ka 38.000 të punësuar.

Secili kandidat përballet tre orë me pyetje të shumta nga tetë grupe deputetësh të Parlamentit Evropian. Vetëm kur deputetët në plenum të miratojnë plotësisht përbërjen e re të Komisionit Evropian, ekipi i ri i drejtuar nga presidentja e vjetër dhe e re Ursula von der Leyen mund të fillojë punën më 1 dhjetor. Ursula von der Leyen tashmë është konfirmuar nga Parlamenti Evropian me propozimin e shteteve anëtare.

Çfarë lejohet të pyesësh?


Në parim, gjithçka. Deputetët përgatisin pyetje për karrierën profesionale, interesat financiare, pikat e errëta në biografi, qëndrimet morale dhe politike. Qëllimi është të ekspozohen dobësitë e kandidatëve meshkuj dhe femra. Vlerësohet edhe sjellja gjatë verifikimit: vetëbesimi, irritimi, belbëzimi apo deklaratat e (pa)qarta.

Marrja në pyetje zhvillohet sipas rregullave strikte, caktohet koha e të folurit. Pas marrjes në pyetje, anëtarët e komisionit përkatës votojnë me dy të tretat e shumicës për të vendosur menjëherë nëse testi kalohet apo jo.

Çfarë ndodh nëse dikush nuk kalon?


Deputetët i bëjnë thirrje vendit prej nga vjen kandidait i cili nuk ka kaluar, të dërgojë një kandidat të ri. Por edhe ky kandidat i ri duhet të kalojë në votim.

Që nga viti 2004, parlamenti ka refuzuar gjashtë herë kandidatët, si një lloj demonstrimi i fuqisë së tij mbi Komisionin Evropian. Në vitin 2004, kjo i ndodhi italianit ultra-konservator Rocco Buttiglione, i cili i quajti homoseksualët "mëkatarë, e jo kriminelë". Edhe kandidatja franceze Silvi Gulard është detyruar të heqë dorë nga kandidatura në vitin 2019, për shkak të dyshimeve për angazhimin e saj me kompanitë amerikane.

Cilët kandidatë mund të kenë probleme?


Klubet e majta dhe liberale të deputetëve në parlament kanë në shënjestër veçanërisht komisionerin evropian, hungarez Oliver Varhelyi. Ai ishte Komisioner për Zgjerimin në mandatin e fundit, ndërsa tani kandidon për sektorin e shëndetit dhe mbrojtjes së kafshëve. Varhelyi konsiderohet si një ndjekës besnik i kryeministrit të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban.

Tre grupe të krahut të djathtë dhe krahut të djathtë ekstrem në Parlamentin Evropian mund të kundërshtojnë kandidatin belg Hajja Lahbib, i cili është me orientim liberal. Refuzimi është i mundshëm edhe për kandidaten nga Bullgaria, Ekatarina Zaharieva. Ish-ministrja e Jashtme bullgare u përfshi në një skandal rreth shitjeve të shtetësisë bullgare.

Edhe kandidati nga Malta mund të mos kalojë. Disa deputetë kritikojnë Glenn Micallef, shefin e kabinetit të kryeministrit maltez, se ka shumë pak përvojë politike për postin e komisionerit për rininë, kulturën dhe sportin.

Kandidati italian i djathtë Rafale Fito me gjasë do të kalojë pa problem. Parlamenti ka rezerva, por dyshohet se do të rrezikojë të refuzojë kandidatin e kryeministres italiane të krahut të djathtë, Gjorgje Meloni. Meloni ka ndikim në Bruksel dhe paraqitet gjithmonë si pro-evropiane që ka hequr me sukses etiketën postfashiste nga emri i saj.

Çfarë roli luan Viktor Orban në sfond?


Nëse parlamenti refuzon komisionerin hungarez, kryeministri Orban mund të vonojë inaugurimin e Komisionit të ri të BE-së për disa javë apo dhe muaj. Nëse ai nuk do të dërgonte një kandidat tjetër, ose nëse dërgon dikë të papërshtatshëm, Parlamenti nuk do të mund të konfirmonte Komisionin Evropian në tërësi dhe ai nuk do të mund të merrte detyrën.

Orban shihet si kundërshtar i BE-së dhe mund të luajë rolin e bllokuesit. Për një kohë të gjatë ai beson se diçka thelbësore duhet të ndryshojë në Bruksel dhe në BE, sepse, sipas tij, Komisioni Evropian po sillet si "byro politike nga koha e ish-Bashkimit Sovjetik".

BE-ja aktualisht ka bllokuar për momentin miliarda euro për Hungarinë nga buxheti evropian pasi Viktor Orbán injoron vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe qeverisë në mënyrë autokratike vendin e tij.

Çfarë është e re në Komisionin e ri Evropian?


Presidentja Ursula von der Leyen parashikoi një strukturë të re funksionesh për mandatin e saj të dytë. Komisioni ka vënë më shumë theks në forcimin e ekonomisë evropiane në tranzicionin drejt prodhimit neutral ndaj klimës, por më pak në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Portofolet e reja janë Mbrojtja, Mbrojtja e kafshëve, Ndërtimi i banesave dhe Mesdheu. Mesdheu? Po, komisionerja kroate Dubravka Shuica duhet të merret me fqinjët jugorë të BE-së në Afrikën e Veriut, në mënyrë që të zgjerohet hapësira e përbashkët ekonomike dhe e sigurisë me BE-në. Komisionerë të tjerë janë përgjegjës për peshkimin, oqeanet dhe turizmin.

Sa fitojnë komisionerët e BE-së?


Pozicioni i komisionerit të BE-së nuk është jo tërheqës. Paga bazë është pothuajse 26.000 euro bruto në muaj. Kryetari i komisionit merr 31.800 euro pa shtesa. Për krahasim, kancelari gjerman Olaf Scholz fiton rreth 32.000 euro në muaj, duke përfshirë shtesat./DW

parlamenti europian komisionere

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë