
SERBI- Parlamenti i Serbisë pranoi sot zyrtarisht dorëheqjen e kryeministrit serb Millosh Vuçeviç. Pas dorëhqjes së Vuçeviç pritet që brenda afatit 30-ditor të formohet një qeveri të re ose të thirren zgjedhje të parakohshme.
Vuçeviç, kreu i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe një aleat i presidentit populist Aleksandar Vuçiç, dha dorëheqjen më 28 janar mes protestave të shkaktuara nga shembja e një çatie në një stacion treni në qytetin verior të Novi Sadit nëntorin e kaluar, në të cilën vdiqën 15 persona.
Më shumë se 100,000 protestues zbritën në Beograd të shtunën në një nga mitingjet më të mëdha në dekadat e fundit. Protestuesit thonë se katastrofa e trenit ishte për shkak të korrupsionit dhe keqmenaxhimit të përhapur, të cilin qeveria e mohon.
Sipas kushtetutës, presidenti Vuçiç ka tani 30 ditë për të propozuar një kandidat të ri për kryeministër, i cili do të udhëheqë qeverinë deri në vitin 2027, kur janë caktuar zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.
"Parlamenti serb ... ka njohur dorëheqjen e kryeministrit dhe mandati i qeverisë përfundon," tha kryetarja e parlamentit Ana Brnabiç. “Afati për...qeverinë e re skadon më 18 prill në mesnatë”.