Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

MBRETËRIA E BASHKUAR- Paraqiten si refugjatë ukrainas për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfituar nga boshllëqet në sistemet e kontrollit kufitar dhe vala e solidaritetit për luftën e vazhdueshme. Kjo është strategjia e re që po përdorin trafikantët e qenieve njerëzore për ta bërë sa më të lehtë hyrjen në Britaninë e Madhe për migrantët. Përveç rrugës tashmë të njohur përmes Kanalit Anglez, është identifikuar një rrugë ‘më e sigurt’ e cila përfshin Irlandën si derën e daljes nga Evropa.
Zona e Përbashkët e Udhëtimit (CTA) u lejon qytetarëve britanikë dhe irlandezë të udhëtojnë lirshëm midis Republikës së Irlandës, Irlandës së Veriut, Britanisë së Madhe dhe Ishujve të Kanalit. Pikërisht kjo po shfrytëzohet nga trafikantët e qenieve njerëzore si një “korridor i sigurtë” për migrantët e parregullt me ndihmën e dokumenteve false, përfshirë pasaportat e falsifikuara ukrainase.
Zbulimi i kësaj metode të re erdhi pas një operacioni në aeroportin e Belfast-it, në të cilin një shtetas iranian u arrestua teksa tentoi të hipte në një fluturim për në Britani duke përdorur një pasaportë të rreme ukrainase. Agjentët e emigracionit vunë re menjëherë mospërputhje në dokumentet e paraqitura, në veçanti pullat e shumta të udhëtimit të falsifikuara me zgjuarsi për të demonstruar se burri kishte kaluar disa kufij. Pas disa minutash marrje në pyetje, burri rrëfeu se ishte iranian dhe jo ukrainas.
Hetimet kanë zbuluar se bandat kriminale ofrojnë paketa të plota udhëtimi me çmime që variojnë nga 5 mijë deri në 8 mijë euro. Këto përfshijnë fluturimin nga një qytet evropian, dokumente false, transport për në Belfast dhe një biletë për në destinacionin përfundimtar në Britaninë e Madhe. Për trafikantët, kostoja reale është rreth një mijë euro, gjë që e bën këtë aktivitet jashtëzakonisht fitimprurës.
Në fillim të këtij viti, lëvizja e emigrantëve ishte kryesisht në drejtim të kundërt, pra nga Mbretëria e Bashkuar në Irlandë për shkak të të ashtuquajturit “Efekti i Ruandës”, ku qeveria e Londrës kërcënoi me dërgimin e azilkërkuesve në shtetin afrikan. Prandaj, shumë emigrantë kishin filluar të shkonin në Irlandë për të shmangur dëbimin dhe kërkesat për azil në vend ishin rritur në mënyrë dramatike, duke shkuar nga më pak se 5,000 në 2019 në mbi 17,500 në 2023.
FRANCË- Një sondazh i publikuar këtë të premte, më 6 dhjetor, tregon se 59% e francezëve duan që presidenti Emman...
HUNGARI- Shërbimi sekret i Hungarisë (IH) ka spiunuar dhe përgjuar zyrtarë evropianë që vizituan Hungarinë midis viteve 201...
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka paralajmëruar se Moska është e përgatitur të përdorë të gjitha mjet...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump ka mbledhur shumë miliarderë dhe multimilionerë për të plotësuar rolet kyçe...
IZRAEL- Presidenti izraelit Isaac Herzog ka telefonuar Elon Musk për të diskutuar në lidhje me rinisjen e bisedimeve për të siguruar ...
SHBA- Djali i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Barron Trump, përballet me vështirësi si student i vitit të parë n&e...
foto ilustruese SERBI- Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj është dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë me gjashtë vjet bu...
ambasada SIRI- Gjatë orëve të fundit, Ambasada Ruse në Siri ka nisur një apel për qytetarët duke u kërkuar atyre q&...
rebelet SIRI- Ngjarjet po ecin jashtëzakonisht shpejt në Siri. Një qytet i tretë i kontrolluar nga qeveria së shpejti mund të...
matteo piantedosi ITALI Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi ka folur lidhur për qendrat e strehimit të përkohsh&e...