VIDEO/ Momenti kur Shehaj ‘vjedh’ marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja “fluturon” nga shkallët
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (...
Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy. Të plagosur mbet&eum...
Ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar në Spanjë dhe Francë, mediat...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se mbështet në parim marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pë...
Sipas kërkesës së depozituar nga deputetët e opozitës, marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh, e l...
Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS k&eum...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për marrëveshjen që pritet të shqyrtohet në Kuvend, duke paralajmëruar se miratimi i saj pa u...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është është shndërruar në një skandal...
Pavarësia e gjyqësorit mbetet një ndër pengesat kryesore të Serbisë në rrugën drejt BE-së. Dëshmitë e gjyqtarëve dhe prokurorëve zbulojnë presion politik, ndërhyrje në proceset gjyqësore dhe një klimë presioni ndaj tyre.
Pavarësia e gjyqësorit mbetet një ndër pengesat kryesore të Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.Dëshmitë e gjyqtarëve dhe prokurorëve zbulojnë presion politik, ndërhyrje në proceset gjyqësore dhe një klimë gjithnjë e më të tensionuar mes institucioneve të drejtësisë dhe pushtetit.
Shqetësimet lidhur me pavarësinë e gjyqësorit në Serbi vazhdojnë të jenë një çështje qendrore në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Raportet e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare theksojnë vazhdimisht ndikimin politik mbi sistemin e drejtësisë, presionin ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe dobësitë strukturore të sistemit.
Gjyqtarja Snezhana Ivkoviq përshkruan forma të ndryshme të ndërhyrjes politike në punën e gjyqësorit. Sipas saj, në rastet kur vendimet e një gjyqtari nuk përputhen me interesat e pushtetit ekzekutiv, çështjet shpesh rishpërndahen.
„Nëse dikush beson se gjyqtarët në një çështje po shkojnë në një drejtim që nuk i përshtatet pushtetit ekzekutiv, çështja thjesht u merret dhe i caktohet një gjyqtari tjetër në të njëjtin departament”, shpjegon ajo.
Një formë tjetër presioni, sipas saj, është transferimi i papritur: „Pasi ke gjykuar për 20 vjet në një departament, mund të transferohesh brenda natës në një departament krejtësisht të ri.”
Edhe prokurorët kërcënohen dhe intimidohen
Edhe prokurorët raportojnë përvoja të ngjashme, duke përfshirë presion të drejtpërdrejtë dhe në disa raste edhe intimidim. Prokurorja Aleksandra Stojsavljević flet për rastin e një aktivisti opozitar, i cili dyshohet se është rrahur nga persona të lidhur me partinë në pushtet. Ajo përshkruan një episod shqetësues nga përvoja e saj profesionale:
„Ditën që përfundova marrjen në pyetje të të dyshuarve në atë rast, makinës sime iu vu flaka, po atë mbrëmje. Ajo ishte parkuar përpara ndërtesës ku jetoj me dy fëmijët e mi të vegjël.”
Marrëdhëniet mes gjyqësorit dhe autoriteteve u përshkallëzuan më tej pas shembjes së një tende në hyrje të stacionit hekurudhor në Novi Sad në vitin 2024, ku humbën jetën 16 persona. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër korrupsionit dhe intensifikoi kritikat ndaj mungesës së përgjegjësisë institucionale dhe ndërhyrjeve politike në drejtësi.
Ndërsa presioni arriti në pikën kulmore, pjesë të gjyqësorit filluan të kundërshtonin — me prokurorët që vepronin më në mënyrë të pavarur. Për herë të parë, Zyra e Prokurorit për Krimin e Organizuar hapi raste që përfshinin tre ministra të qeverisë.
Vida Petrovic Skero, ish-presidente e Gjykatës Supreme: „Në atë moment, u prezantua një ligj i ri, në të cilin propozuesi, një anëtar i parlamentit, tha se duhej të propozonte një ligj të tillë, sepse një prokuror kishte nisur procedura kundër ministrave, me qëllim që të urdhëronte paraburgimin, dhe e gjithë kjo do të kishte çuar te presidenti i shtetit.”
Ligji në fjalë ishte pjesë e një sërë ligjesh të reja që synonin reformimin e gjyqësorit.
Shpesh të referuara si “ligjet e Mrdicit” sipas emrit të deputetit që i propozoi, ato sollën ndryshime në mënyrën se si emërohen prokurorët dhe si caktohen dhe mbikëqyren çështjet.
Kritikët paralajmërojnë se këto ndryshime mund të rrisin kontrollin politik mbi prokurorinë.Zyrtarët thonë se ato synojnë përmirësimin e efikasitetit.
Ndryshimet ligjore ngjallin shqetësimin e Komisionit të BE-së
Kontradiktat kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe nxitën një vizitë në Serbi nga Komisioni i Venecias, organi këshillimor i Këshillit të Evropës për çështjet kushtetuese.
Bashkimi Evropian ka shprehur gjithashtu shqetësim të thellë për ligjet.
Guillaume Mercier, zëdhënës i Komisionit Europian thekson: „Komisioni pret që zbatimi i këtyre ligjeve të pezullohet derisa Komisioni i Venecias të japë mendimin e tij. Pasi të jepet ky mendim, ne presim që këto ligje të rishikohen në përputhje me rrethanat. Përveç kësaj, Komisioni Evropian vazhdon të shqyrtojë nëse Serbia ende i plotëson kushtet për pagesat sipas instrumenteve financiare të BE-së.”
Mes kritikave në rritje, Kryetarja e Parlamentit Serb Ana Brnabiç udhëtoi për në Bruksel për bisedime me zyrtarët e BE-së. Ajo pranoi mangësitë procedurale në miratimin e ligjeve, por tha se ato nuk mund të pezullohen. “Ligjet po zbatohen. Nuk e di se si dikush pret që ne t’i pezullojmë ligjet. Unë nuk kam aftësinë të kthehem në të kaluarën dhe të ndryshoj gjërat. Dhe nuk jam as e sigurt nëse do të doja, por kjo është një çështje tjetër”, thotë Brnabiç.
Kritikët thonë se ndikimi i ligjeve të Mrdicit është tashmë i dukshëm. Në disa raste të profilit të lartë, prokurorë me përvojë janë zëvendësuar, duke ngritur shqetësime në lidhje me drejtësinë dhe të ardhmen e hetimeve që kanë vazhduar prej vitesh dhe sundimin e ligjit në Serbi./DW
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk është një fans i madh i Papa Leo XIII, pas qëndrimeve të Papës kundër ...
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka përshëndetur fitoren që e cilësoi “të lavdishme” të Peter Magyar n&eum...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni nuk do të lejojë në asnjë rrethanë që Iran të ...
Péter Magyar ka njoftuar se ka marrë urime nga drejtues të rëndësishëm ndërkombëtarë pas fitores në zgjedhje...
Pas 16 vitesh në pushtet, epoka e Viktor Orban ka marrë fund, duke shënuar një kthesë historike në politikën hungareze. Siste...
Peter Magyar, 45 vjeç, është një politikan konservator dhe ligjvënës në Parlamentin Europian. The New York Times shkruan...
Autoritetet greke kryen tre operacione të veçanta kërkim-shpëtimi këtë të dielë të Pashkës në jug t&e...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ishte ndër liderët e parë evropianë që uroi Péter Magyar për fitoren në zgjedhj...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka uruar liderin e opozitës hungareze Péter Magyar, për fitoren në zgjedhjet parlamentare, që soll...
Papa Leo XIV ka bërë thirrje për armëpushim në Liban. Ai theksoi rëndësinë e parimit të humanitetit, duke e cil&e...