Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
PRISHTINË- Shumë deputetë tashmë kanë zënë ulëset e tyre në Kuvendin e Kosovës, ku sërish - sot për herë të 17-të - do të tentohet konsituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt. Sipas deklarimeve të deputetëve për media, as sot nuk pritet që kjo përpjekje të përfundojë suksesshëm.
Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk do të ndryshojë skenari - pra as mënyra e votimit, e as kandidatja për postin e kryeparlamentares. Që nga betimi i deputetëve më 19 prill, seanca ka ngecur pikërisht në pikën për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.
Të enjten, pas një takimi të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësues të partive politike, Osmani tha se nuk pati pajtim rreth konstituimit të Kuvendit, por shtoi se kishte parë një “disponim minimal” tek liderët partiak për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.
Po atë ditë, deputetët nuk arritën ta bëjnë konstituimin e Kuvendit, pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.
Fillimisht, Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar për kryeparlamentare Albulena Haxhiun, por ajo s'arriti t'i marrë 61 votat e nevojshme asnjëherë. Pas gjashtë tentimeve për ta bërë Haxhiun kryeparlamentare, më 1 maj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, propozoi që zgjedhja e kryeparlamentarit të ri të bëhet përmes votimit të fshehtë - gjë që është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Ato thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, dhe i kanë kërkuar Kushtetueses të marrë “një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.
Haxhiu e LVV-së po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja. Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.
Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.
Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re, për të cilën duhen gjithashtu 61 vota./REL
SHBA- Donald Trump ka përfunduar turneun e tij të parë presidencial në mandatin e tij të dytë si President i SHBA-s&eu...
SHBA- Një raport i NBC News, duke cituar pesë persona me njohuri për çështjen, zbulon se Trump po planifikon të...
takimi ne stamboll TURQI- Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë u takuan shkurt në Stamboll. Pa rezultat po do të bisedoh...
foto ilustruese TIRANË- Samiti i "Komunitetit Politik Europian" të premten në mbrëmje (16.05.2025) përfundoi sipas planit pa...
pamje nga sulmi UKRAINË- Nëntë persona janë vrarë në një sulm me dron rus ndaj një autobusi pasagjerësh n&eum...
foto ilustruese GAZA- Të paktën njëqind palestinezë u vranë të premten ndërsa sulmet intensive ajrore izraelit...
TIRANË- Në Tiranë u zhvilluar ditën e sotme Samiti i Komunitetit Politik Europian. Gjatë këtij samiti u diskutuan disa &cce...
POLONI- Qeveria e Donald Tuskut po humbet mbështetje, sepse Presidenti Duda bllokon projektet e saj. Një kryetar i ri shteti mund ta thyejë bll...
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka thënë të premten se veprimet e ditëve të fundit të autoriteteve të Kosovës për ...
GJERMANI- Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e tyre dhe si r...