BOTA

"Është prezantuar fuqishëm në skenën europiane"/ Kancelari gjerman Merz mori pjesë për herë të parë në samit me liderë të Europës

r.ll Përditësimi i fundit 17 Maj 2025, 08:38
"Është prezantuar fuqishëm në skenën
foto ilustruese

TIRANË- Samiti i "Komunitetit Politik Europian" të premten në mbrëmje (16.05.2025) përfundoi sipas planit pa vendime. Eshtë hera e gjashtë, që 47 vendet europiane mblidhen në një samit të tillë në këtë konstelacion, ku në fokus janë konsultimet dhe shkëmbimet e mendimeve. Shqipëria është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që organizoi dhe mikpriti pjesëmarrësit e këtij samiti.

Krahas 27 vendeve të BE-së janë përfshirë në këtë format konsultimesh edhe vende të tjera europiane si dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj ishte të premten në Tiranë. Në mënyrë eksplicite Rusia nuk ishte ftuar dhe as vendi aleat i saj Bjellorusia.

Nën moton: "Europa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët" rreth 50 kryetarë shtetesh dhe qeverish diskutuan për sigurinë europiane, luftën ruse ndaj Ukrainës, aftësinë e konkurrencës dhe migracionin.

Samiti i parë i madh me kancelarin e ri gjerman Merz

"Kjo është një mundësi e mirë për të takuar shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish europiane," tha Merz, kur mbërriti në ditën me shi në Tiranë në samitin e parë të madh europian për të në postin e kancelarit. Disa pjesëmarrës kanë "pritshmëri të larta tek kancelari gjerman, sikurse edhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen. Ajo tha, se gëzohet për bashkëpunimin, në radhë të parë në fushën e sigurisë dhe armatimit si dhe lidhur me migracionin. Kryeministri lituanez Gintautas Paluckas pret arritje të rëndësishme ekonomike dhe politike dhe e sheh Gjermaninë në kursin e duhur.

Me udhëtimet e tij të para në Paris dhe Varshavë, në Bruksel dhe Kiev Friedrich Merz deri tani është "prezantuar fuqishëm" në skenën europiane, thotë politologu Janis Emmanouilidis nga Think Tank-u në Bruksel "European Policy Center." Por pritshmëritë ndaj tij dhe qeverisë së tij janë "ekstremisht të larta." Shumë vende anëtare të BE-së mendojnë, se Gjermania duhet të bashkëdrejtojë më shumë në nivel europian, të marrë vendime dhe të çojë përpara proceset, nënvizon në intervistë për DW Emmanouilidis.

Nëse pritshmëritë mund të përmbushen, kjo varet se sa i fuqishëm do të jetë ai si kancelar në nivelin kombëtar, thekson politologu. Sepse ai së pari duhet të fitojë besimin e popullsisë si dhe brenda radhëve të veta. Ndonjëherë pyes veten, thotë Emmanouilidis, mos vallë pres shumë prej një kancelari, të cilit tani i duhet kohë së pari të ambientohet me rolin e tij të ri.

Ukraina në fokus të bisedimeve

Merz u prezantua i sigurt në vendin e tij në skenën europiane. Paradite ai doli në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin francez Macron, kryeministrin polak Tusk dhe kryeministrin britanik Starmer. Ndërkohë që në fundjavë të katër politikanët kishin udhëtuar bashkë në Ukrainë.

Pas një bisede me Volodymyr Zelenskyj të katër krerët e qeverive kanë telefonuar me presidentin amerikan Donald Trump, vuri në dukje Keir Starmer. Kryeministri britanik e quajti të "papranueshëm" qëndrimin rus. Sa i përket reagimit ndaj këtij qendrimi, për këtë jemi duke u konsultuar intensivisht.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk iu përmbajt armëpushimit 30 ditor dhe nuk shkoi në Stamboll për bisedimet direkte me Zelenskyj për një armëpushim. Ky vendim u kritikua nga shumë pjesëmarrës në samitin në Tiranë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e quajti si "gabim" dërgimin e një delegacioni rus të nivelit të ulët për bisedimet në Stamboll.

Edhe kancelari gjerman u shpreh "shumë i zhgënjyer" nga bisedimet në Stamboll. Do të bëhen oferta të tjera bisedimesh dhe do të koordinojmë qendrimin e palës europiane dhe me amerikanët. Marrëdhëniet me SHBA-në ishin një temë e rëndësishme në konferencë."Ne duhet të bëjmë gjithçka, për t'i mbajtur amerikanët në anën tonë," u bëri thirrje Merz kolegëve të tij europian. Sepse, sipas tij, ajo që bën SHBA për sigurinë e kontinentit europian, është e pazëvendësueshme. 

Bisedohet për sanksione të mëtejshme

Presidenti ukrainas Zelenskyj bëri thirrje për sanksione të mëtejshme kundër sektorit rus të energjisë dhe atij bankar, nëse kuptohet, që delegacioni rus nuk i ka seriozisht bisedimet. "Presioni duhet të rritet edhe më shumë, derisa të arrihen vërtetë përparime konkrete," kërkoi Zelenskyj në prani të krerëve të shteteve dhe qeverive.

Paradite presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen deklaroi, se po përgatiten sanksione të reja ndaj Rusisë. Nëse këto sanksione janë dakordësuar edhe me SHBA, deri tani kjo nuk është e bërë e ditur. Sipas agjencisë së lajmeve dpa SHBA-së iu bë me dije se duhet vazhduar presioni i sanksioneve ndaj Rusisë.

Parimisht qeveria e re përpiqet të ushtrojë më shumë presion ndaj Rusisë, vë në dukje Janis Emmanouilidis për DW. Megjithatë, politiologu tërheq vëmendjen, që të mos mbivlerësohen mundësitë e influencës së europianëve. Ai mendon, se SHBA, Turqia dhe Kina kanë influencë më të madhe./DW

friedrich merz samiti i kpe ne tirane

Artikuj te sugjeruar

n.f BOTA 16 Maj20:35

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

GJERMANI- Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e tyre dhe si r...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë