BOTA

Përdori internetin përmes Starlink/ Irani torturon për vdekje 40-vjeçarin

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Maj 2026, 11:37

Përdori internetin përmes Starlink/ Irani torturon për vdekje

Regjimi barbar iranian raportohet se ka torturuar për vdekje një baba për “krimin” e përdorimit të internetit dhe ka abuzuar e më pas ekzekutuar një kampion karateje 21-vjeçar vetëm pse kishte marrë pjesë në një protestë.

Babai i dy fëmijëve, Hesam Alaeddin, 40 vjeç, u rrah deri në vdekje pasi u arrestua për përdorimin e Starlink për të hyrë në internet — i cili është ndaluar në vend që nga fillimi i luftës SHBA-Iran më 28 shkurt.

Lajmi për vdekjen e Alaeddinit u raportua nga Reza Pahlavi, djali në mërgim i shahut të fundit të Iranit dhe u përhap gjerësisht në rrjetet sociale.

“Regjimi brutal dhe kriminal i Republikës Islamike vrau Hesam Alaeddinin nën tortura pasi ai dyshohet se u arrestua për përdorimin e Starlink,” shkroi Pahlavi në platformën X të premten. “Për 62 ditë, ky regjim ka ndërprerë internetin dhe vazhdon të masakrojë popullin iranian. Bota nuk mund të heshtë.”

Alaeddini u ndalua gjatë dy javëve të fundit pasi u akuzua se ishte lidhur në internet përmes Starlink, sipas IranWire. Policia e regjimit kontrolloi shtëpinë e tij dhe, pasi gjeti pajisjen Starlink, e rrahu në banesën familjare deri në vdekje.

Trupi i tij u konfiskua dhe nuk iu kthye familjes derisa ajo pranoi të mos fliste për ngjarjen. Ai u varros të mërkurën, nën masa të rrepta sigurie policore.

Reagime të zemëruara për vdekjen e tij u përhapën në rrjetet sociale, ndërsa rasti u raportua edhe nga media të tjera.

Starlink përdor satelitë privatë në orbitë për të ofruar lidhje interneti në tokë, duke u mundësuar njerëzve akses në rrjet kudo dhe duke anashkaluar ndërprerjet e qëllimshme në vende si Iran, ku qeveria kontrollon fort komunikimin.

Regjimi iranian ka përdorur prej vitesh ndërprerjet kombëtare të internetit për të kontrolluar popullsinë, por kjo ndalim i fundit konsiderohet ndër më të ashpërit, ndërsa udhëheqja përpiqet të ruajë pushtetin mes përplasjeve me SHBA-në dhe Izraelin.

Sipas burimeve, ndërprerja e internetit përdoret për të mbajtur qytetarët në errësirë mbi situatën reale të luftës dhe për të fshehur nga bota atë që po ndodh me popullin iranian.

Kjo përfshin edhe dhunë të ngjashme me atë të janarit, kur rreth 40,000 persona u vranë gjatë protestave kundër regjimit.

Raportimet për ekzekutime kanë qenë të shpeshta gjatë konfliktit, edhe pas armëpushimit me SHBA-në më 7 prill.

Ndër të ekzekutuarit së fundmi ishte edhe Sassan Azadvar Joonqani, një kampion karateje 21-vjeçar, i cili u var të enjten për “bashkëpunim efektiv me armikun” dhe “armiqësi ndaj Zotit.”

“Krimi” i tij ishte thjesht pjesëmarrja në një protestë në janar, ku autoritetet pretenduan se ai kishte sulmuar një makinë policie, megjithëse avokati i tij deklaroi se nuk kishte prova për këtë.

Joonqani u arrestua më 8 janar dhe u torturua fizikisht dhe psikologjikisht derisa bëri një rrëfim, i cili çoi në ekzekutimin e tij.

Ai ishte vetëm një nga shumë iranianë që janë vrarë në mënyrë të ngjashme./Përktheu Piranjat News

 

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve