Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të martën se ka zhvilluar një bisedë të përzemërt me Donald Trump Jr. djalin e presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, dhe për temat aktuale me rëndësi politike dhe ekonomike në botë.
“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme. Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale", ka thënë Vuçiç përmes një postimi në Facebook.
Trump Jr. ka qenë në Beograd në shtator të vitit 2024, kur ka diskutuar me një grup biznesmenësh nga Serbia për investimet potenciale. Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, veçse ka nisur të bëjë biznes në Beograd.
Me kompaninë e tij është nënshkruar një kontratë në maj të vitit 2024 për të ndërtuar një kompleks biznesor dhe rezidencial të një ish-shefi të Shtabit të Përgjithshëm, pjesë të të cilit janë shkatërruar si pasojë e intervenimit të NATO-s më 1999.
Përpara takimit, Vuçiç u ka bërë thirrje të gjitha aktorëve politikë në Serbi që të shmangin dhunën.
“Të mos sillen në mënyrë jokushtetuese, të mos pengojnë lëvizjen e njerëzve tjerë, që të mos krijojnë kriza pengjesh duke ia parandaluar dikujt punën dhe jetesën, që të mos sulmojnë policinë, siç e kanë sulmuar para ndërtesës së Radiotelevizionit të Serbisë një natë më parë, të cilët nuk e kanë prekur askënd, dhe që të sillen në mënyrë të civilizuar, në përputhje me ligjet e këtij shteti”, ka thënë Vuçiç .
Në mbrëmjen e së hënës, studentët kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së RTS-së në Beograd. Për pasojë ka pasur përleshje mes forcave policore dhe protesutesve.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se policia nuk ka vepruar kundër protestueseve, por që ajo është sulmuar, ndonëse në pamjet në rrjetet sociale shihet qartë se policia i ka sulmuar dhe rrahur studentët dhe qytetarët tjerë.
Një zyrtar policor është plagosur, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se plaga e tij e rëndë në sy është shkaktuar nga protestuesit, të cilët i ka quajtur “anëtarë të pleniumit bolshevik”.
Megjithatë, pamjet në rrjetet sociale tregojnë se zyrtari policor i plagosur ka qenë me veshje civile në protesta dhe ka mundësi të jetë plagosur nga kolegët e tij në uniformë.
Përmes bllokadave dhe protestave, studentët po kërkojnë që autoritetet të mbahen përgjegjëse për vdekjen e 15 personave, si pasojë e rrëzimit të një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.
Qeveria pretendon se i ka plotësuar kërkesat e studentëve, derisa një grup ekspertësh i formuar nga Senati i Universitetit të Beogradit i ka mohuar këto pretendime përmes një raporti.
Studentë prej shumë pjesëve të Serbisë veçse janë nisur drejt Beogradit, në një protestë të re që është planifikuar për 15 mars./REL
SHBA- Prokurori i qarkut të Los Anxhelosit Nathan Hochman njoftoi të hënën më 10 mars se ai nuk do të mbështesë pë...
EVROPË- Kriza demografike në Evropë po thellohet, me lindjen që arrin një nivel të ri historik. Sipas Eurostat në viti...
TURQI- Vitet e fundit rakia dhe alkooli turk ka sjellë rritje alarmante të vdekjeve për shkak të helmimeve. Problemin më të madh...
mark rutte KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka nisur takimet në Kosovë me krerët e lartë shtet&eum...
PAKISTAN- Anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Balochistanit, BLA ditën e sotme kanë hapur zjarr në një tren pasag...
GJERMANI- Magdeburg, Mynih, Mannheim: brenda pak muajsh, kriminelët kanë vrarë njerëz me automjete. Pse shumëfishohen aktet e kë...
KOSOVË- Ambasada gjermane në Kosovë pak ditë më parë publikoi një foto ku dukeshin bjeshkët e Kosovës. Ambasada n...
trump jr SERBI- Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Donald Trump Jr., ka mbërritur ditën ...
takimi ARABI SAUDITE- Bisedimet e nivelit të lartë mes delegacioneve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara për përfundi...
KOSOVË- Tash e një vit, Kosova e nxori jashtë ligjit dinarin serb, por në veri të vendit, paraja e gjen rrugën. Ndërsa bank...