BOTA

Vritet nga një bombë e fshehur në një skuter jashtë ndërtesës ku banonte një gjeneral rus në Moskë, Ukraina merr për sipër aktin

M.B Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2024, 13:15

Vritet nga një bombë e fshehur në një skuter jashtë

MOSKA- Një gjeneral i lartë rus u vra të martën nga një bombë e fshehur në një skuter jashtë ndërtesës ku banonte në Moskë, një ditë pasi Agjencia ukrainase e sigurisë ngriti akuza penale kundër tij. Një zyrtar ukrainas tha se shërbimi i sigurisë së vendit të tij qëndron pas sulmit.

Gjenerallejtënant Igor Kirillov, shefi i forcave të mbrojtjes bërthamore, biologjike dhe kimike të ushtrisë, u vra ndërsa u nis për në zyrën e tij. Ndihmësi i Kirillovit gjithashtu vdiq nga pasojat e shpërthimit që u krye nga distanca. Igor Kirillov ishte nën sanksione nga disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, për veprimet e tij në luftën e Moskës në Ukrainë. Të hënën, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, ose SBU, hapi një hetim penal kundër tij, duke e akuzuar atë për përdorimin e armëve kimike të ndaluara.

Një zyrtar i SBU-së tha se agjencia qëndron pas sulmit. Zyrtari, i cili foli me kusht që të mos i përmendet emri, e përshkroi Kirillovin si një "kriminel lufte dhe një shënjestër plotësisht të ligjshme”. SBU-ja ka thënë se ka regjistruar më shumë se 4,800 raste kur Rusia përdori armë kimike që nga agresioni i saj në shkurt të vitit 2022. Në muajin maj, Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë se kishte regjistruar përdorimin e kloropicrinës, një gaz helmues që u përdor për herë të parë në Luftën e Parë Botërore, kundër trupave ukrainase.

Rusia ka mohuar përdorimin e ndonjë arme kimike në Ukrainë dhe ka akuzuar Kievin për përdorimin e agjentëve toksikë në luftime. Kirillovi, i cili mori detyrën e tij në vitin 2017 mbajti konferenca të shumta për të akuzuar ushtrinë ukrainase për përdorimin e agjentëve toksikë dhe planifikimin e sulmeve me substanca radioaktive, pretendime që Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë i hodhën poshtë si propagandë.

Që kur Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë, disa personalitete të shquara janë vrarë në sulme të planifikuara. Darya Dugina, një komentatore në kanalet televizive ruse dhe e bija e ideologut nacionalist të lidhur me Kremlinin, Aleksandër Dugin, vdiq nga pasojat e një shpërthimi në vitin 2022, që hetuesit dyshuan se synonte të atin.

Vladlen Tatarsky, një bloger ushtarak vdiq në prill të vitit 2023, kur një statujë që iu dha në një festë në Shën Petersburg, shpërtheu. Një grua ruse, e cila tha se i dha statujën me urdhër të një kontakti në Ukrainë, u arrestua dhe u dënua me 27 vjet heqje lirie.

Në dhjetor të vitit 2023, Illia Kiva, një ish-deputet ukrainas pro rus i cili u arratis në Rusi, u qëllua dhe u vra në afërsi të Moskës. Shërbimi ushtarak ukrainas i zbulimit përgëzoi vrasjen duke paralajmëruar se "tradhtarët e tjerë të Ukrainës" do të kenë të njëjtin fat.

Më 9 dhjetor, një pajisje shpërthyese u vendos nën një makinë në qytetin ukrainas të Donetskut të pushtuar nga Rusia, që thuhet se kishte në shënjestër Sergei Yevsyukovin, ish shefin e burgut Olenivka, ku dhjetëra të burgosur lufte ukrainas vdiqën në një sulm me raketa në korrik të vitit 2022. Një tjetër u plagos nga shpërthimi. Autoritetet ruse thanë se arrestuan një të dyshuar për sulmin./ VOA

moska

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë