BOTA

Përmbysja e Assadit, suksesi i fundit turk në rivalitetin me Iranin

n.f Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 14:54
Përmbysja e Assadit, suksesi i fundit turk në rivalitetin me Iranin
Foto ilustruese

SIRI- Përmbysja e regjimit të Presidentit Bashar al-Assadit në Siri është suksesi i fundit i Turqisë në konkurrencën me Iranin për ndikim rajonal. Megjithatë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones analistët thonë se Teherani ende zotëron aftësi që mund t’i shfrytëzojë në rivalitetin e tij në rritje me Ankaranë.

Rebelët sirianë që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad patën mbështetjen e Turqisë. Irani mbështeti regjimin e Assadit. Fitorja e rebelëve është fitorja e fundit për Ankaranë në rivalitetin e saj me Teheranin për ndikim rajonal, thonë analistët.

“Turqia e ka dobësuar Iranin në Irak, Siri, si dhe në Kaukazin Jugor. Pra, Turqia e ka fituar konkurencën me Iranin në të tre këto konflikte. Është në interesin e Turqisë që Irani të dobësohet më tej”, thotë Ozgur Unluhisarcikli drejtues i Fondit Gjerman Marshall në Ankara.

Analistët shpesh i karakterizojnë marrëdhëniet mes Iranit dhe Turqisë si një ekuilibër midis konkurrencës dhe bashkëpunimit. Ata thonë se megjithatë bashkëpunimi po i lë vendin një rivaliteti gjithnjë e më të ashpër. Ankaraja kërkon të zgjerojë ndikimin në zonat që Irani i vlerëson si në sferën e tij të ndikimit dhe që shpesh mbrohen nga grupet që kanë mbështetjen e Teheranit.

“Që nga fillimi i kryengritjeve arabe, Irani filloi ta trajtonte Turqinë si një armik. Grupet që kanë mbështetjen e Iranit dëmtojnë interesat kombëtare të Turqisë. Irani ishte gjithashtu një nga vendet që ndihmoi dy grupe kryengritësish kurdë në Irak dhe Siri”, thotë profesoresha Bilgehan Alagoz nga Universiteti Marmara.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit me bazë në Turqi, PKK, ka luftuar me dekada për më shumë të drejta të pakicës kurde. Turqia akuzon grupin kurd në Siri, të njohur si YPG, për lidhje me PKK-në. Analistët sugjerojnë se Teherani mund t’i kndërvihet Ankarasë duke mbështetur grupet militante kurde përmes grupeve që kanë mbështetjen e Iranit në rajon.

Analistët gjithashtu thonë se dobësimi i Iranit është një kauzë e përbashkët e Turqisë dhe Izraelit.

“Izraeli dhe Turqia kanë interes të përbashkët për të ndaluar shtrirjen e ndikimit të Iranit. Ju e keni parë që Izraeli dhe Turqia bashkëpunuan jo drejtpërdrejt. Izraeli e dobësoi grupin Hezbollah në Liban dhe Turqia mbështeti lëvizjen rebele në Siri dhe kështu ra Assadi”, thotë Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.

Analistët shohin se ka mundësi edhe për bashkëpunim mes Presidentit turk, që kërkon forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili është zotuar të mbajë qëndrim më të ashpër kundër Iranit.

“Nëse zoti Trump synon të zbatojë zgjidhje dhe metodologji të reja me Iranin, atëherë Uashingtoni ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin e Turqisë. Nga një këndëvështrim i gjerë, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bëhen bashkë”, thotë Mesut Casin, këshilltar i presidentit turk.

Analistët theksojnë se Irani dhe Turqia kanë arritur që në rivalitetin e tyre ndër shekullor të shmangin konfrontimin e drejtpërdrejtë. Megjithatë, pasi rebelët e mbështetur nga Turqia rrëzuan nga pushteti aleatin e Teheranit në Siri, aftësia për të mbajtur nën kontroll rivalitetin mund të sprovohet./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë