BOTA

Përparësitë e politikës së jashtme të kandidatëve Biden dhe Trump

n.f Përditësimi i fundit 12 Qershor 2024, 16:30
Përparësitë e politikës së jashtme të
Foto ilustruese

SHBA- Luftërat në Lindjen e Mesme dhe në Evropë, si dhe rivaliteti i Shteteve të Bashkuara me Kinën, mbeten çështjet kryesore të diplomacisë amerikane, pa marrë parasysh se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale në nëntor. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara i hedh një vështrim përparësive të politikës së jashtme të dy kandidatëve, Joe Biden dhe Donald Trump.

Më 2025, armëpushimi i përhershëm në Gazë mund të mos arrihet. Sulmi rus kundër Ukrainës mund të vazhdojë. Ndërsa Kina ende përbën një kërcënim. Këto sfida mbesin, pavarësisht asaj se kush e fiton presidencën, Joe Bideni apo Donad Trumpi. Edhe në mandatin e dytë të presidentit Biden në Shtëpinë e Bardhë, politika e jashtme do të përqëndrohet në përparësi të njëjta - udhëheqja globale dhe multilaterizmi.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë përpjekjet e fuqishme për të udhëhequr me vlerat dhe forcën tonë. Do të ngrihemi për aleatët dhe miqtë tanë”, thotë Presidenti Biden.

Administrata beson se në qendër të vëmendjes duhet të jetë edhe një fushë tjetër.

“Një nismë e madhe me Kongresin që synon përmbushjen e premtimit për zhbllokimin e burimeve për botën në zhvillim”, thotë Jake Sullivan, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo nënkupton më shumë investime amerikane në programe për lehtësimin e borxheve, reformimin e institucioneve ndërkombëtare financiare të zhvillimit dhe projekte infrastrukturore në mbarë botën.

Kjo si kundërpërgjigje ndaj nismave kineze për zhvillim global, që mbështesin projekte të ndryshme në mbarë botën, si për shembull Korridori Lobito që lidh Zambian, Republikën Demokratike të Kongos dhe Angolën.

“Ne, jo vetëm që mund të ndërtojmë kapacitetet e transportit që mundësojnë angazhimin tonë mbi zhinxhirin e furnizimit me energji të pastër, por gjithashtu mund të zhbllokojmë mundësitë e mëdha bujqësore të Afrikës, duke nxjerrë mallra në treg dhe gjithashtu duke ndihmuar tranformim dixhital në atë zonë”, tha zoti Sullivan.

Nëse republikani Trump fiton, zhvillimi ndërkombëtar nuk do të jetë në qendër të vëmendjes.

“Do ta bëjmë Amerikën më të pasur, më të sigurt, më të fuqishme, më krenare dhe më të bukur se asnjëherë më parë. E kemi një mundësi të fundit për këtë”, thotë zoti Trump.

Megjithëse fraza kryesore e zotit Trump është “Amerika e para”, kjo nuk do të thotë se politika e tij e jashtme është ajo e izolimit.

“Politika nacionaliste ekonomike, po; asgjë nuk jepet falas, pa dyshim, por, unë mendoj se pjesa më interesante e politikës së tij të jashtme është përdorimi ndryshe i mjeteve të fuqisë amerikane”, thotë Rachel Rizzo nga Këshilli i Atlantikut.

Mbështetje e palëkundur për Izraelin, ndihmë e kushtëzuar për Ukrainën dhe rivalitet i fortë me Kinën. Këto janë përparësitë e politikës së jashtme në mandatin e dytë të propozuara nga instituti i lidhur me zotin Trump, ai i politkave të programit “Amerika e Para”.

"Këto janë tre fusha me të cilat çdo administratë e ardhshme e programit “Amerika e Para” duhet të përballet, duke vënë në provë qasjen ‘paqe përmes forcës’”, thotë Chad Wolf nga ky institut.

Megjithatë, politika e jashtme nuk pritet të jetë përcaktuese në zgjedhjet e nëntorit. Sondazhet tregojnë se shumica e amerikanëve janë më të shqetësuar për inflacionin, ekonominë, imigracionin dhe krimin sesa me angazhimet e Shteteve të Bashkuara jashtë vendit.

Marre nga VOA

shba biden trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë