BOTA

Përpjekjet e pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, çfarë thotë ligji për dorëheqjen e Qeverisë?

n.f Përditësimi i fundit 15 Prill 2025, 22:21

Përpjekjet e pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit të

KOSOVË- A kanë dhënë dorëheqje anëtarët e Qeverisë që janë zgjedhur deputetë nga funksionet ekzekutive apo jo? Kur konsiderohet që Qeveria është në dorëheqje? Si ndodh dorëheqja e anëtarëve të Qeverisë? Çfarë ndodh pas dorëheqjes së tyre?

Kjo ishte tema e ditës pas një përpjekjeje të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Shkaku – partitë politike që deri së voni ishin në opozitë nuk e pranuan dorëheqjen që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia dorëzoi kryetarit të deritanishëm të Kuvendit, para mbledhjes së Komisionit për e mandateve të Kuvendit.

Rrjedhimisht, ata nuk e votuan raportin e komisionit, votimi i të cilit do t'i hapte rrugë betimit të deputetëve dhe zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Në këtë tekst mund të mësoni se çfarë thonë ligjet e Kosovës lidhur me dorëheqjen e Qeverisë.

Ligji për Qeverinë e Kosovës, i miratuar nga Qeveria e fundit e Albin Kurtit në vitin 2022, parasheh se mandati i Qeverisë përfundon me përfundimin e mandatit katërvjeçar të Kuvendit (që është rasti në situatën aktuale), me votimin e suksesshëm nga Kuvendi të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, me dorëheqjen e kryeministrit, apo me shpërndarjen e Kuvendit.

Po ashtu, mandati i anëtarit të Qeverisë përfundon nëse ai/ajo nuk bën betimin, jep dorëheqje, zgjidhet deputet, i përfundon mandati i rregullt i Qeverisë, etj.

Ligji për Qeverinë parasheh se, nëse një anëtar i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të ekzekutivit para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Kështu thuhet në nenin 26 të këtij ligji, i cili ka të bëjë me papajtueshmërinë me funksionin e anëtarit të Qeverisë dhe parandalimin e konfliktit të interesit.

Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë është bërë më 27 mars nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe para asaj date nuk ka pasur dorëheqje nga anëtarët e Qeverisë Kurti 2.

Albin Kurti më 27 mars shkroi në Facebook se mandati i tij katërvjeçar përfundoi më 23 mars, dhe pretendoi se sipas Ligjit për Qeverinë, nuk ka nevojë për një akt shtesë dhe formal të dorëheqjes nga posti.

Ai citoi nenin që përcakton se mandati i anëtarit të Qeverisë përfundon nëse përfundon mandati i rregullt i Qeverisë. Sipas ligjit, Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi, por me kufizimet e përcaktuara me ligj (më poshtë përmendim cilat janë ato).

Një Qeveri është në dorëheqje: pas shpërndarjes së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re; pas dorëheqjes së kryeministrit ose në çdo rast tjetër kur posti i kryeministrit mbetet i lirë, deri në zgjedhjen e Qeverisë; pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj saj nga Kuvendi, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re...

Sa u përket kufizimeve, në ligj përmendet që Qeveria në dorëheqje kryen vetëm aktivitetet e domosdoshme të planifikuara me planin vjetor dhe ligjin për buxhetin; nuk miraton nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim nga Kuvendi, nuk miraton projektligje, amendamente kushtetuese, strategji apo dokumente konceptuale, nuk inicion procedura të reja për emërime në pozita publike, nuk propozon kandidatë për pozita që kërkojnë emërim nga Kuvendi, etj.

Qeveria në dorëheqje, megjithatë, ka të drejtë t’i propozojë Kuvendit miratimin e buxhetit. Në rast të fatkeqësive natyrore apo shëndetësore, disa nga këto kufizime nuk vlejnë më. Sipas Kushtetutës së Kosovës (neni 70), mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe përfundon, ndër të tjera, kur deputeti emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës.

Mandati i deputetit përfundon ose bëhet i pavlefshëm nëse: nuk bën betimin; jep dorëheqje dhe emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës. Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 15 prill tha se dorëheqja duhet të jetë e qartë dhe duhet bërë publike, me kohë dhe të jetë pa ekuivok.

“Kjo (letra) mund të pranohet legalisht, në njëfarë mënyre. Por, ajo nuk është ekuivalente me dorëheqjen, për shkak se dorëheqja duhet të jetë shprehimore, sikurse e kërkon ligji...Por, edhe po të mos ishte Ligji për Qeverinë, i cili e detyron (kryeministrin) që të japë dorëheqje, pa ekuivoke, para momentit të certifikimit (si deputet), përkatësisht, para certifikimit, atëherë çështja e Kushtetutës është e qartë – në momentin që e jep betimin (si deputet) nuk mund të kesh dy lojalitete”.

“Kur thotë ligji dhe Kushtetuta se duhet që para certifikimit, përkatësisht para betimit, të jepet dorëheqja dhe nuk mund të ushtrosh asnjë funksion, kjo nuk ka lidhje me mandat - as për funksion ekzekutiv as në detyrë, as në dorëheqje, në asnjë mënyrë”, shtoi ai.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, dorëheqja e kryeministrit nuk është e mjaftueshme – çdo ministër që ka fituar mandat si deputet duhet të dorëzojë dorëheqjen individualisht dhe në rrugë zyrtare.

Ai thekson se nuk është e pranueshme që këto dokumente të dorëzohen në mënyrë informale apo përmes individëve të ndryshëm në ambientet e Kuvendit. Procedura e duhur përfshin dorëzimin zyrtar në Sekretarinë e Kuvendit, e cila më pas e përcjell dokumentacionin tek Komisioni përkatës.

“Sepse unë besoj që nuk është e hijshme që këto të sillen nga individë të caktuar, të barten shkresat me dorë nëpër hollët e Kuvendit. Por, ka përcaktim të procedurave se si bëhet pranimi i një shkrese nga Qeveria”, thotë Cakolli.

E, pasi dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës në seancën e sotshme, Rregullorja e Kuvendit përcakton që një seancë e re duhet të thirret brenda 48 orësh, që do të thotë se seanca e re duhet të mbahet më së voni deri të enjten./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë