BOTA

Përplasja me helikopterin/ Avioni i American Airlines u gjet me kokë poshtë në thellësi të lumit dhe i ndarë tre pjesë! Asnjë i mbijetuar nga tragjedia ajrore

E.D Përditësimi i fundit 30 Janar 2025, 21:30

Përplasja me helikopterin/ Avioni i American Airlines u gjet me kokë

SHBA- Autoritetet besojnë se 64 personat që ishin në bordin e avionit të kompanisë American Airlines që u përplas me helikoterin Black Hawk të Forcave të Armatosura amerikane ndërsa po i afrohej pistës së uljes në aeroportin kombëtar të Uashingtonit “Reagan” kanë vdekur.

Ka të ngjarë që ky të jetë aksideni ajror më vdekjeprurës në SHBA në thuajse çerek shekulli. Të paktën 28 trupa u nxorrën nga ujrat e akullta të lumit Potomak pasi helikopteri mesa duket fluturoi në trajektoren e avionit të mërkurën vonë, ndërsa aeroplani po bënte uljen pranë aeroportit “Ronald Reagan” në Uashington, thanë zyrtarët.

Në avion gjendeshin 60 pasagjerë dhe 4 anëtarë ekuipazhi. Në helikopter gjendeshin tre pjesëtarë të Forcave të Armatosura.

"Nuk besojmë se ka ndonjë të mbijetuar", tha John Donnelly, shefi i Departamentit të Zjarrëfikëses. "Tani jemi në pikën ku po kalojmë nga një operacion shpëtimi në një operacion kërkimi", shtoi ai.

Avioni u gjet me kokë poshtë i ndarë në tre pjesë në thellësi të lumit dhe ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet në një pjesë të lumit Potomak, deri tek ura “Woodrow Wilson”, rreth 4,8 kilometra në jug të aeroportit, tha zoti Donnelly. Po ashtu u gjetën edhe rrënojat e helikopterit.

Nëse nuk ka të mbijetuar, ky mund të jetë aksidenti ajror më vdekjeprurës në SHBA që nga viti 2001. Nuk ka ende ndonjë të dhënë për shkakun e përplasjes, por zyrtarët thanë se kushtet e fluturimit ishin të qarta, kur mbërriti nga qyteti Wichita i Kensasit avioni me të cilin udhëtonin patinatorë amerikanë dhe rusë.

"Deri tani ne nuk e dimë pse avioni ushtarak hyri në kursin e ... avionit”, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë American Airlines Robert Isom.

Pamje të regjistruara nga kamera e vendosur në qendrën “Kennedy” në Uashington, kanë kapur një shpërthim në ajër përgjatë lumit Potomak rreth orës 21:47 të mbrëmjes me orën lokale dhe avionin në flakë që bie me shpejtësi. Të dhënat nga avioni tregojnë se ai ishte në një lartësi prej rreth 120 metrash në çastin e përplasjes.

Më pak se 30 sekonda përpara përplasjes, kontrollorët e trafikut ajror pyesin helikopterin nëse e sheh avionin që po vinte “PAT-25, a e sheh CRJ?” dëgjohet të thotë kontrollori dhe pak çaste më vonë bën një tjetër thirrje. “PAT-25 kalo pas CRJ”, me sa duket duke i thënë helikopterit të priste që të kalonte avioni Bombardier CRJ-701. Nuk pasi asnjë përgjigje. Disa sekonda më vonë, avioni u përplas.

Sekretari i Transportit Sean Duffy, i cili e mori detyrën më herët gjatë kësa jave, u pyet nëse mund të siguronte amerikanët se Shtetet e Bashkuara kanë hapësirën ajrore më të sigurtë në botë.

“Përgjigja për këtë është po, absolutisht që po”, tha ai.

Autoritetet thonë se dinë “elementët e parë” të asaj që shkoi keq

Nata ishte e pastër, avioni dhe helikopteri po kryenin fluturime të paracaktuara dhe kishte komunikim standard mes avionit dhe kullës, tha Sekretari i Transportit Sean Duffy.

"Ne kemi tregues të hershëm të asaj që ndodhi këtu", tha zoti Duffy, megjithëse ai nuk pranoi të japë më shumë hollësi në pritje të një hetimi.

Nuk është e pazakontë që një avion ushtarak fluturon mbi lumë dhe një avion ulet në aeroport, tha ai. I pyetur nëse avioni ishte në dijeni se kishte një helikopter në zonë, zoti Duffy tha se helikopteri ishte në dijeni se kishte një aeroplan në zonë.

Organizata e Patinazhit Artistik të Shteteve të Bashkuara, tha se disa anëtarë të saj dhe familjarë të tyre, ishin në mesin e udhëtarëve në avion. Kremlini njoftoi se në bordin e avionit ishin ish- fituesit e kampionatit të Patinazhit Artistik, shtetasit e lindur në Rusi Yevgenia Shishkova dhe Vadim Naumov. Tre ushtarët që gjendeshin në helikopter po kryenin në fluturim stërvitor, tha Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke shtuar se “ishte një ekuipazh me përvojë ". Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur pasi zyrtarët po njoftojnë të afërmit, tha ai.

I vendosur përgjatë lumit Potomak, në jugperëndim të Uashingtonit, aeroporti kombëtar “Reagan National” përdoret gjerësisht pasi ështëshumë më afër qytetit sesa aeroporti ndërkombëtar “Dulles”, që është më i madh.

Çfarë thonë ekspertët?

Eksperti i aviacionit, Geoffrey Thomas thotë se helikopteri nuk kishte ndezur sistemin e gjurmimit, duke e cilësuar këtë një gabim tragjik.

“Ky ishte një helikopter që po kryente një fluturim stërvitor. Mesa duket nuk kishte ndezur sistemin e gjurmimit ADS-B. Ky është një sinjal që i dërgohet trafikut ajror për të gjurmuar avionët. Dhe është gjithashtu një komponent jetik i një sistemi tjetër të quajtur TCAS, i cili është Sistemi i Shmangies së Përplasjeve, me të cilin janë të pajisur avionët civilë dhe ushtarakë, i cili sinjalizon për avionë të tjerë në rast të një kursi përplasjeje. Por ADS-B duhet të ndizet”, thotë eksperti.

Nuk ka pasur një aksident fatal me avion pasagjerësh në SHBA që nga shkurti i vitit 2009, kur si pasojë e një aksidenti ajror në Nju Jork vdiqën 50 vetë./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë