
SHBA- Presidenti Donald Trump ka reaguar sërish pas tragjedisë në Washington duke thënë se kjo është një ngjarje e rëndë dhe nuk duhet të kishte ndodhur. Trump gjithashtu kërkoi një minutë heshtje për viktimat. Ai vazhdoi duke thënë se tragjedia ka tronditur vërtet shumë njerëz, duke përfshirë ata nga vendet e tjera, qytetarët e të cilëve ishin në aeroplan. Presidenti amerikan më pas sulmoi Barack Obamën dhe Joe Biden, duke thënë se ata kanë dobësuan sigurinë në udhëtimet ajrore.
“Fatkeqësisht nuk ka të mbijetuar. Si komb ne vajtojmë për çdo shpirt të çmuar që na është marrë kaq papritur. Ne nuk e dimë se çfarë çoi në këtë aksident, por ne kemi disa mendime dhe ide shumë të forta. Unë e vendos sigurinë mbi të gjitha. Obama, Biden dhe demokratët e vënë politikën në radhë të parë. Ata e çuan politikën në një nivel që askush nuk e ka parë më parë. Politika e tyre ishte e tmerrshme”, tha Trump.
Trump po ashtu theksoi se edhe kur mori detyrën ai nënshkroi urdhëra ekzekutivë që të rikthejnë standardet më të larta të trafikut ajror. Ai pretendon se helikopteri kishte aftësinë të ndalonte, të ngjitej ose të zbriste ose të kthehej, por bënte të kundërtën e asaj që i ishte thënë. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për shkakun e rrëzimit. Presidenti theksoi se tragjedia nuk duhej të kishte ndodhur.
“Për disa arsye, ne kishim një helikopter që ishte në të njëjtën lartësi dhe shkonte në një kënd që ishte tepër i keq. Helikopteri bëri një një kthesë të vogël në fund, por atëherë ishte tepër vonë", thotë Trump.
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
30 Janar18:11
E rëndë në Itali/ 16-vjeçarja lind foshnjën në banesë, më pas fsheh trupin e pajetë në një kovë
ITALI- Një 16-vjeçare në Itali ka lindur foshnjën në apartament dhe më pas fshehu trupin e pajetë të bebes s&eu...
E.D
BOTA
30 Janar17:10
Eurodeputetët takim me Lajçak: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
BRUKSEL- Eurodeputetët i kanë thënë emisarit në largim të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, se qasja e pabalancuar n&...
E.D
BOTA
30 Janar17:05
Studentët serbë vazhdojnë protestat, marshojnë drejt Novi Sadit
SERBI- Qindra studentë serbë filluan sot (të enjten) një marshim prej mbi 75 kilometrash nga Beogradi drejt qytetit verior të Novi Sa...
E.D
BOTA
30 Janar15:39
Rënia e Qeverisë, disfatë për Vuçiçiç apo blerje kohe
SERBI- Me dorëheqjen e kryeministrit, a e ka pranuar pushteti në Serbi, i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç, humbjen? Tre...
n.f
BOTA
30 Janar15:00
Droni rus godet një ndërtesë shumëkatëshe, humbin jetën katër persona, plagosen edhe 9 të tjerë
Ukraine
UKRAINË- Një dron rus goditi një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin verilindor të Ukrainë...
n.f
BOTA
30 Janar14:48
Mbi 33 milionë investim, ministrat e Kosovës dhe Maqedonisë inspektojnë rrugën Prizren-Tetovë
KOSOVË- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka zhvilluar një vizitë në punimet e rrug&e...
n.f
BOTA
30 Janar14:47
Vijojnë protestat, studentët serbë nisin marshimin nga Beogradi drejt Novi Sadit
Serbi
SERBI- Qindra studentë serbë kanë nisur një marshim nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të pr...