Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...

TURQI- Qindra njerëz janë arrestuar në Stamboll, ndërsa 50,000 oficerë policie u vendosën vendosur në qytet. Transporti publik u mbyll për të ndaluar njerëzit të arrinin në Sheshin Taksim, ku demonstratat janë ndaluar që nga viti 2013. Pamjet nga kryeqyteti turk treguan përleshje midis policisë dhe protestuesve dhe demonstruesit që brohorisnin ndërsa policia i zhvendoste me forcë të ndaluarit në autobusë.
Qyteti u përball me protesta të mëdha në mars pas arrestimit të kryebashkiakut të opozitës Ekrem Imamoglu rivalit kryesor të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Më 1 maj të çdo viti, në shumë vende mbahen marshime të udhëhequra nga punëtorët dhe sindikatat si pjesë e festimeve të Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Sheshi Taksim zemra e Stambollit ishte nën një bllokim të rreptë, me polici dhe barriera metalike përgjatë të gjitha rrugëve që të çonin në zonë. Autoritetet ishin të vendosura, ndoshta këtë vit më shumë se kurrë, për t'u siguruar që të mos kishte protesta të mëdha në shesh, dhe kishin mjaftueshëm policë për ta siguruar këtë.
Sheshi, zakonisht i mbushur me turma të zhurmshme, dukej i pajetë, me restorante dhe dyqane të mbyllura. E vetmja mënyrë për të kaluar kordonet e policisë ishte me leje. Disa sindikatave iu lejua të hynin për pak kohë në Taksim, duke mbajtur flamuj të kuq dhe lule.
Duke qëndruar përpara Monumentit të Republikës, i cili përkujton themelimin e Turqisë moderne në vitin 1923, një folës u ankua për kufizimet me të cilat përballej.
Në rrugët që të çonin në shesh, grupe turistësh kalonin herë pas here në këmbë për të arritur te taksitë. Një student i quajtur Murat tha se rrugët ishin “bllokuar... sikur të ishte gjendje e jashtëzakonshme. Nuk na lejuan të hynim në sheshe... Na nxorën nga rrugët në grupe të vogla nën tortura. Nuk është një situatë me të cilën po përballemi për herë të parë. Ndoshta nuk do të jetë e fundit."
Të mërkurën, 100 persona u arrestuan për dyshimin se planifikonin të protestonin në shesh. Autoritetet e qytetit thanë të enjten se 382 persona ishin arrestuar për "demonstrata të paautorizuara". Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International i ka kërkuar Turqisë të heqë ndalimin e demonstratave në Taksim.
"Kufizimet bazohen në arsye krejtësisht të rreme për sigurinë dhe rendin publik," tha Dinushika Dissanayake, specialiste e Amnesty International për Evropën.
Në një deklaratë, grupi u bëri thirrje zyrtarëve të respektojnë të drejtën për të protestuar dhe të mos përdorin forcë kundër protestuesve paqësorë. Arrestimi i Ekrem Imamoglu në mars shkaktoi protesta masive në rrugët e Stambollit, ndërsa qindra mijëra demonstrues pro-demokraci dolën në mbështetje të kryetarit të bashkisë së Stambollit, i cili po mbahet në burg për akuza për korrupsion, të cilat ai i mohon.
Ai ka thënë se arrestimi i tij është politik, por qeveria turke e mohoi këtë dhe këmbëngul se gjykatat turke janë plotësisht të pavarura. Kryetar bashkie që nga viti 2019, Imamoglu shihet gjerësisht si i vetmi politikan i aftë për të sfiduar Erdoganin në zgjedhjet e vitit 2028. Imamoglu u konfirmua si kandidat i partisë opozitare ndërsa ishte në paraburgim.
Erdogan ka qenë në pushtet për më shumë se 20 vjet, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president që nga viti 2014. Ai nuk mund të kandidojë përsëri për president pas vitit 2028 përveç nëse ndryshon kushtetutën e Turqisë.
RUSI- Pas vitesh spekulimesh dhe thashethemesh, presidenti rus Vladimir Putin i ka zbuluar publikut për herë të parë apartamentin e tij n&...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si këshilltar të përkohshëm për siguri...
foto ilustruese KIEV- Parlamenti ukrainas do të ratifikojë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për aksesin në burimet minera...
SHBA- Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajm...
QIPRO- Një aksident i rëndë ndodhi të enjten në mëngjes në vendin ku do të mbahet festivali i teknologjisë TEKNOF...
VATIKAN- Kardinali gjenovez, Mauro Piacenza sot 80 vjeç nuk është më mes atyre që do të zgjedhin Papën që do t&...
trump, waltz SHBA- Këshilltari në largim për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, tha se ndihet i nderuar që do të vazhdoj&eu...
trump, lacivita SHBA- Një nga arkitektët e fitores së Donald Trump në vitin 2024 pretendon se ka bërë një vizitë n&...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump bëri një tjetër njoftim të jashtëzakonshëm përmes llogarisë s&...
rubio, waltz SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të caktojë Mike Waltz për të shërbyer si ambasador në O...