BOTA

Përsëritja e zgjedhjeve në Rumani, kandidatit pro rus i ndalohet pjesëmarrja në garë

M.B. Përditësimi i fundit 10 Mars 2025, 15:27

Përsëritja e zgjedhjeve në Rumani, kandidatit pro rus i ndalohet

RUMANIA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ndaloi kandidatit pro-rus Calin Georgescu të marrë pjesë në përsëritjen e garës zgjedhore për president. Kandidati i ekstremit të dajthtë Georgescu, fitoi në raundin e parë në muajin nëntor, por votimet u anuluan nga Gjykata Kushtetuese pas akuzave për ndërhyrje nga Moska në favor të tij. Zoti Georgescu tha sot (të hënën) se ai do ta apelojë vendimin te Gjykata Kushtetuese e vendit. Vendimi i Komisionit Zgjedhor në Bukuresht për të mos pranuar kandidaturën e zotit Georgescu nxiti protesta të dhunshme të mbështetësve të tij.

Kaosi shpërtheu në kryeqytetin e Rumanisë të dielën në mbrëmje ndërsa mbështetësit e zemëruar të populistit të ekstremit të djathtë Calin Georgescu protestuan kundër vendimit që e ndalon atë të marrë pjesë në garën zgjedhore. Qindra protestues u mblodhën para selisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Bukuresht, pas shpalljes së vendimit. Disa protestues hodhën copa të kalldrëmit të thyer dhe objekte të tjera ndaj një numri të madh të policisë speciale.

“Dëgjova që Komisioni Zgjedhor ka anuluar kandidaturën e zotit Calin Georgescu. Nuk bëhet fjalë më për atë se kush fiton, por për demokracinë e shkelur nga të gjitha anët. Njerëzve po u tregohet se jetojmë në një diktaturë”, thotë Sisi, mbështetëse e zotit Georgescu.

Nëse Gjykata Kushtetuese nuk e hedh poshtë këtë vendim, tre partitë ultra-nacionaliste, që kanë 35% të vendeve në parlament dhe që mbështesin zotin Georgescu për president, rrezikojnë të mbesin pa një kandidat në zgjedhjet e majit.

“Jam së bashku me dy udhëheqësit e opozitës me të cilët ndaj vlera të përbashkëta. Ne duhet t’iu kërkojmë sërish që të mos bëjmë dhunë , ashtu siç ndodhi mbrëmë. Ne po ecim përpara me besim të fortë për të ardhmen e vendit tonë”, tha zoti Georgescu të hënën.

Kandidati pro rus fitoi raundin e parë të zgjedhjeve. Gjykata Kushtetuese e vendit më pas anuloi zgjedhjet me arsyetimin se u ndikuan nga Moska, në favor të zotit Georgescu përmes një fushate në internet. Tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia hoqi të drejtën për të ri-kandiduar. Analisti politik Kristian Pirvulescu thotë se anulimi i zgjedhjeve nuk kishte të bënte me shtypjen e fjalës së lirë, por me prova për parregullsi financiare.

“Kandidati i të djathtës ekstreme deklaroi zero shpenzime elektorale”, thotë eksperti nga Shkolla Kombëtare e Studimeve Politike.

Elena Lasconi doli kandidatja e dytë më e votuar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Zonja Lasconi, kandidate e partisë progresive “Shpëtoni Bashkimin Rumun” vuri në dyshim vendimin e gjykatës për anulimin e zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke i thënë Zërit të Amerikës se ajo mund të kishte fituar në balotazh.

“Dua të shoh prova. Mendoj se çdo rumun dëshiron të shohë prova sepse më shumë se 9 milionë rumunë votuan vitin e kaluar dhe të gjithë janë të shqetësuar. Është kaq e thjeshtë”, thotë zonja Lasconi.

Analistët vlerësojnë se ka pak gjasa që Gjykata më e lartë e vendit t’a lejojë kandidatit pro-rus të vazhdojë garën zgjedhore në vendin anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Gjykata krijoi një precedent për këtë në muajin tetor kur ia ndaloi një tjetër kandidateje të të djathtës ekstreme garën zgjedhore duke thënë se qëndrimet e saj anti-evropiane dhe pro ruse e bëjnë atë të padenjë për të udhëhequr vendin. Përsëritja e raundit të parë mbahet më 4 maj. Nëse asnjë kandidat nuk fiton mbi 50% të votave, balotazhi mbahet më 18 maj./ VOA

rumania

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë