BOTA

Perspektiva e përdorimit të avionëve elektrikë në zonat urbane

n.f Përditësimi i fundit 1 Gusht 2024, 20:19
Perspektiva e përdorimit të avionëve elektrikë në zonat
Foto ilustruese

SHBA- Udhëtimet me taksi në një të ardhme të afërt mund të realizohen me avionë elektrikë. Prodhuesit e avionëve thonë se do të revolucionarizojnë udhëtimin e përditshëm për pasagjerët duke ofruar fluturime të përshtatshme, të shpejta dhe të qëndrueshme brenda qyteteve dhe mes tyre. Disa prej kompanive të prodhimit të këtyre avionëve shfaqën konceptet e tyre në panairin ndërkombëtar “Farnborough 2024”.

Supernal, një kompani e mbështetur nga gjigandi global i makinave Hyundai Motor Group, thotë se automjeti i saj më i ri elektrik i pasagjerëve do të revolucionarizojë udhëtimin ajror në të ardhmen. Ky aeroplan do të jetë në gjendje t'i transportojë më shpejt pasagjerët brenda qyteteve dhe mes tyre, duke fluturuar mbi radhët e gjata të trafikut rrugor.

"Qëllimi i tij është të ndryshojë mënyrën e lëvizjes së njerëzve. Është një aeroplan tërësisht elektrik, që me një karikim mund të përshkojë një distancë prej rreth 96 kilometrash, duke fluturuar me një shpejtësi prej 193 kilometrash në orë, dhe mund të transportojë njerëz në distanca të shkurtra, duke shmangur trafikun e ngjeshur urban”, thotë David McBride, shef i teknologjisë në kompaninë Supernal.

Automjeti plotësisht elektrik do të ketë rotorë që mundësojnë ngritje dhe ulje vertikale pa pasur nevojë për pista. Kompania gjithashtu synon që fluturimet më vonë të automatizohen.

Ndonëse për disa ekspertë ky koncept mund të duket larg realitetit, shefi i kompanisë Supernal thotë se partneriteti me kompaninë Hyundai Motor Group (HMG) do të lejojë prodhimin e këtyre automjeve flutarake në një shkallë industriale masive.

"Ne besojmë se kemi jo vetëm fuqinë e madhe industriale, që Hyundai Motor Group mund të ofrojë, por ne edhe mund të revolucionarizojmë aviacionin përmes aftësive të mëdha të kompanisë sonë", thotë Jaiwon Shin, president i Hyundai Motor Group dhe shef i kompanisë Supernal.

Kompania gjermane Lilium është gjithashtu në garë për prodhimin në shkallë të gjerë të avionit të saj elektrik EV-TOL. Avioni i saj tërësisht elektrik mund të ngrihet dhe ulet vertikalisht, por në vend të rotorëve përdor ventilatorë me motorë të fuqishëm për lëvizjen në ajër.

"Avioni ynë mund të transportojë gjashtë njerëz në një distancë prej 175 kilometrash dhe mund të arrijë shpejtësinë deri në 250 kilometra në orë. Kostoja e operimit të këtij avioni është aq e ulët sa që ne mund të ofrojmë bileta me çmime prej më pak se 2 dollarë për kilometër", thotë Klaus Roewe, shef i kompanisë Lilium.

Por, përdorimi i këtyre automjeteve duhet fillimisht të miratohet nga zyrtarët e qyteteve, të cilët duhet të përcaktojnë zona nga ku këta avionë elektrik mund të ngrihen dhe ulen në mënyrë të sigurt.

Të dy avionët u shfaqën në panairin ndërkombëtar të aviacionit “Farnborough 2024”. Richard Aboulafia, analist i aviacionit, mendon se mundësia reale për të parë më shpesh këta avionë në qiell është ende shumë larg.

"Ata janë jashtëzakonisht të popullarizuar nga pikëpamja e dizajnit dhe konceptit, por për sa i përket prodhimit të tyre masiv, ne ende jemi shumë vite larg. Pra, është një nga ato gjëra që njerëzve u pëlqejnë të diskutojnë, por nuk ka shumë aktivitet tregtar në lidhje me këta avionë", thotë ai.

Panairi ndërkombëtar “Farnborough Airshow”, i cili u mbajt së fundmi në Britani, është një nga panairet më të mëdha të industrisë së aviacionit në botë dhe tërheq ekspertë dhe entuziastë nga e gjithë bota./ VOA

shba avione elektrike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë