Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
TIRANË- Nga hapat e mëdhenj në inteligjencën artificiale, deri tek arritjet e jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian të Futbollit, këto janë pesë figurat që lanë gjurmë më 2024:
Jensen Huang: Magnat çipash
Në tërë situatën me entuziazëm – dhe frikë – rreth inteligjencës artificiale (IA) më 2024, një gjigant çipash të IA-së është dalluar nga shumica: Nvidia, e udhëhequr nga shefi ekzekutiv, Jensen Huang. Përgjatë rrjedhës së vitit, Nvidia kaloi Apple-in për t’u bërë kompania më e madhe në botë për nga vlera në treg, teksa bumi i inteligjencës artificiale vazhdoi të ngazëllojë Wall Street-in. I dallueshëm nga xhaketa e zezë prej lëkure që zakonisht vesh, Huang, i lindur në Tajvan, themeloi Nvidia-n tri dekada më parë.
Në thelb të suksesit të tij të ri janë procesorët apo kartelat grafike – çipa me kapacitet dukshëm më të madh sesa mikroprocesorët konvencionalë. Kompania e Huangut zbuloi se teknologjia, e krijuar për të përmirësuar cilësinë grafike të videolojërave, ishte shumë e përshtatshme për ndërtimin e modeleve të mëdha gjuhësore që fuqizojnë IA-në gjenerative.
Yulia Navalnaya: Kritike e patundur e Kremlinit
“Kundërshtari im politik është Vladimir Putin, dhe unë po përpiqem dhe do të bëj gjithçka që regjimi i tij të rrëzohet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Yulia Navalnaya, e veja e udhëheqësit të ndjerë opozitar rus, Alexei Navalny, në tetor.
Navalnaya, 48-vjeçare, e cila është ekonomiste, ka fituar simpatinë e publikut si pjesë e zotimit të saj për të vazhduar punën e bashkëshortit të saj, pasi ai vdiq në shkurt në një burg në Arktik. Ajo ka lobuar kundër Qeverisë së Putinit nga jashtë vendit, përfshirë thirrjen e saj në ditën e zgjedhjeve në mars, që rusët të formojnë radhë të gjata jashtë qendrave të votimit në shenjë proteste. Në korrik, Navalnaya, e cila jeton jashtë Rusisë, u shtua në listën e zezë të “terroristëve dhe ekstremistëve” nga Moska.
Gisele Pelicot: Ikonë feminizmi
Shtatëdhjetë e dy vjeçarja Gisele Pelicot ka qenë në qendër të një prej gjykimeve të profilit më të lartë në Francë, duke zënë kryetitujt e mediave nëpër botë. Ish-bashkëshorti i saj, Dominique Pelicot, ka pranuar ta ketë droguar asokohe bashkëshorten e tij me qetësues, në mënyrë që njerëz të panjohur të mund ta abuzonin atë seksualisht në shtratin e saj për pothuajse një dekadë.
Më 19 dhjetor të këtij viti një gjykatë në Francë e dënoi Pelicotin me 20 vjet burgim për drogimin dhe përdhunimin e vazhdueshëm të atëherë bashkëshortes së vet Gisele Pelicot për gati një dekadë, si dhe për rekrutimin e burrave të tjerë për ta përdhunuar atë. Dominique Pelicot, 72 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat gjatë gjyqit tremujor dhe i kërkoi falje familjes. Prokurorët kanë kërkuar dënime me burgim prej katër deri në 18 vjet edhe për 50 të pandehurit e tjerë në këtë rast.
Rasti ka hedhur dritë mbi sjelljet e burrave dhe dhunën kundër grave. Në një hap që ka ngjallur mbështetje globale, Gisele Pelicot ka ngulmuar që gjykimi të jetë i hapur për publikun.“Kam dashur që të gjitha gratë, të cilat janë viktima të përdhunimit, t’i thonë vetes ‘Zonja Pelicot e ka bërë këtë, kështu që mund ta bëjmë edhe ne’”, është shprehur ajo.
Lamine Yamal: Magjistar i futbollit
Një prej mbretërve të krahut të Spanjës, 17-vjeçari Lamine Yamal u bë yll global i futbollit, pasi formoi një pjesë të sulmit më shpërthyes të Kampionatit të sivjetmë Evropian të Futbollit, Euro 2024. Ai dhe anësori tjetër adoleshent, Nico Williams, u lëvduan si magjistarët sulmues që shtynë përpara triumfin e katërt rekord të Spanjës në Euro.
Yamal, me fytyrë fëmijërore dhe proteza në dhëmbë, është produkt i ekipit të të rinjve të FC Barcelonës, dhe aktualisht është një prej talenteve më të mëdha të klubit të njohur. Gjatë kampionatit Euro 2024, si 16-vjeçar ai u bë golashënuesi më i ri në historinë e garës, ndërsa festoi ditëlindjen e 17-të një ditë para finales.
“Pamë një gjeni, bëmat e një gjeniu”, tha trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, teksa fliste për lojtarin e tij gjatë turneut. Yamal u shpall lojtari më i mirë i ri i kampionatit.
Charli XCX: Fenomeni “Brat”
Sensacioni i popit britanik, Charli XCX, veçse ishte një prej yjeve më mëdhenj të vitit 2024, me albumin e saj shumë të suksesshëm, “Brat” (Kopile). Pastaj, Kamala Harris u fut në garën presidenciale amerikane, kur kishin mbetur vetëm edhe 100 ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve.
Fryma e albumit të yllit 32-vjeçar të popit u asociua me Harrisin, kur mbështetësit filluan të aplikojnë filterin “brat” në fotografitë e kandidates demokrate. Më pas, Charli XCX, emri i vërtetë i së cilës është Charlotte Emma Aitchison, vetë aprovoi një gjë të tillë, gjë që u përqafua shpejt nga ekipi i fushatës së Harrisit.
Në nëntor, pak ditë para se kandidatura e Harrisit të përmbyllej me humbje në zgjedhje, fjalori Collins e shpalli “Brat” si Fjalën e Vitit./REL
lideret evropiane EVROPË- Një vit i trazuar ka parë që votuesit të shkaktojnë valë tronditëse ndryshimi e ndikimi. ...
foto ilustruese SHBA- Një haker kinez i sponsorizuar nga shteti ka depërtuar në sistemet e Departamentit të Thesarit të SHBA-s&eu...
SHBA- Një tragjedi e re ajrore duket se është shmangur në momentin e fundit, këtë herë në Shtetet e Bashkuara&nbs...
AZERBAJXHAN- Azerbajxhani ka thënë të hënën se Moska i ka premtuar se do t’i ndëshkojë përgjegjësit pë...
SHBA- Një Gjykatë Apeli Federale në Shtetet e Bashkuara ka hedhur poshtë ankesën e presidentit të zgjedhur Donald Trump p&e...
SERBIA- Një gjykatë në Serbi dënoi të hënën prindërit e një të riu, i cili vitin e kaluar vrau nënt&eum...
IZRAEL- Ambasadori i Izraelit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Danny Danon bëri të hënën atë që ai e quajti ...
BERLIN– Qeveria gjermane u përpoq të mos u japë shumë peshë qëndrimeve të shprehura nga miliarderi Elon Musk për...
Cecilia Sala IRAN- Irani ka konfirmuar arrestimin e gazetares italiane Cecilia Sala, tha agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, duke cituar Ministrin&eu...
KOREJA E JUGUT- Dy të mbijetuarit e rrëzimit më vdekjeprurës të avionit të Koresë së Jugut po trajtohen në spital...