BOTA

Pezullimi i ndihmave amerikane/ VOA: Pasojat shtrihen në mbarë globin! Preken fondet për veteranët e Ukrainës dhe programe të tjera

b.z Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 21:11
Pezullimi i ndihmave amerikane/ VOA: Pasojat shtrihen në mbarë globin!
Foto ilustruese

SHBA - Organizatat që zbatojnë programe të financuara nga qeveria amerikane në mbarë botën kanë filluar të shkurtojnë personelin, të mbyllen, ose po përgatiten për ndaljen e operacioneve, pas ngrirjes së pashembullt të gjitha ndihmave ndërkombëtare, të vendosur nga administrata e Presidentit Trump.

Të hënën, mbi 50 zyrtarë të lartë të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar - USAID, që po merreshin me zbatimin e urdhrit të presidentit për ngrirjen e ndihmave, u pezulluan nga puna me pagesë. Drejtori në detyrë i USAID-it tha se ai po heton nëse zyrtarët po i rezistonin urdhrave të Presidentit Trump.

Qëndrimi i SHBA-së për dekada ka qenë që ndihma e dhënë vendeve të tjera, i kthehet mbrapsht Amerikës në formën e forcimit të sigurisë kombëtare, stabilizimit të rajoneve dhe përmirësimit të marrëdhënieve me partnerët.

Vendet aleate, ndër to Ukraina, po përpiqen të shpëtojnë një pjesë të fondeve për sigurinë e tyre nga masa e ngrirjes 90-ditore, të urdhëruar javën e kaluar nga Presidenti Donald Trump, që pezulloi gjithashtu edhe programet e ndihmave dhe kreditë federale brenda Shteteve të Bashkuara.

Administrata Trump thotë se urdhëroi ndalimin e ndihmës për vendet e tjera, për t'i dhënë kohë për të vendosur se cilat nga mijëra programet humanitare, të zhvillimit dhe të sigurisë do të vazhdojnë të marrin fonde nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë urdhëruan që programet t’i ndalnin shpenzimet menjëherë. Përjashtim bëjnë vetëm programet ushqimore emergjente dhe ndihmat ushtarake për dy vende aleate, Izraelin dhe Egjiptin.

Ngrirja do të thotë që p.sh. shkollave në Liberi do t’u duhet këtë javë të shkarkojnë kuzhinierët që u përgatisin fëmijëve drekën. Mund të ndalen përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar bizneset amerikane jashtë vendit dhe për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Kinës. Veteranët në Ukrainë që marrin tek një linjë telefonike kur gjenden në situatë krize, mund të dëgjojnë së shpejti një mesazh të regjistruar, pa mundësinë për të folur me dikë.

Shtetet e Bashkuara janë deri më tani burimi më i madh në botë i ndihmave ndërkombëtare, megjithëse vendet e tjera japin një pjesë më të madhe të buxheteve të tyre. Shtetet e Bashkuara mundësojnë 4 nga çdo 10 dollarë që dhurohen për ndihma humanitare.

Punonjësit e ndihmave, zyrtarët lokalë dhe analistët theksojnë se shkalla e ngrirjes ishte e vështirë për t'u kuptuar.

"Komuniteti i ndihmave po përballet me faktin se sa ekzistencial është ky pezullim i ndihmës", tha Abby Maxman, presidente e organizatës Oxfam America, një nga të paktët zyrtarë të ndihmave që janë të gatshëm të flasin publikisht për ndikimin e ngrirjes, pas paralajmërimeve të administratës së Presidentit Trump.

Por, shumë zyrtarët të administratës dhe ligjvënës republikanë besojnë se fondet e ndihmave për vendet e tjera duhet të shpenzohen në vend, ose të kursehen.

Ndihmat për ushtrinë e Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se ngrirja nuk ndikon në mbështetjen jetike amerikane për ushtrinë ukrainase, ndërsa lufton forcat pushtuese ruse. Kjo është përgjithësisht e vërtetë.

E vetmja kategori e ndihmës ushtarake për të cilën është përgjegjës Departamenti i Shtetit dhe për këtë arsye përfshihet nga pezullimi, është financimi ushtarak i huaj dhe edukimi dhe trajnimi ushtarak ndërkombëtar. Janë edhe disa programe të tjera për operacionet paqeruajtëse të OKB-së dhe programet e çminimit.

Shumica e ndihmës ushtarake për Ukrainën është dhënë sidoqoftë nëpërmjet Pentagonit. Ajo përfshin një program që shfrytëzon rezervat ekzistuese të armëve dhe një tjetër të quajtur Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, e cila përdoret për të paguar kontratat e armëve që nuk do të dorëzoheshin për një vit ose më shumë.

Asnjë nga programet e Departamentit të Mbrojtjes nuk preket drejtpërdrejt nga ngrirja, megjithëse zyrtarët amerikanë thonë se as nuk është duke u përgatitur diçka.

Por programet civile jetike për përpjekjet luftarake të Ukrainës vijnë nga Departamenti i Shtetit. Nuk ka ndonjë njoftim për përjashtimin e këtyre programeve. Kjo përfshin mbështetjen e pagave që Shtetet e Bashkuara ofrojnë për ta mbajtur funksionale qeverinë e Ukrainës, pavarësisht dëmeve të luftës tek ekonomia.

Kjo mbështetje është e rëndësishme, tha Bradley Bowman i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive. "Por unë mendoj se nëse aleatët tanë evropianë po e lexojnë mirë momentin politik në Shtetet e Bashkuara, ata më mirë të lëvizin, them me shpejtësi, në përpjekje për të marrë pjesën më të madhe të barrës, ose të gjithën".

Preken fondet për veteranët e Ukrainës dhe programe të tjera

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar urdhëra ndalimi për programet civile për të mbështetur Ukrainën në luftë.

Këtu përfshihet edhe ‘Veteran Hub’, një organizatë jofitimprurëse që menaxhon një linjë telefonike për situata krizash, nga e cila përfitojnë rreth 1300 veteranë në muaj që telefonojnë për të kërkuar ndihmë sociale dhe psikologjike.

Pas marrjes së urdhrit për ndërprerje të operacioneve, Ivona Kostyna, drejtuese e projektit, kuptoi se mund të humbasë gati gjysmën e personelit prej 31 personash.

"Nëse do të kishim një muaj, le të themi, paralajmërim, madje edhe dy javë, do të ishte shumë më e lehtë për ne", tha ajo. "Mund të kishim arritur disi të merrnim masat për një periudhë. Por thjesht nuk pati ndonjë paralajmërim”.

Disa ditë para ngrirjes së fondeve amerikane, ‘Veteran Hub’ mori një telefonatë nga dikush në prag të dëmtimit të vetvetes, tha zonja Kostyna. Një punonjës i linjës telefonike i dërgoi mesazh personit gjatë natës.

"Dhe tani ajo që kemi është një linjë që nuk funksionon dhe në thelb nuk ka përgjigje, gjë që është e tmerrshme për ne", tha ajo.

Shqetësimet për humbje të terrenit përballë Kinës

Shtetet e Bashkuara janë përpjekur gjithashtu të shtojnë praninë e tyre në Paqësorin Jugor për të kundërshtuar ndikimin e Kinës, përfshirë edhe rritjen e shpenzimeve të USAID-it për vendet që janë ndër më të varurit nga financimi i programeve të zhvillimit.

Gjatë vizitave në Paqësor në 2024, zyrtarët njoftuan mbi 15 milionë dollarë në shpenzime të reja, për të përmirësuar reagimin ndaj fatkeqësive natyrore, për të mbështetur rritjen ekonomike, për të ndihmuar vendet të përballojnë efektet shkatërruese të ndryshimeve klimatike dhe më shumë./VOA

shba ndihma

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë