Pedagogët sot në protestë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
Furtuna e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në administratën shtetërore ka nisur të marrë formë konkrete. Pas ultimatum...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...

Një çiklist mali në Kaliforni ka vdekur pasi u pickua nga një gjarpër me zile në një rezervat natyror, gjë që çoi në një qëndrim njëmujor në spital.Julian Enrique Hernandez, 25 vjeç, nga Costa Mesa, ndërroi jetë më 4 mars, sipas Zyrës së Mjekut Ligjor të Orange County.
Ngjarja ndodhi më 1 shkurt rreth orës 11:00 paradite me orën lokale në Quail Hill Trailhead, një vend i njohur për aktivitete rekreative pranë Qendrës Komunitare Quail Hill. Departamenti i Policisë së Irvine konfirmoi se Hernandez po bënte çiklizëm malor kur u pickua nga një gjarpër me zile. Ende nuk dihen saktësisht rrethanat se si ndodhi pickimi.
Autoriteti i Zjarrfikësve të Orange County (OCFA) dërgoi menjëherë një ekip në vendngjarje dhe 25-vjeçari u transportua në një spital aty pranë në gjendje kritike.
Ai qëndroi për më shumë se 30 ditë në Njësinë e Kujdesit Intensiv (ICU). Sipas një faqeje të verifikuar GoFundMe të hapur nga vëllai i tij, familja mbeti me shpresë gjatë gjithë kohës që ai ishte në spital, edhe pse mjekët kishin paralajmëruar se shërimi i tij mund të zgjaste shumë më tepër nga sa pritej fillimisht.
“Julian ishte 25 vjeç. Ishte i fortë dhe i shëndetshëm,” shkroi familja në faqen GoFundMe. “Ai ishte gjallë kur mbërriti në spital. E gjithë familja ishte pranë tij dhe e mbështeti në çdo hap. Fatkeqësisht, Julian nuk arriti të mbijetojë.”
Pas vdekjes së të riut, familja Hernandez i tha CBS News Los Angeles përmes një mesazhi se kanë kërkuar kryerjen e një autopsie të pavarur nga një palë e tretë. Ata refuzuan intervistat para kamerës, por e përshkruan Julianin si një “djalë, vëlla, partner dhe mik shumë të dashur për të gjithë”.
Vdekjet nga pickimi i gjarpërinjve me zile janë shumë të rralla në Shtetet e Bashkuara. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), çdo vit deri në 8,000 persona pickohen nga gjarpërinj helmues, por vetëm rreth pesë raste përfundojnë me vdekje.
Autoritetet lokale u bëjnë thirrje personave që përdorin shtigjet në Quail Hill dhe parqet përreth në Irvine të jenë të kujdesshëm, pasi me rritjen e temperaturave shtohet edhe aktiviteti i gjarpërinjve./Përktheu PiranjatNews
Për herë të parë në më shumë se 75 vjet historik të saj, lista e “Dhjetë të Kërkuarve m...
Një e pesta e adoleshentëve australianë nën moshën 16 vjeç vazhdonin të përdornin rrjetet sociale edhe dy muaj pasi ...
Një grua transgjinore është dënuar me 14 muaj burg pasi përndoqi dhe kërcënoi kirurgun që kishte kryer operacionin e s...
Ndërprerjet në përpunimin e gazit natyror të Katarit për shkak të luftës në Iran kanë rritur ndjeshëm &ccedi...
Thashethemet për gjendjen shëndetësore të udhëheqësit të sapoemëruar suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, po shtoh...
Nënoficeri francez Arnaud Frion, humbi jetën gjatë një sulmi në rajonin e Erbilit të Kurdistanit irakian , njofto...
Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë qendrore mëngjesin e sotëm. Shërbimi tu...
Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, pritet të njoftojë pjesëmarrjen e vendit të saj në sistemin amerikan të mbrojtjes...
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor....
Gati dy javë pas fillimit të luftës kundër Iranit nga SHBA-të dhe Izraeli, Benjamin Netanyahu dha konferencën e tij të par&...