Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Egjipti është duke punuar me Katarin dhe Turqinë për ta bindur Hamasin ta pranojë planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare në Rripin e Gazës, tha të enjten ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty.
Ai tha se Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – është paralajmëruar se konflikti do të përshkallëzohet, nëse nuk e pranon planin e Trumpit.
Duke folur në Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Paris, Abdelatty tha se është e qartë se Hamasi duhet të çarmatoset dhe se Izraelit nuk duhet t’i jepet asnjë arsye për ta vazhduar ofensivën ushtarake në Gazë. “Mos t’i japim asnjë arsye një pale për ta përdorur Hamasin si arsyetim për këto vrasje të përditshme dhe të çmendura të civilëve. Ajo që po ndodh është shumë më tepër sesa 7 tetori”, tha ai, duke iu referuar sulmit të vitit 2023 nga grupi islamist ndaj Izraelit, ku, sipas autoriteteve izraelite, u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen mbi 200 të tjerë.
Ushtria e Izraelit i ka vrarë mbi 66.000 njerëz gjatë luftës pasuese në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
“Kjo ka kaluar çdo kufi hakmarrjeje. Kjo është spastrimi etnik dhe gjenocid në zhvillim. Pra, mjaft është mjaft”, tha Abdelatty.
Shtëpia e Bardhë publikoi këtë javë një dokument me 20 pika, i cili parashikon armëpushim të menjëhershëm, shkëmbim të pengjeve që mbahen nga Hamasi me të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli, tërheqjen e Izraelit nga Gaza në faza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të udhëhequr nga një trup ndërkombëtar.
Të martën, Trump i dha Hamasit tri deri në katër ditë kohë për ta pranuar planin.
Egjipti është ndërmjetësues i rëndësishëm në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gazë, dhe Abdelatty tha se Kajroja po bashkëpunon me Katarin dhe Turqinë për ta bindur Hamasin ta pranojë këtë plan. “Nëse Hamasi nuk e pranon, atëherë e dini, do të jetë shumë e vështirë. Dhe natyrisht, do të kemi më shumë përshkallëzime. Prandaj, po bëjmë përpjekje të mëdha për ta bërë këtë plan të zbatueshëm dhe të marrim miratimin e Hamasit”, tha ai.
Abdelatty shtoi se, ndonëse në përgjithësi mbështet propozimin e Trumpit për Gazën, nevojiten më shumë diskutime.
“Ka shumë boshllëqe që duhet të plotësohen, na nevojiten më shumë bisedime mbi mënyrën e zbatimit, sidomos mbi dy çështje të rëndësishme: qeverisjen dhe marrëveshjet e sigurisë”, tha ai.
“Ne e mbështesim planin e Trumpit dhe vizionin për t’i dhënë fund luftës dhe duhet të ecim përpara”.
Kur u pyet nëse kishte frikë se plani i Trumpit mund të çonte në zhvendosje të detyruar të palestinezëve, ai tha se Egjipti nuk do ta pranonte këtë.
“Zhvendosja nuk do të ndodhë, nuk do të ndodhë sepse zhvendosja do të thotë fundi i çështjes palestineze”, tha ai. “Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë në asnjë rrethanë”.
Në një përpjekje gjeniale për të luftuar krizën demografike, rrjeti më i madh privat i hoteleve në Poloni, “Arch...
Hetimet e nisura gjatë periudhës së pandemisë kanë çuar në zbardhjen e veprimtarisë kriminale të katër gru...
Një plan i Ministrisë së Jashtme franceze për të luftuar dezinformimin rus, i cili nën rrethanat normale duhej të mbahej sekr...
Protestuesit vandalizuan rrjetet ndërkombëtare të ushqimit si Starbucks Coffee dhe Burger King gjatë një proteste pro-palestineze n&eum...
Presidenti Vladimir Putin akuzoi udhëheqësit e Evropës se po “nxisin histeri” lidhur me një luftë të mundshme me Rusin...
Një avion pasagjerësh që udhëtonte nga Mbretëria e Bashkuar drejt Egjiptit është detyruar të devijojë dhe të...
Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, u bë personi i parë të mërkurën që arriti një pasuri neto prej gati 500 miliardë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e EPC n&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e cila ndodhi në Manchester. Policia beson se kjo ka ardhur si pasojë e një sulmi terrorist...
Tërmeti prej 5 ballësh të shkallës Rihter që tronditi Detin e Marmarasë mesditën e sotme u ndje fuqishëm edhe në ...