BOTA

Plani i presidentit Zelenskyy për fitoren, pritshmëritë dhe realiteti

n.f Përditësimi i fundit 27 Tetor 2024, 18:08
Plani i presidentit Zelenskyy për fitoren, pritshmëritë dhe
Foto ilustruese

UKRAINË- Plani i Kievit për fitoren e luftën, i prezantuar këtë muaj nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka marrë tashmë vlerësime nga partnerët perëndimorë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakaletes njofton nga Kievi se çfarë mendojnë ekspertët dhe banorët e Ukrainës lidhur me planin e fitores.  Plani i Fitores i Presidentit Zelenskyy përbëhet, mes të tjerash, nga pesë pika.

“Nëse fillojmë zbatimin e këtij plani specifik për fitoren, deri vitin e ardhshëm mund t’i japim fund luftës”, thotë Presidenti Zelenskyy.

Plani kërkon ftesën e Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO dhe vendosjen e një pranie të mjaftueshme ushtarake jo-bërthamore në territorin e saj për siguruar përmbajtjen e Rusisë. Reagimi i partnerëve perëndimor është i paqartë. Qëndrimet e ukrainasve po ashtu. Natalia është banore e Kievit.

“Plani është real por nuk varet nga Ukraina”. Oleg, një tjetër banor i Kievit, mendon ndryshe.

“Kam bindjen e plotë se gjithçka do të vendoset në fushën e betejës. Miku më i mirë i Ukrainës janë forcat tona të armatosura”.

“Do të kemi mbështetje. Shpresojmë për më të mirën, por ndoshta do të duhet të luftojmë për veten tonë”, thotë Oksana, banore e Kievit.

Analisti i shkencave politike, Mykola Davydiuk, thotë se plani përmban shumë pika jorealiste për partnerët perëndimorë.

“Po të kishim katër pika realiste dhe një jo të tillë, mund të bëhej një përjashtim. Përgjigja është se plani është i shkëputur nga realiteti”.

Analisti thotë se ukrainasit janë të fundit që njihen me planin, pas të gjithë partnerëve të huaj të Kievit. Disa pika nuk u janë shpjeguar atyre, siç është një marrëveshje me aleatët për të ndihmuar në mbrojtjen e burimeve kritike të vendit si dhe investimi dhe shfrytëzimi i përbashkët të këtyre burimeve.

“Mbrojtja e burimeve përmes kapitalit perëndimor, i cili mund të marrë pjesë në prodhim, është gjë e mirë. Por është e nevojshme t'u shpjegojmë njerëzve se për çfarë burimesh bëhet fjalë dhe cilat do të ishin përfitimet për vendin”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Mykola Davydiuk.

Profesori Valerii Pekar, me ‘Shkollën e Biznesit Kyiv-Mohyla’, thotë se një pyetje tjetër është se pse ky plan nuk ka një listë veprimesh për vetë ukrainasit.

“Shumë njerëz besojnë se kjo është vetëm gjysma e planit, sepse tregon pritshmëritë e Ukrainës nga aleatët e saj. Por Ukraina ka shumë probleme me sistemin e administratës publike, mobilizimin, sundimin e ligjit. Dhe pyetja është se çfarë do të bëhet për këtë”.

Eksperti i çështjeve ushtarake, Evgen Dykyj, thotë se ekziston një shqetësim për veprime alternative të Ukrainës nëse partnerët nuk e zbatojnë ‘Planin e Fitores’.

“Deri tani duket sikur nuk kemi një plan B. Partnerët e koalicionit do të duhet të bëjnë atë që kërkojmë ne, ose do të kapitullojmë, apo çfarë? Plani B duhet të jetë mobilizimi total i popullsisë dhe financave, duke transferuar gjithçka në linjat ushtarake dhe ta bëjmë luftën vetë”.

Profesori Valerii Pekar thekson se aleatët perëndimorë duhet ta kuptojnë se si do të duket bota pas luftës.

“Nëse fiton Ukraina, do të kemi një botë më të sigurt, ku funksionojnë rregullat. Në të kundërt, do të jetë një botë ku çdo diktator bën çfarë të dojë në zonën e interesave të tij”.

Pas gati tre vjet lufte, agresori rus po përparon në Ukrainën lindore. Vendi përballet gjithashtu me një dimër të vështirë, pasi sulmet ruse kanë shkatërruar një pjesë të madhe të sistemit energjetik./VOA

plani i fitores se ukraines lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë