BOTA

"Po bëhet më i fshehtë dhe çon në stres psikologjik!" DW: Racizmi në Gjermani përditshmëri, jo përjashtim

M.B. Përditësimi i fundit 24 Mars 2025, 09:13

"Po bëhet më i fshehtë dhe çon në stres

GJERMANIA- Fatma punon si edukatore në Berlin. Që në mëngjes kur shkon në punë me makinë fillon diskriminimi, thotë ajo. "Shoferët e tjerë më shikojnë vëmendje”. Ajo është e veshur sipas modës, me elegancë, dhe mban shami koke. "Mësuesja në qendrën e trajnimit të edukatorëve më tha, se shamia e kokës nuk është higjienike”. Fatma thotë se shkollën e ka përfunduar me rezultatin "shumë mirë”. Por ende nuk është e lehtë për të që të gjejë një punë. Dhe kjo përkundër faktit se arsimtarët nevojiten urgjentisht - në Berlin dhe në të gjithë Gjermaninë. Ajo mendon se shamia është një disavantazh për të. "Kjo më dëshpëron. Kjo lë gjurmë tek unë."

Hanna jeton po ashtu në Berlin. "Unë nuk guxoj të shkoj në lagje të caktuara." Kur ajo merr metronë me fëmijët, thotë ajo, dëgjon rregullisht ato që ajo i quan "komente idiotike". Për shkak të fëmijëve dhe flokëve të errët. "Njerëzit më thonë se duhet të kthehem në vendin tim." Hannas ia sheh në fytyrë lëndimin nga armiqësi të tilla,  sidomos kur ato ndodhin para fëmijëve. Nëse si gazetar në Berlin dëshironi të flisni për racizmin në Gjermani me gratë për përvojat e tyre shembujt të vijnë nga të gjitha anët.

Përvojat e racizmit nuk janë rastësi

"Përvojat e diskriminimit nuk ndodhin rastësisht, por zakonisht bazohen në atribuime raciste”, shpjegon Aylin Mengi nga Qendra Gjermane për Kërkimin e Integrimit dhe Migracionit. Ajo është bashkëautore e Monitorit të Racizmit të botuar nga Qendra Gjermane për Kërkimin e Integrimit dhe Migracionit. Studiuesit anketuan pothuajse 10,000 njerëz në të gjithë vendin. Është një nga anketimet më gjithëpërfshirëse të të dhënave mbi racizmin dhe diskriminimin në Gjermani.

Rezultatet e raportit aktual nga marsi 2025 tregojnë se sidomos njerëzit që shihen nga të tjerët si migrantë apo myslimanë janë veçanërisht të prekur - pavarësisht nëse janë në të vërtetë apo jo migrantë. Disa sepse mbajnë shami, si Fatma. Ose për shkak të ngjyrës së lëkurës. Ose sepse, si Hanna, kanë flokë të errët. Më shumë se gjysma e njerëzve të dallueshëm nga pikëpamja racore përjetojnë diskriminim të përditshëm, të paktën një herë në muaj.

"Racizmi po bëhet më i fshehtë”

Gratë muslimane dhe personat me ngjyrë janë veçanërisht të prekur: Sipas rezultateve të raportit, mbi 60 për qind e tyre kanë përjetuar rregullisht diskriminim në jetën e përditshme. "Shohim që përvojat e diskriminimit janë të shpërndara në mënyrë të pabarabartë në shoqërinë gjermane”, shpjegon Cihan Sinanoğlu në një intervistë për DW, drejtues i Monitorimit të racizmit. "Dhe ne shohim se racizmi në Gjermani po bëhet më i fshehtë dhe i përshtatet normave sociale”. Në shumicën e shoqërisë është ende shumë i përhapur qëndrimi se pakicat etnike dhe fetare bëjnë tepër kërkesa politike, thotë Sinanoğlu, duke përmbledhur rezultatet. "Kjo tregon se grupeve të caktuara shoqërore ende u mohohen të drejtat politike."

Në Gjermani, njerëzit me përvojë të diskriminimit ndeshen me një shoqëri shumicë në të cilën racizmi është pjesë integrale e saj: "Më shumë se një e pesta e popullsisë totale gjermane ka qëndrime raciste të theksuara", shpjegon Cihan Sinanoğlu.

Racizmi çon në stres psikologjik

Eksperiencat e paragjykimit dhe përjashtimit kanë pasoja të gjera, shpjegon drejtuesi i studimit duke u nisur nga rezultatet: "Çrregullimet e ankthit dhe depresionit shtohen sa më shumë përvoja të diskriminimit dhe racizmit të kem. Dhe besimi në institucionet sociale zvogëlohet sa më e madhe të jetë shtrirja e përvojave të diskriminimit." Hartuesit e studimit kritikojnë se racizmi social shumë shpesh lihet mënjanë si një çështje minore nga partitë politike në Gjermani. "Ne jetojmë në një shoqëri post-migrante: çdo familje e tretë në Gjermani ka marrëdhënie me migrantët”, analizon Naika Foroutan, drejtuese e qendrës kërkimore, në prezantimin e monitoruesit të të dhënave. "Përvojat diskriminuese nuk mbeten vetë tek personat e prekur, por prekin edhe një pjesë të madhe të shoqërisë."

Naika Foroutan kujton, nuk duhet harruar edhe diçka tjetër në debatin për racizmin në Gjermani: "Ka një shumicë të gjerë kundër racizmit në Gjermani. Njerëzit duan të mësojnë për tjetrin. Dhe ata nuk janë të lodhur duke u informuar për racizmin."

E Ngarkuara Federale Kundër Diskriminimit, Ferda Ataman, i sheh rezultatet e monitorimit si një mandat për politikanët: "Ne kemi një nga ligjet më të dobëta kundër diskriminimit në Gjermani. Studimi tregon qartë se njerëzit duhet të mbrohen më mirë", kërkoi Ataman në një intervistë për DW. Këtë kërkesë ajo ia drejton kryesisht qeverisë së ardhshme federale, negociatat për të cilën po zhvillohen aktualisht mes konservatorëve dhe socialdemokratëve në Berlin./ DW

gjermania

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë