BOTA

Ukraina peshon praninë amerikane në centralet bërthamore

n.f Përditësimi i fundit 24 Mars 2025, 08:14

Ukraina peshon praninë amerikane në centralet bërthamore

UKRAINË- Shtetet e Bashkuara mund të kenë prani në Ukrainë – edhe pse jo në një mënyrë që shumë e presin. Gjatë telefonatës të zhvilluar së fundi midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku Ukraina u pajtua të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë të Rusisë për 30 ditë, doli ideja e vendosjes së pranisë amerikane në centralet bërthamore ukrainase.

Zelenskyy tha se gjatë bisedës me Trumpin, ai diskutoi për mundësinë e ndihmës amerikane në rimëkëmbjen e Zaporizhjas, centralit më të madh bërthamor në Evropë, i cili është nën pushtimin rus që nga marsi i vitit 2022.

“I thash që vetëm çlirimi i Zaporizhjas nuk mjafton sepse atje duhet të ketë infrastrukturë: furnizim me ujë, personel teknik dhe shumë hapa të tjerë në mënyrë që në të ardhmen stacioni të nisë të sjellë para dhe rrymë për njerëzit”, tha Zelensky sa i përket bisedës telefonike.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë për telefonatën e 19 marsit, Trump i tha Zelenskyt se pronësia amerikane mbi furnizimin me energji elektrike të Ukrainës dhe centraleve bërthamore “do të ishte mbrojtja më e mirë e kësaj infrastrukture”.

Ekspertët me të cilët ka biseduar Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë e kanë mirëpritur propozimin, duke thënë se do të jetë një garanci e fortë e sigurisë dhe një hap në drejtimin e duhur për kalimin e energjisë bërthamore të Ukrainës nga Rusia në Perëndim.

“Besoj se nëse zoti Trump ka bërë një propozim të tillë, Ukraina nuk duhet ta refuzojë, por duhet ta pranojë, me disa kushte”, tha Volodymyr Omelchenko, drejtori i programit për energji në Qendrën Razumkov, institut me seli në Kiev.

Këto kushte, sugjeroi ai, do të duhej të përfshinin garantimin e kontrollit të plotë nga Ukraina dhe sigurimin që Energoatom, kompania shtetërore e energjisë bërthamore, të mbetet operatori i vetëm.

“Askush nuk i di specifikat [e centralit bërthamor të Zaporizhjas] përveç specialistëve ukrainas, pasi çdo njësi bërthamore ka specifikat e veta”, tha Omelchenko.

Ukraina ka 15 reaktorë operacionalë në katër uzina bërthamore, një nga të cilat, uzina në Zaporizhja është nën pushtimin e Rusisë. Dy reaktorë zyrtarisht janë nën ndërtim, por nuk është raportuar për ndonjë punim aktiv në më shumë se 30 vjet, sipas raportit për Statusin e Industrisë Bërthamore në Botë për vitin 2024.

Nga 15 reaktorët bërthamorë, 12 janë reaktorë të epokës sovjetike të lidhura me rrjetin para se Ukraina të fitonte pavarësinë më 1991. Flota bërthamore e Ukrainës, e epokës sovjetike, ofron gjysmën e energjisë që konsumohet në shtet.

Situata në Ukrainë është e paprecedent. Asnjëherë më parë nuk është zhvilluar një luftë aktive në një shtet që ka disa centrale bërthamore. Përveç pushtimit të Zaporizhjas, dronët rusë kanë fluturuar shumë afër centralit bërthamor të Hmelnitskit, në perëndim të Ukrainës. Raketat dhe dronët kanë kaluar pranë edhe centralit të Rivnes, po në perëndim të Ukrainës. Ndërkaq, në muajin shkurt një dron rus goditi strehën që mbulon rrënojat e reaktorit të shkatërruar të Çernobilit.

“Prania e bizneseve amerikane, interesave amerikane atje, do të jetë një lloj garancie sigurie”, tha analisti politik, Igor Reuterovich. Përderisa Rusia vazhdimisht ka shënjestruar infrastrukturën ukrainase, prania e personelit amerikan në terren do të mund të shihej si vijë e kuqe, të cilën Moska do të hezitonte që ta shkelte.

Në vitet e fundit, Ukraina ka tentuar që të zvogëlojë varësinë nga teknologjia bërthamore ruse. Një marrëveshje në mes të gjigantit bërthamor botëror, Westinghouse dhe Energoatom u nënshkrua në qershor të vitit 2022, duke garantuar që kompania do t’i ofronte të gjithë karburanti bërthamor për reaktorët e Ukrainës, duke prishur monopolin që dikur kishte Rusia. Po ashtu ka plane për ndërtimin e një reaktori të ri në Hmelnistski, duke përdorur teknologjinë amerikane.

“Është e qartë se këtu ka një garanci sigurie, por gjithashtu një interes për investime të rëndësishme, bashkëpunim me Westinghouse dhe kompani të tjera amerikane si dhe furnizim me pajisje... Ka shumë gjëra pozitive me përfshirjen amerikane”, tha Omelchenko.

Djalli, sigurisht, fshihet në detaje. Në një artikull të CNN-in më 20 mars, ekspertët perëndimorë hodhën dyshime mbi idenë që SHBA-ja të drejtojë centralet bërthamore ukrainase. Shqetësimi ishte në mirëmbajtjen e furnizimeve të qëndrueshme me energji dhe ujë të mjaftueshëm për ftohje, për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj infrastrukturës. Dhe, në terma praktikë, ekspertët thanë se teknikët bërthamorë perëndimorë nuk kanë përvojë në operimin e reaktorëve të llojit VVER, të dizajnit sovjetik, që përdoren në Ukrainë.

Po ashtu, një mospërputhje sa i përket asaj se çfarë saktësisht është diskutuar mes Trumpit dhe Zelenskyt gjatë bisedës telefonike të 19 marsit. Sipas presidentit ukrainas, diskutimi i dy udhëheqësve është përqendruar ekskluzivisht në centralin e Zaporizhjas. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, megjithatë përmenden “centralet” – pra, në shumës – e jo vetëm Zaporizhja.

Përderisa Zelensky është i etur për ndihmën e SHBA-së, ai është i përkushtuar që të ruajë sovranitetin e Ukrainës, veçmas në sektorë që janë të lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare. Gjatë bisedës telefonike me Trumpin, ai qartazi u shpreh se “të gjitha centralet bërthamore në Ukrainë janë në pronësi të popullit ukrainas”.

Një kompromis i mundshëm, që është sugjeruar nga ekspertët, do të ishte vendosja e amerikanëve në bordet mbikëqyrëse të centraleve bërthamore apo në bordin e Energoatomit, një lëvizje që do të siguronte ndikim dhe siguri pa transferuar pronësinë.

Për të tjerët, përfshirja e SHBA-së nuk do të mjaftonte për të përmirësuar situatën. “Ekziston vetëm një mënyrë që Ukrainës t’i kthehet Zaporizhja”, tha analisti politik, Vadym Denysenko, dhe kjo është “nëse trupat ruse largohen nga [qyteti që gjendet në afërsi] Energodar... dhe nga ky territor në përgjithësi. Nuk shoh tjetër mundësi”.

Çernobili, ku ndodhi katastrofa bërthamore e vitit 1986, tregon kufizimet e pranisë ndërkombëtare. Edhe me financim të konsiderueshëm ndërkombëtar dhe një profil të lartë global, centrali bërthamor joaktiv i Çernobilit sërish u bë cak gjatë konfliktit.

Kjo ndodhi në natën e 14 shkurtit, kur një dron rus i ngarkuar me mjete shpërthyese goditi strehën e madhe që ndalon përhapjen e rrezatimit nga reaktori i katërt, që është i shkatërruar.

“Nëse specialistët amerikanë... shkojnë në ndërtesat energjetike të Ukrainës dhe qëndrojnë atje, atëherë sigurisht që do të ketë më pak gjasa që [presidenti rus, Vladimir] Putin t’i sulmojë këto ndërtesa”, tha për Radion Evropa e Lirë, Serhiy Taran, politolog ukrainas.

“Ata duhet të punësojnë personel sigurie”, shtoi Taran, dhe “do të preferohej që ky personel sigurie të ishte i armatosur me sisteme të mbrojtjes ajrore”./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë