BOTA

"Po kërcënohemi si organizatë terroriste"/ Gjykata Ndërkombëtare Penale: SHBA dhe Rusia po ndërhyjnë në hetimet tona

e. d Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2024, 20:35

"Po kërcënohemi si organizatë terroriste"/ Gjykata

SHBA- Presidentja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Tomoko Akane, dënoi ashpër Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë për ndërhyrjet e tyre në hetimet e gjykatës, duke i cilësuar sulmet ndaj saj si të tmerrshme.

“Gjykata po përballet me kërcënime për sanksione të ashpra ekonomike nga një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, sikur të ishte një organizatë terroriste,” deklaroi Akane në hapjen e takimit vjetor të GJNP-së.

Gjithashtu ajo iu referua senatorit amerikan Lindsey Graham, i cili e quajti gjykatën një shaka të rrezikshme dhe bëri thirrje për sanksione ndaj prokurorit të saj. Graham paralajmëroi se SHBA do të vendosë sanksione ndaj çdo aleati që mbështet GJNP-në, përfshirë Kanada-n, Britaninë, Gjermaninë dhe Francën.

Graham reagoi ndaj vendimit të gjykatës për të lëshuar urdhër-arreste ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrit të tij të mbrojtjes dhe kreut ushtarak të Hamasit, për krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit në Gaza. Ky është rasti i parë kur gjykata ngre akuza kundër një lideri në detyrë të një aleati kryesor perëndimor.

GJNP përballet me sfida në zbatimin e urdhër-arresteve

Kërcënimet e Graham nuk janë të pabaza. Gjatë administratës së tij, Donald Trump sanksionoi ish-prokuroren e GJNP-së, Fatou Bensouda, duke i ndaluar udhëtimin dhe ngrirë pasuritë për hetimet që lidhnin SHBA-në me krimet në Afganistan. Akane gjithashtu kritikoi Rusinë për lëshimin e urdhër-arresteve ndaj zyrtarëve të GJNP-së, si përgjigje ndaj hetimit për Presidentin Vladimir Putin.

Asambleja e Shteteve Palë, që përfaqëson 124 vendet anëtare të GJNP-së, po zhvillon konferencën e saj për të zgjedhur anëtarë të rinj dhe për të miratuar buxhetin vjetor. GJNP u krijua në vitin 2002 për të ndjekur penalisht individët përgjegjës për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, kur shtetet e tyre nuk janë në gjendje ose nuk duan të veprojnë. Gjykata nuk ka forcë policore dhe mbështetet tek shtetet anëtare për zbatimin e urdhër-arresteve.

Vendimi për lëshimin e urdhër-arresteve për Netanyahun dhe ish-ministrin izraelit Yoav Gallant është kritikuar nga shumë, ndërsa mbështetësit e gjykatës kanë qenë të rezervuar. Kjo bie në kontrast me mbështetjen për urdhër-arrestin e Putinit për krimet e luftës në Ukrainë.

Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi vendimin për Netanyahun, duke e quajtur atë të papranueshëm dhe premtoi mbështetje për Izraelin. Në të kundërt, ai e kishte quajtur urdhër-arrestin për Putinin të justifikuar një vit më parë. SHBA-ja nuk është anëtare e GJNP-së./AP

gjykata ndërkombëtare penale shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë