BOTA

Polonia kërkon arrestimin e gjykatësit që dezertoi në Bjellorusi

n.f Përditësimi i fundit 10 Maj 2024, 07:41
Polonia kërkon arrestimin e gjykatësit që dezertoi në
Tomasz Szmydt

POLONI- Një gjykatës polak që kishte qasje tek sekretet ushtarake, i cili kërkoi azil politik në Bjellorusi, nuk do të ketë më imunitet, sipas vendimit të një gjykate polake. Dezertimi i gjykatësit Tomasz Szmydt në një shtet aleat të Moskës e ka përqendruar vëmendjen në Varshavë, si një objektiv i rëndësishëm për zbulimin rus. Ligjvënësit e opozitës polake po kërkojnë shpjegime lidhur me mënyrën se si gjykatësi i kërkuar arriti të ngjisë shkallët në nivelet më të larta të drejtësisë polake. Drejtësia polake ka dhënë urdhër për arrestimin e tij nën akuzat për spiunazh dhe ka njoftuar Interpolin, por gjasat për ndalimin e tij janë të vogla.

Dezertori Szmydt i ka mohuar akuzat për spiunazh, duke thënë se ai nuk ka thyer asnjë ligj polak apo evropian. Agjencia shtetërore e lajmeve e Bjellorusisë njoftoi se Presidenti Alexander Lukashenko ka thënë se do të shqyrtonte kërkesën e zotit Szmydt për azil dhe se i kishte siguruar atij roje personale.

Që nga mbërritja në Bjellorusi, zoti Szmydt ka dhënë intervista për televizionet shtetërore të Rusisë dhe Bjellorusisë, duke thënë se ishte detyruar t’i largohej persekutimit politik në Poloni nga një qeveri që është nën ndikimin e Shteteve të Bashkuara dhe që synon të fillojë një konflikt me Moskën dhe Minskun.

POLONIA HEDH POSHTË PRETENDIMET

Zyrtarët polakë i kanë hedhur poshtë pretendimet, duke i cilësuar si propagandë absurde që e rrisin peshën e akuzave se ai punonte për zbulimet e huaja. Dy forcat kryesore polake kanë akuzuar njëra-tjetrën për ngritjen misterioze të gjykatësit në postet më të larta të drejtësisë.

Fillimisht, gjykatësi tërhoqi vëmendjen e publikut në Poloni për rolin e tij në një skandal që çoi në dorëheqjen e një zëvendësministri të drejtësisë në vitin 2019.

Ai ishte pjesë e një grupi që akuzohej se kërkonte të diskreditonte gjyqtarët kritikë ndaj reformave në drejtësi të qeverisë së partisë Ligj dhe Drejtësi, duke përhapur thashetheme në media për jetën e tyre private. Në një dokumentar televiziv të vitit 2022 ai zbuloi detaje rreth pjesëmarrjes në atë grup.

Marrë nga VOA

polonia bjellorusi arrestim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë