BOTA

Presidenti i Letonisë: Duhet të largohen masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës!

n.f Përditësimi i fundit 20 Mars 2025, 16:56

Presidenti i Letonisë: Duhet të largohen masat kufizuese të

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë sërish thirrje për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ndërsa homologu i saj nga Letonia, Edgars Rinkevics, ka thënë se shteti që udhëheq ai është në të njëjtën linjë. Ata i kanë bërë këto komente në një konferencë të përbashkët për media në Prishtinë.

“Duhet të hiqen masat kufizuese, nuk e di nëse do të shënohet përvjetori i dytë i këtyre masave, por qëndrimi i Letonisë është i qartë, masat kufizuese duhet të largohen dhe do ta vazhdojmë të avokojmë për këtë”, ka thënë presidenti i Letonisë.

Blloku evropian pati vendosur masa kufizuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, duke i konsideruar autoritetet e Kosovës fajtore për përshkallëzim të situatës në veri të vendit. Kosova i konsideron këto masa të padrejta dhe konsideron se i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e tyre.

Presidentja Osmani e ka falënderuar shtetin e Letonisë për përkrahjen e vazhdueshme në synimet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Letonia e kupton më së miri pozicionin e Kosovës duke qenë se të dyja vendet tona kanë një të kaluar të dhimbshme dhe shumë të vështirë, dhe kufizohemi me shtete fqinje agresore. Mirëpo, sikurse Letonia, ashtu edhe Kosova, jemi të përkushtuara thellë për vlerat euroatlantike, për parimin e fqinjësisë së mirë, gjithnjë duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin tonë territorial”, ka thënë Osmani.

Ajo, po ashtu, ka bërë thirrje që blloku evropian të gjejë mënyra për të avancuar procesin që Kosova të ketë statusin e vendit kandidat.

Përgjatë konferencës, presidenti Rinkevics, ka thënë se vendi i tij do të punojë për avancimin e rrugës së Kosovës në Bashkimin Evropian, ndonëse nuk ka mundur të premtojë se ky vend do të sigurojë këtë vit statusin e vendit kandidat.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022, por aplikimi i saj nuk është marrë parasysh ende.

“Letonia e mbështet plotësisht integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe diskutuam gjerësisht anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe besojmë që ky anëtarësim mund të hapë rrugën edhe për organizata tjera ndërkombëtare”, ka thënë Rinkevics.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes. Presidentja e Kosovës është pyetur gjatë konferencës edhe për çështjet e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, më konkretisht nëse i dërguari i ri evropian për këtë proces, Peter Sorensen ka komentuar më shumë mbi vërejtjet që ka prezantuar ajo lidhur me draft-statutin e Perëndimit për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Osmani ka thënë se Sorensen më shumë është informuar për këtë çështje në takimin e tyre të zhvilluar më 17 mars në Prishtinë, meqë është në nisje të mandatit, dhe që pret trajtim të barabartë në këtë proces.

Megjithatë, Osmani ka thënë se beson që draft-statuti nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, as me normat dhe vlerat e BE-së dhe të Këshillit të Evropës, dhe as nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin.

“As nuk do ta kalonte testin në këtë gjykatë”, ka deklaruar Osmani.

Homologu i saj nga Letonia ka thënë se e konsideron dialogun si temë shumë të ndjeshme me ulje-ngritjet e veta. Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që dialogu të ringjallet dhe që të krijohen kushte të reja mbi të cilat palët do të jenë të barabarta, sepse vetëm ashtu do të ketë rezultat.

“Dialogu është zgjidhja e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE. Nëse duam ta arrijmë atë qëllim, duhet që të dyja palët të angazhohen”, ka thënë mes tjerash Rinkevics.

BE-ja u pati dorëzuar Kosovë dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin më 2023, i cili ishte mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara. Edhe në atë kohë, presidentja Osmani pati thënë se dokumenti duhet t'i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese.

Që atëherë, BE-ja dhe SHBA-ja i kanë kërkuar Kosovës që ta dërgojë këtë draft-statut në Gjykatën Kushtetuese, por kjo ende nuk ka ndodhur. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për themelimin e Asociacionit më 2013 dhe dy vjet më vonë atë për parimet e Asociacionit. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë më 2015 se marrëveshja mbi parimet nuk është në përputhje të plotë me Kushtetutën, duke kërkuar që 23 pika të saj të harmonizohen. Deri më tani, Kosova ka refuzuar që ta themelojë Asociacionin, ndërkaq Serbia insiston që marrëveshjet për këtë çështje të zbatohen./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë