Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten në mëngjes ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, me ç'rast kërkoi ruajtjen e integritetit të procesit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, pas telasheve të vazhdueshme me të cilat është përballur platforma elektronike e raportimit të rezultateve.
“Presidentja ripotencoi rëndësinë e angazhimit të plotë për garantimin dhe ruajtjen e integritetit të këtij procesi”, tha Presidenca në një njoftim në Facebook.
Vonesat në fillimin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe problemet e njëpasnjëshme me faqen e KQZ-së, softueri i së cilës për raportimin e rezultateve ra nga sistemi vazhdimisht, kanë ngritur dyshime për integritetin e procesit zgjedhor.
Presidenca tha se Radoniqi sqaroi para presidentes Osmani se KQZ-ja i ka njoftuar “menjëherë" institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë lidhur me problemet e evidentuara në platformën elektronike të raportimit të rezultateve.
“Njëkohësisht, presidentja është njoftuar nga Radoniqi se KQZ-ja, është duke punuar për të garantuar që çdo votë e dhënë për partitë politike të konfirmohet edhe gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve”, thuhet në njoftim.
KQZ-ja njoftoi të enjten se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës po zhvillohet në 19 prej 38 komunave të vendit. Numërimi nisi me një ditë vonesë më 11 shkurt vetëm në katër komuna, ndërsa në komunat e tjera nisi në ditët pasuese.
Këto vonesa mund ta shtyjnë shpalljen e rezultateve përfundimtare, pasi pas numërimit të këtyre votave dhe verifikimit të votave për subjektet politike, duhet të numërohen edhe votat jashtë Kosovës, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), i cili e ka vëzhguar fushatën zgjedhore dhe votimin, tha të martën se vonesat “janë të papranueshme dhe dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor”.
Sipas ligjit në fuqi, në vendvotimet e rregullta, fillimisht numërohen vetëm votat për subjektet politike, ndërsa verifikimi i tyre dhe numërimi i votave për kandidatët e subjekteve politike duhet të nisë ditën pas zgjedhjeve.
Të mërkurën, KQZ-ja i hodhi poshtë dyshimet e ngritura rreth procesit zgjedhor, duke thënë se “integriteti i votës nuk është i cenuar”.
“Pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre”, tha KQZ-ja.
Ndërkohë, kur janë numëruar mbi 99 për qind e votave vetëm për subjektet politike, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar 40.81 për qind të votave, sipas KQZ-së. Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, i ka fituar 22.16 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës i ka siguruar 17.60 për qind të votave.
Koalicioni mes Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe NISMA-s, fitoi 7.46 për qind të votave. Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.43 për qind të votave. Për formimin e qeverisë së re, partia fituese duhet t’i ketë 61 deputetë, dhe rezultatet preliminare tregojnë se asnjëra prej tyre nuk i ka.
Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë. Vëzhguesit thanë se zgjedhjet ishin të qeta, me disa parregullsi, por pa incidente të mëdha.
Në zgjedhje dolën 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë. Paraprakisht, për këto zgjedhje votoi edhe diaspora, nëpërmjet postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë./ REL
BRUKSEL- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, ka thënë të enjten se është duke dëgjuar kritik...
GJERMANI- Një makinë ka përplasur një turmë të njerëzish në Gjermani. Sipas raporteve fillestare, raportohet se të...
kuvendi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se nëse i ndodh gjë kry...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka rritur përpjekjet për ta ndërmjetësuar një marrëveshje pë...
BRUKSEL- Disa vende aleate të NATO-s kanë theksuar të enjten se Ukraina dhe Evropa nuk duhet të përjashtohen nga bisedimet për p...
ARABIA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë, se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin p&e...
GJERMANI- A po përpiqet Rusia të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare të 23. shkurtit në Gjermani? Dhe çfarë paso...
KOSOVË- Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë nuk krijojnë mundësi për asnjë ...
Francë FRANCË- Një granatë e hedhur të mërkurën mbrëma brenda një lokali në Francën&n...
SHBA- Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve të Presidentit Donald Trump për të tkurrur numrin e pu...